Duke luajtur si përherë me kufijtë mes ëndrrës dhe realitetit, në kërkim të lidhjeve njerëzore të shoqërisë së kapitalizmit të avancuar dhe me analiza të holla muzikore tipike të tij, Murakami ia doli të shkruajë këtë histori të mrekullueshme, që sipas fjalëve të atij vetë, u bë libri i tij më i dashur që ka shkruar deri tani.
Romani “Dhimbje” është një libër i fuqishëm, i mprehtë që ekspozon sesi mund të rikthehen pasionet e vjetra, duke testuar aftësinë tonë për të marrë vendime mbi atë që është më thelbësore në jetë. “Dhimbje” është një histori e fuqishme rreth dashurisë, familjes, dhimbjes dhe jetës së realitetit zhytur në të kaluarën.
Nje tjeter arritje romanore e Philip Roth vjen per lexuesit shqiptare: Nje njeri i zakonshem, - roman i perkthyer mjeshtrisht nga Engjellushe Shqarri sjell nje reflektim te thelle per jete-vdekjen dhe historine e nje djali nota ne boten pasi peson nje goditje ne zemer....
Me këtë roman të ri haluçinant, Fatos Kongoli afirmohet si shkrimtari tjetër i madh shqiptar. Gazeta franceze LIBERATION. Ky libër që lexohet me një frymë, është nderuar me çmimin "Romani më i mirë i vitit 1995" nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë. Ai është përkthyer dhe botuar në Francë dhe Itali.
Romani i Andrej Nikolaidisit, Ardhja, bën një thellim tematik nëpërmjet dimensionit biblik, i cili shfaqet që në titull dhe shtrihet gjithandej në nëntekstin e romanit, në një pjesë të të cilit rrëfehet ati, e në pjesën tjetër i biri i braktisur dhe i çmendur.
Alisia Bakëll është gruaja e një menaxheri simpatik reklamash. Ajo është dramaturge e zhgënjyer dhe mësuese teatri. E pakënaqur me jetën, vendos të marrë pjesë në një sondazh online mbi martesën në sek XXI. Me përdoruesin "Gruaja 22", ajo zbulon se anonimiteti është çlirues. Por ajo fillon edhe të ndiejë gjëra që nuk duhet t'i ndiejë, gjëra që ka kohë që...
Ky libër përshkruan gjallërisht dramën e një njeriu të përcarë midis pasionit të tij dhe nderit, familjes e presionit shoqëror. Historia përqendrohet rreth jetës së një cifti të sapofejuar të shoqërisë së lartë njujorkeze. Një grua e re dhe e bukur, por e damkosur nga një skandal bashkëshortor, hyn në jetën e tyre. Lumturia e "ciftit të përkryer" fillon...
“Moderato Cantabile” është një nga librat e parë që i sollën famë Marguerite Duras. Libri u bë shumë popullor, duke shitur mbi gjysmë milion kopje. “Moderato Cantabile” konsiderohet shpesh herë si pjesë e rrymës “nouveau roman” (romani i ri).
Vetëm gratë dhe vajzat lejohen në Manastirin e Kuq, një parajsë larg abuzimit dhe shtypjes. Maresi, një rishtare trembëdhjetëvjeçare, mbërriti atje në mes të dimrit të urisë. Tani jeton një jetë të lumtur në manastir, e mbrojtur nga Nëna dhe tek i gëzohet bibliotekës së madhe në Shtëpinë e Diturisë, vendit të saj të preferuar.
Jodi Picoult është një nga romancieret më të suksesshme në Amerikë, Është autorja e 26 romaneve duke filluar nga “Rrëfimtarja" "Gjëra të vogla të mëdha” e “19 Minuta” sjellë në shqip nga UEGEN, deri te ky roman që keni në duar “Në ditët e largimit” të cilin thjesht lexojeni dhe përgatituni për fundin befasues.
Ky roman, i kushtuar Manet, dëshmon shijen e Zolasë për personazhet e mallkuar, situatat e panikut... Me një stil që evokon Renoir dhe Degas, bie "perdja" e romanit ngadalë-ngadalë mbi tragjedinë e dy të rinjve …
Nje roman i mrekullueshem sidomos per te rinj, ku tregohet raporti mes nje vajze te vogel dhe violines. Permes ketij romani do te hapet nje bote e madhe, plot pasion dhe mister ne rrugetimin drejt artit dhe historise njerezore. Ky liber rekomandohet per lexim per lexuesit e moshes 12 vjeç dhe lart.
Frymëzuar nga ngjarje të vërteta, Kompaníková ka shkruar një histori të jashtëzakonshme rreth marrëdhënieve të fëmijëve dhe prindërve në shoqërinë moderne. Kritikat ndaj shoqërisë dhe pyetjet e shumta të rëndësishme që ajo ngre mbi këto marrëdhënie e bëjnë atë, sipas shumë njerëzve, pikën e kthesës së letërsisë bashkëkohore sllovake.
Ky roman mbështetet në një ngjarje të vërtetë. Është historia e dy grave që i përkasin një kohe tjetër, ku fati i detyron të bashkëjetojnë me të njëjtin burrë. Kjo nuk ishte në dëshirën e tyre, por të ligjit të maleve, Kanunit. Një nënë, për hir të fëmijës, mund të pranojë edhe ligjin më poshtërues. Në fillim është xhelozia e më pas urrejtja, të cilat, së...
“1q84” është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga “1984” i Orwell-it, ku Q simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethënëse.
Libri rrëfen vetminë e tyre ekzistenciale dhe frikën për të mos gjetur kurrë lumturinë e mirëfilltë.
Qytetet dhe rrugët, pa njerëz, vërtet të trembin, sepse padashje skicohen si humnera të harruara, në copa sheshesh, nuk dihet se nga cila kohë. E qielli i pastër, habitshëm, mundëson cicërimat e zogjëve, që lajmëtojnë se përsëri ka mbërri pranvera... Po, pra sërish ka ardhun pranvera... Cicërimat e munguara ndër kaq mote, janë kaq të pranshme, në...
“Ndjekësi i trenave” është një roman thellësisht psikologjik, i realizuar me mjeshtëri nga autorja. Realizmi i thellë gërshetohet me metaforën e trenave të Bohemit dhe me përjetimin e tij surrealist të vuajtjes, po edhe me lirizmin e personazhit të Valzës.
Vetmitarët banojnë mbi të gjitha në botën e Eugène Ionescos: fati i tyre është ai i të qëndruarit si shembuj të fundit të universit në perëndim (kjo i ndodh, për shembull, protagonistit të Rinoqerontit, mes refuzimit për t'iu bashkuar masës dhe më pas dëshirës histerike për t'u bërë pjesë e saj), i shterpëruar prej vështirësive thelbësore të komunikimit,...
A është e vërtetë që në fillim gjithçka shkon gri, pastaj e bardhë, pastaj blu... dhe pastaj ti fluturon për te yjet Magda në jetë - jo më pak se Magda e vdekur - ishte një enigmë. Një shpirt i lirë, tërheqës por i vetmuar, akoma më shumë në dashuri. Ku shkoi ajo gjatë viteve të zhdukjes së saj? Vërtet në botën e yjeve?
"Muri" është botuar në Francë, në vitin 1939, një vit pas "Neverisë". Konsiderohet si vepra letrare më e rëndësishme dhe më përfaqësuese e intelektualit të madh francez. Motiv i përbashkët i rrëfimeve të përmbledhura në këtë vëllim është antiteza midis guximit dhe frikës: një prirje e ndryshme, përballë jetës së personazheve të ndryshme, që një monolog i...
Dy vëllezër dhe një grua. Patrick Besson ka zgjedhur temën universale të trekëndëshit dashuror për romanin e tij. Një histori që është e dënuar, për nga thelbi i saj, të përfundojë keq. Por në vend që ta lërë historinë të rrjedhë qetësisht, autori ka bërë një zgjedhje të mençur të personazheve për nga bukuria, ligësia, mirësia dhe prejardhja.
Tilit i duhet të arratiset, shoqëruar nga Nela, vajza e bukëpjekësit. Në rrugëtimet e tyre të rrezikshme, që fëmijë e derisa rriten si akrobatëshëtitës, përmes gjithë vendit të shkatërruar nga luftërat fetare, ata takojnë shumë njerëz të vegjël dhe disa të ashtuquajtur të mëdhenj.
Arlinda Guma, autore e dy romaneve, “Bulevardi i yjeve” dhe Terma humanitare si fjala bormbardim”, vjen se fundi me romani e ri “Bob Legjenda”, botuar nga “Shtepia e librit”
Është një prej legjendave të letërsisë moderne europiane që e kapërceu kohën. Në dekadën përmbyllëse të shekullit XIX, intelektualët e rinj vjenezë -Jung-Ëien - u tronditen nga ardhja e një ylli të ri mes tyre, që shfaqet pas pseudonimit Loris, poezitë lirike të të cilit, në atë frymëmarrjen e tyre të shprehjes dhe pozës klasike, bashkonin mrekullisht...
Ajo ishte tridhjetë vjece dhe jetonte në një koloni shtëpish tip bungalow të ndërtuar në formë tarracash në shpatin jugor të një malësie qendrore, pikërisht mbi tisin prej mjegulle të një qyteti të madh. Kishte ca sy që nganjëherë, edhe kur ajo nuk shikonte kënd, shkëlqenin, pa ndryshuar fytyra e saj në tërësi. Një pasdite të vonë dimri ishte ulur pranë...
Ky është një roman i madh, shpesh fantast, fuqimisht evokues, për koniktin e një burri me veten dhe udhëtimin e tij drejt zgjidhjes së këtij konikti.
Letër e shkurtër lamtumirë e gjatë është një nga romanet më novatorë dhe zbavitës të të madhit Handke. Mbi të gjitha, ky roman është një letër dashurie për Amerikën, peizazhet e saj dhe kulturën vendase, me premtimin e një jete të re – apo trupon pa jetë të një të vjetre – janë të gjitha pas kthesës më të parë që ndesh.