Kërko më tej
Në këtë botim, është historia e plotë e perandorisë hitleriane, një nga rrëfimet më të rëndësishme, që ka shkruar njëri prej autorëve më kompetentë për këtë temë.
Autori i këtij libri, mbështetur në një pasuri të madhe dokumentesh arkivore dhe një bibliografi të gjerë, tregon përpjekjet e Heroit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që krahas luftës tepër të vështirë kundër invazorit osman, të punojë për të realizuar idenë e ndërtimit të një shteti të bashkuar shqiptar.
Ky liber sjell nje panorame te plote, te thelluar dhe te balancuar te asaj qe ndodh ne Ballkan pergjate dy shekujve: Nacionalizmi, luftërat dhe Fuqitë e Mëdha gjate periudhes 1804-2012 ne rajonin me te trazuar te Europes.
“Lufta e fshehtë në Shqipëri” është është studimi i parë shkencor që i kushtohet kësaj teme. Ky liber fitoi Çmimin e Parë nga një juri ndërkombëtare si vepra shkencore më cilësore kushtuar antifashizmit të popullit shqiptar
“Ëndrra kineze” përfshin jetesën në zonat urbane, jetën dhe punën që të sjell kënaqësi, siguri sociale, shërbime publike të njëllojta, mjedis të bukur ekologjik, sigurinë e familjes dhe jetë shpirtërore të favorshme, çka në mënyrë kolektive përfaqëson dëshirën e madhe te njerëzve për një jetë më të mirë në të ardhmen, reflekton drejtimin e reformës dhe të...
"Kultura e terrorizimit" përshkruan ngjarjet historike dhe politike të vitit 1986, që është dhe kulmi i epokës "Regan", dhe pasojat e tyre për ata që janë të interesuar të kuptojnë shoqërinë amerikane.
Një libër që sjell këndvështrimin britanik për Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri. Përmes dokumenteve që gjenden në arkivat britanike, gazetari dhe studiuesi Erald Kapri ka sjellë informacione me vlerë për rolin e Britanisë së Madhe, raportet mes forcave politike shqiptare askohore, pushtimin gjerman, intrigat për pushtet, Luftën Civile, rolin që patën...
Atentati i Avni Rustemit ndaj Esat Pashë Toptanit në Paris dhe hakëmarrja ndaj tij
Kanuni në përgjithësi shërben për të shprehur, më tepër se normat që përmbahen në një kod të shkruar apo të përcjellë ndër breza, gjithë tërësinë e normave zakonore sipas të cilave është rregulluar jeta e popullatave të malësisë së Shqipërisë së Veriut.
Kostandinopoja është historia e një qyteti dhe një familjeje. Është shkruar duke u bazuar tek ideja se dinastitë kanë qenë gjithmonë vendimtare në krijimin e qyteteve për sa u përket nacionaliteteve, klimës dhe gjeografisë.
Në fushën e kërkimeve të lashtësisë arkeologjike, Atë Shtjefën Gjeçovi zë një vend me vlerë të veçantë. Falë përçapjeve të para përmes shkrimesh të shumta në shtypin e kohës së vet, Atë Gjeçovi nisi të mblatojë një vepër vetjake, kryesisht me karakter të spikatur kulturologjik, siç shfaqet tek ‘Agimi i Gjytetnisë’ e, në të njëjtën kohë, u mor me një mori...
Kjo vepër vjen për herë të parë për lexuesit shqiptar; Ajo është shkruar që në vitin 1971 nga autori dhe është konceptuar si një punim mbi misionin shëtitës në Shqipëri për Urdhrin Franceskan. Frati Marjan Prelaj është pak i njohur por ai ka kontribute të shquara për historinë e Shqipërisë që nga viti 1912 dhe në vijim.
Ky libër sjell rreth shtatë shekuj histori të lëvizjes Franceskane në Shqipëri që nga viti 1240 deri në vitin 1967, kur u ndalua feja në Shqipërinë komuniste. Referencat bibliografike, kujtesa në përshkrimin dhe renditjen e ngjarjeve, analizat dhe sintezat në paraqitjen e ndodhive hisorike e bëjnë At Marjan Prelajn një prej njohësve më të mirë të kësaj...
Ky është ndër botimet më cilësore për historinë 7 shekullore të Lëvizjes Franceskane në Shqipëri e cila ka nisur fill pas vdekjes së themeluesit të saj Françesku i Asizit(1226). Ky botim është rishikim i historisë që në vitin 1965 kur e ka shkruar autori, të cilit i janë dasht plot 50 vjet për të përmbyllur me sukses këtë studim me vlera të shumëfishta.
Ky libër sjell historinë rreth 35-vjeçare të misioneve franceskane në Shqipëri në periudhën 1873 – 1898. Misionari Apostolik në Shqipëri, At Pierbattista Grumelli ka mbajtur shënime gjatë asaj periudhe dhe i ka shkruar në një ditar, të cilat vijnë të përkthyera nga Prof. As. Dr. Vincens Ndoc Marku, ndonëse ka pasur edhe ndonjë mangësi në dokumentet që...
Ky libër sjell të botuara në mënyrë të plotë thuajse rreth 25 relacione të shkruara nga franceskanët shqiptarë, por edhe italianë që kanë shërbyer në trevat shqiptare gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XIX. Në to jepen të dhëna jo vetëm për jetën shpirtërore, por edhe për jetën sociale, kulturore dhe politikë të Shqipërisë së asaj periudhe.
Autori, i cili ka mbrojtur tezen e doktoratures me kete teme, i eshte pergjigjur disa ceshtjeve te nxehta te historise se Shqiperise, ne nje moment kritik te saj: Cilat ishin momentet vendimtare qe sollen shpalljen e Pavaresise nga Ismail Qemali dhe zhvillimet e metejshme. Lufterat ballkanike, Konferenca e Ambasadoreve ne Londer dhe roli i Princ Vidit per...
Princi, vepra më e lexuar dhe e diskutuar e Niccolo Machiavelli-t, shkruar në verën e vitit 1513.
Një analizë e mprehtë e faktorëve politikë, ekonomikë, kulturorë e deri gjeografikë, që përbëjnë Jugosllavinë e kohës, me një largpamësi që mund të projektohet edhe në periudhat vijuese të jetës së këtij shteti, bën të mundur të kuptohet drejt dhe të qartësohen shumë qëndrime e lëvizje të kohës edhe në mjedisin politik të brendshëm shqiptar, duke i...
Me një shqyrtim të thelluar të lëndës burimore dhe një sistematizim të saj, historiani dhe bibliografi dalmato-italian Xhuzepe Praga, arrin të krijojë një prospekt bibliografik themeltar mbi studimin e historisë shqiptare, studiues i përkushtuar për çështjen shqiptare ashtu si dhe për atë dalmate.
Një botim i ri i veprës klasike “Sundimtari” (Princi) të autorit politikan Nikolo Makiaveli, shoqëruar me një material gjykimesh mbi autorin nga personaliteti italian i shekullit 19, Ugo Foskolo, vjen i përkthyer dhe i pajisur me shënime nga Qemal Velija.
Një rrëfim i sinqertë ushtaraku italian (apo më mirë italo-shqiptar), gjenerali Vincenco Murikio, hedh dritë mbi disa momente të veçanta të historisë së Shqipërisë; një rrëfim që në thjeshtësinë dhe çiltërsinë tipike të ushtarakut, ngjan se i ka shpëtuar cenzurës që shpesh i nënshtrohet historiografia e angazhuar.
Pio Bondioli hedh një vështrim mbi Shqipërinë, tashmë pjesë e Imperia romana-s (viti 1939, koha kur publikon librin e tij), dhe bën një analizë të hollësishme në të gjitha aspektet e saj, deri gjeografike, ekonomike, etnografike, e padyshim edhe politike në raportet e saj me Italinë dhe shtetet e tjerë ballkanikë.
Në serinë e hulumtimeve në burime historike “Shqipëria dhe Shqiptarët”, vëllimi 3 fokusohet në aftësinë shtetformuese dhe në formacionet shtetërore të shqiptarëve në epoka të ndryshme, duke u përqendruar më tepër në dy periudhat më të spikatura në këtë drejtim, siç janë koha e Principatave dhe ajo e Pashallëqeve të Mëdha të Shkodrës dhe Janinës.
Ndërsa vëllimi 4 i Serisë “Shqipëria dhe shqiptarët” e hulumtuesit Gent Ulqini, sjell të dhënat e mbledhura në një literaturë të bollshme mbi kolonitë shqiptare jashtë vendit, duke u fokusuar më tepër tek Arbëreshët e Italisë dhe tek Arvanitët e Greqisë.
Në vitin 1785 Imanuel Kanti boton veprën me titull “Themelimi i Zakoneve Shoqërore”. Kjo përbën orvatjen e parë të vërtetë të Kantit në përballjen me problematikën morale dhe një pararendje të mjaftueshme për veprën më të plotë të botuar, tri vite më vonë, me titull “Kritika e Arsyes Praktike”.