Margaret Atwood

Margaret Atwood është autorja e më shumë se pesëdhjetë veprave në prozë, poezi, ese kritike, si dhe romanesh grafike. Përveç “Rrëfenjës së shërbëtores”, tashmë një serial televiziv që ka fituar disa çmime, ndër romanet e saj renditen Cat’s Eye, kandidat për Çmimin Booker; Alias Grace, i cili ka fituar Çmimin Giller në Kanada dhe çmimin Mondello në Itali; “Vrasësi i verbër” fitues i Çmimit Booker në vitin 2000, botuar nga Botime Pegi në 2017; si dhe trilogjia  MaddAdam, pjesë e së cilës është dhe “Oriksi dhe Krejku”, botuar nga Pegi, në tetor 2021. Përpos Çmimit Booker, ajo ka fituar edhe çmime të tjera, si: Çmimin Arthur C. Clarke, Çmimin e Paqes të Industrisë Gjermane të Librit, Çmimin Letrar Ndërkombëtar “Franz Kafka”, Çmimin e Karrierës, nga PEN Center USA, dhe Çmimin e Inovatorit nga Los Angeles Times. Në vitin 2019, ajo u bë anëtare e Urdhrit të Shoqëruesve të Nderit për kontributin në letërsi. Jeton në Toronto. Botime Pegi ka botuar deri tani: “Rrëfenja e shërbëtores”, “Testamentet”, “Vrasësi i verbër”, “Oriksi dhe Krejku” dhe “Kënga e Penelopës”.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 8 nga 8 libra
  • Shikim i shpejtë
    2 420 Lekë Në stok
    I ri

    The collection of a lifetime from the bestselling novelist, poet - and cultural phenomenon. GOODREADS CHOICE AWARDS 2020 -- BEST POETRY

    2 420 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 080 Lekë 1 200 Lekë -10% Në stok
    I ri

    Nga autorja e “Rrëfenjës së shërbëtores” dhe “Testamentet” vjen romani i saj i parë, “Gruaja e ngrënshme”, botuar më 1969. Ai është njëkohësisht një satirë therëse dhe zbavitëse e konsumizmit dhe një eksplorim marramendës i kanibalizmit emocional.

    1 080 Lekë
    1 200 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok
    I ri

    Miti i Penelopës, si gruaja e vatrës dhe besnikja par excellence, tashmë në një rrëfim krejt ndryshe, parë me sytë e vetë Penelopës, në shekullin XXI.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 400 Lekë Në stok
    I ri

    Një virus që trondit botën, një pandemi dhe një shkatërrim i plotë i gjithë njerëzimit ashtu siç e njohim sot, një paralajmërim që na vjen nga e shkuara, një distopi më e fuqishme se “Rrëfenja e shërbëtores”, që sot tingëllon tmerrësisht reale dhe aktuale.

    1 400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Rrëfenja e shërbëtores, botuar për herë të parë në 1985, përkthyer në shumë gjuhë, është shitur me miliona kopje në të gjithë botën, duke mos dalë kurrë nga qarkullimi. Njëkohësisht, vepra ka provokuar reagimet e masave, duke u kthyer në një manifest të feminizmit, por edhe duke u censuruar në shumë shkolla amerikane dhe duke ngritur polemika të shumta.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    2 250 Lekë 2 500 Lekë -10% Në stok
    I ri

    Rrefenjat e sherbetores dhe Testamentet jane dy libra te mrekullueshem te Margaret Atwood-it, sjelle ne shqip nga botimet Pegi. Ato jane vazhdim te njeri-tjetrit dhe konsiderohen si romane te fuqishme distopike te cilat na ndihmojne per te kuptuar me mire boten qe na rrethon, sidomos peshen dhe rolin e politikes dhe autoritetit.

    2 250 Lekë
    2 500 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok
    I ri

    Bestseller ndërkombëtar! Fitues i Booker Prize-it për vitin 2019! “Testamentet” është vijimi i shumëpritur i romanit “Rrëfenja e shërbëtores”. Asnjë sistem teokratik apo diktaturë nuk mund të jetojë përgjithmonë dhe goditja finale do t’i vijë nga brenda.

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 400 Lekë Në stok
    I ri

    Kjo nuk është vetëm saga e një familjeje të pasur, por edhe saga e fajeve dhe përgjegjësive që mblidhen mbi njëra-tjetrën, si të ishin kukulla të vogla të verbra, që na lënë gjithmonë me pyetjen: “Po individi, ç'rol luan këtu?” Ky roman është vlerësuar mes 100 romaneve më të mira të Shekullit të XX në Britaninë e Madhe

    1 400 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 8 nga 8 libra