Specials

Shqipëria, 104 vjet 104 libra  

për faqe
Shfaq 1 - 30 nga 102 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Në këtë libër përfshihen dy romane të Faik Konicës, “Martesa e Lejlës” dhe “Sotiri dhe Mitka”, të cilat deri pak kohë më parë e kanë pasur jetën e tyre në gjuhën frënge, ku autori ishte me pseudonimin “Jean de Kroia”. Falë punës kërkimore dhe përkthimit të bërë nga Fotaq Andrea, këto dy romane misterioze tashmë bëhen pjesë e letërsisë shqipe. Edhe këto dy...

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    4 200 Lekë Në stok

    Ky album është nxjerrë nga trashëgimia e dinastisë Marubi, e cila përcjell gjeninë dhe mjeshtrinë e fotografisë në Shqipërinë në dymbëdhjetë fotografë që nga fillesat deri në shekullin e XXI. Në këtë botim luksoz bardh e zi të tre shekujve janë përzgjedhur imazhe të Pietro Marubbit, Kol Idromenos, Mati Kodhelit-Marubi, Kel Marubit, Shan Picit, Dedë...

    4 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    6 000 Lekë Në stok

    Dorëshkrimi “Statutet dhe urdhëresat e kapitullit të kishës katedrale të Drishtit” është tepër i rrallë dhe unik, ngaqë përmban statutet e kapitullit të kishave dhe katedrales së Drishtit, ku vepra origjinale, pra dorëshkrimi ruhet sot në Bibliotekën Mbretërore të Kopenhagës në Danimarkë.

    6 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    3 000 Lekë Në stok

    Për “Illyricum Sacrum” kanë punuar tre gjenerata studiuesish: at Filip Riceputi, at Daniel Farlati dhe at Jakob Koleti, të cilët në një periudhë kohore prej 125 vjetësh (1695-1819). Këtu na shfaqen shumë të dhëna për historinë shqiptare, origjinën dhe krishërimin në trevat ilirike. Kjo është vepër burimore, e cila shërben si referencë bazike për...

    3 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    2 000 Lekë Në stok

    Tezat e lashtësisë së shqiponjës dykrenare, emblemë dhe simbol i Flamurit të kombi tonë, ka më shumë se dy shekuj që është vënë në qendër të vëmendjes së dijetarëve të huaj dhe shqiptarë. Kësaj teme i kushtohet studimi i autorit Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare.

    2 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Një libër i shkruar me dashuri nga një shkencëtar francez që e ka shëtitur Shqipërinë në vitet 1917-1920. Shqipëria është vendi i banuar nga njëri prej popujve më të vjetër të Europës.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Udhëpërshkruesi francez, Gabriel Louis-Jaray (1880-1964), udhëtoi nëpër Shqipëri në gusht të vitit 1909 dhe, një dhjetëvjeçar më vonë, në gusht të vitit 1919. Në të dy librat që autori ka shkruar për Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, vihet re serioziteti dhe dashamirësia e një studiuesi që i ka njohur nga afër historitë dhe zakonet shqiptare.

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    "Përcaktimi i kufijve të këtij studimi, duke pasur parasysh nacionalizmin shqiptar, organizimin social dhe pozitën e shqiptarëve në strukturat shtetërore turke, e bëri të domosdoshëm zgjerimin e librit si për nga përmbajtja, ashtu edhe për nga shtrirja historike." - Autoria

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    550 Lekë Në stok

    Historia e Shqipërisë në v. 1912-1929, në këndvështrimin e historianit francez të problemeve të Ballkanit. Lidhja e Kombeve dhe Shqipëria, roli i A. Zogut, politika italiane, etj përbëjnë tematikën e këtij libri.

    550 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 250 Lekë Në stok

    Një libër i shkëlqyer mbi historinë tonë, që fillon me Shqipërinë e para Kongresit të Berlinit, luftën për autonomi, Luftën I Botërore, çështjen Adriatike etj., e deri në ngritjen e mbretërisë shqiptare.

    1 250 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok

    Një libër i ri i suksesshëm në serinë e Historisë së Europës Lindore Qendrore... Për të kuptuar kompleksitetin e historisë së Ballkanit, nuk ka mjet më të mirë. Studentët dhe mësuesit e historisë do të kenë në dorë një libër me shumë vlera. Slavic Review

    900 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Në stok

    Karl Otten (1889 -1963), shkrimtar gjerman, ishte biri i një zyrtari doganash. Më 1910 Otten-i filloi studimet për ekonomi në Universitetin e Mynihut dhe më vonë kaloi në histori arti. Ndërsa studionte ndërmori një sërë udhëtimesh për në Francë, Itali, Shqipëri dhe Greqi. Në Mynih, ai u bashkua me grupin e veprimtarëve

    400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Të thonë kush të thonë e shkado qi të thonë, këso here po më kande me hjekë pëlhurën e me e zbulue të vërtetën. Pra, kam me i diftue faktet lakuriq, sikur janë kenë. - Dom Ndoc Nikaj

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Zbulimi i një ekzemplari të ri të veprës së njohur të Pjetër Budit, “Dottrina christiana” (1618), në një bibliotekë të Romës, i ndryshëm në një fashikull prej kopjes së njohur, entuziazmoi menjëherë specialistët e fushës. Nga ky këndvështrim, përvoja e kërkimit të materialeve të tjera, lidhur me figurën e Budit dhe të rrethanave të vepri- mtarisë të tij,...

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Ditarët shqiptarë, është i pajisur me shënime të shkurtra për mjaft personalitete shqiptare, në vitet kur ai vizitoi Shqipërinë. Ai ka folur mjaft edhe për personalitete të tilla, që kanë luajtur rol të rëndësishëm në vend, sidomos pas shpalljes së pavarësisë, si: si: Ahmet Zogu, Fan Noli, Gjergj Fishta, Avni Rustemi, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Mit'hat...

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    2 000 Lekë Në stok

    Studiuesit janë të mendimit se në Ballkan, së pari tek arbërit filloi të praktikohet heraldika. Heraldika si disiplinë e ka fillimin e praktikimit në Europë në shekullin e XI, kohë kur filluan të kristalizohen rregulla në paraqitjen e simboleve në armët ushtarake, vulat dhe flamujtë e feudalëve, shteteve e koalicioneve ushtarake. Këto rregulla fillesen e...

    2 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    2 100 Lekë Në stok

    Botimet Françeskane sjellin gjithë veprën e At Zef Pllumit “Rrno vetëm për me tregue” në një botim special, të paketuar. E gjithë vepra e plotë, e dalë në qarkullim në vitin 2015, është konsideruar “ndërgjegja e kohës”, pasi kleriku i lartë françeskan ka rrëfyer gjithë kalvarin gjatë kohës së komunizimit, në burgje dhe jashtë saj.

    2 100 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok

    Flamuri është shpirti i kombit, himni është zëri i tij

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 100 Lekë Në stok

    Studiuesi i gjithëdijshëm Antonio Baldaçi na paraqitet tashmë jo si botanist, por si një historian i mirëfilltë. Përmbledhja e tij historike i përkushtohet Të madhes Shqipëri, por që në fjalorin politik të sotëm ka një ngarkesë tjetër, që edhe sikur të përdorej drejtpërdrejt nuk kishte asgjë të keqe. Ideja fillestare ishte Shqipëria Natyrale, por ja që...

    1 100 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Shqipëria një e njëmijë është libër krejt i ndryshëm nga të tjerët. Një libër historik nga një publicist aq i njohur sa Indro Montaneli, është një mundësi e madhe njohjeje, por edhe një realitet ndryshe për imazhin e dëmtuar të vendit tonë. Nuk janë thjesht shënime udhëtimi, nuk janë dhe shënime emocionale, që të bëjnë përshtypjen e parë e të shkaktojnë...

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    5 000 Lekë Në stok

    Ky album është ideuar enkas me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë nga historiani dhe ish-kryeministri Aleksandër Meksi dhe studiuesi Xhevahir Lleshi. Ky botim është një dhuratë e denjë për ata që duan ta kalojnë për pak aste historinë e vendit të shqiponjave: Libri është botim luksi në dy gjuhë; shqip dhe anglisht dhe ndjek me përpikmëri të...

    5 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 700 Lekë Në stok

    Pse shfaqet kështu Fjalori Historik i Shqipërisë dhe Robert Elsie, autor i tij? Kjo ndodh sepse pjesët përbërëse të historisë dhe personalitetet e saj, heronjtë dhe betejat duket se herë braktisen dhe herë ngrihen lart, herë ndihen të mjerë, herë shndërrohemi edhe më të fuqishëm. Sidoqoftë aty është njeriu që shfaqet i madhërishëm. Ne e shohim më të...

    1 700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Libri Shqipëria dhe çështja e Lindjes, është botuar në vitin 1908, me autor princin shqiptar të Rumanisë, Albert Gjika. Sigurisht i dinastisë së njohur Gjika që ka mbretëruar në Rumani. Libri është një analizë e hollësishme e raporteve të Shqipërisë me fqinjtë, e qendrimeve më antishqiptare greke, ndaj vendit tonë. Një vend të rëndësishëm në libër zë...

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Kush janë anmiqt e Shqipnisë?

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    2 000 Lekë Në stok

    Luigj Marlekajt është njohës i shkëlqyer i veprës së Bogdanit dhe i Shqipërisë së shekullit të XVII, gjë që dëshmohet më së miri edhe në studimin e tij monografik Pjetër Bogdani e Shqipnia e kohës se tij. Kjo është një punë kolosale e një njeriu të përkushtuar. Prandaj kjo vepër është referenciale për të kuptuar Bogdanin dhe Shqipërinë e asaj periudhe..

    2 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    2 000 Lekë Në stok

    Dictionarium latino-epiroticum (Romæ 1635) per R. D. Franciscum Blanchum është ribotim i plotë, autentik, i plotësuar me shënime dhe studime nga studiuesi i njohur Bardhyl Demiraj. Si i tillë, ky libër vjen në ndihmë të gjithë ata që duhet të studiojnë tekstin, por edhe raportet mes shqipes dhe latinishtes

    2 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Ky libër është ndër referencat bazike për të kuptuar historinë e Shqipërisë para-osmane: Aty trajtohet me një sërë burimesh historike zona e depërtimit ortodoks në digën katolike dhe pasojat që pati në historinë e mëtejshme e ashtuquajtura vija e Teodosit. Libri vjen në shqip nga Edmond Malaj

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Ky është një botim i rrallë me të dhëna rreth bibliotekës françeskane, e cila konsiderohet një pasuri me vlera të jashtëzakonshme kombëtare për librat që përmban, dorëshkrimet e ruajtura dhe dokumentet me vlera të rralla historike

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 400 Lekë Në stok

    Vepra “Struktura dialektore e gjuhës shqipe” e Prof. dr. Bahri Beci shfaqet pas botimit tw një Atlas dialektologjik të gjuhës shqipe si një domosdoshmëri, duke pasur parasysh dhe realitetin gjeopolitik të bashkësisë shqipfolëse. Përvoja e gjatë e prof. dr. Bahri Becit dhe egoja e mirë shkencore e tij për të qenë sa më koherent me zhvillimet e reja...

    1 400 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 30 nga 102 libra