Vetëm një mik i vërtetë mund të të mbrojë nga armiqtë e pamoralshëm. Ky është thelbi i asaj që del gjatë leximit të librit “Akademia e vampirëve” i cili sapo është përkthyer në shqip. Vëllimi i dytë në serinë me 6 libra titullohet “Kafshimi i ciknës”
Vetëm një mik i vërtetë mund të të mbrojë nga armiqtë e pamoralshëm. Ky është thelbi i asaj që del gjatë leximit të librit të parë të serisë me gjashtë vëllime të “Akademia e vampirëve” i cili sapo është përkthyer në shqip. Ky është vëllimi i parë i serise me 6 libra
Libri sjell sagën e familjes Neshov, të vendosur në sfondin e Norvegjisë Veriore në prag Krishtlindjesh, me vitrinat e zbukuruara mjeshtërisht; tre vëllezër, shpirti i të cilëve ka shumë brenga. I shkruar bukur e plot mister, ky është portreti i një familjeje që mbart në vetvete të fshehta e të pathëna. Mos është kjo koha më e përshtatshme për të...
Një kokteil shpërthyes suspanse dhe imagjinate Eduart Dutour, ELLE "Guillaume Musso manovron artin e suspansës me efikasitetin e mjeshtërve të trillerave amerikanë" Anne Berthod, L'Express
I paparashikueshëm dhe tërheqës, një triller psikologjik që të bën të mbash frymën deri në faqen e fundit. Jérôme Vermilin - Métro "Një nga librat më të bukur të vitit." Gérard Collard - La Griffe Noire
Tre këndet e trekëndëshit fatal të dashurisë, Elena dhe dy vëllezërit vampirë: Stefani dhe Dejmoni, kanë një fat të përbashkët.
Personazhi i padeshifrueshëm, Bruno Briani Sajeva i Monrealit, italo-amerikan, me origjinë fisnike nga ana e nënës, shpesh i fotografuar në krah të grave më të bukura e të njohura, ngjall një kureshtje gati-gati të sëmurë te njerëzit. Por jo gjithçka shkëlqen në të vërtetë. Ka edhe plot skuta e mistere, që romani i zbulon hap pas hapi.
Përmes rrëfimit të vrasjes së deputetit të së Majtës Demokratike Greke, dëshmohet egërsia e pushtetit të asaj kohe në Greqi, deri në nivele të larta, për të luftuar kundërshtarët politikë. Vrasja e deputetit ishte e inskenuar, ashtu sikurse u bënë përpjekje të mëdha nga ana e pushtetit edhe për të manipuluar gjyqin për këtë ngjarje të bujshme.
"Hajdutja e librave" vlerësohet për guximin e Zusakut, një guxim i shprehur më herët edhe në "Unë jam lajmëtari". Do të lexohet dhe pëlqehet në masë sepse tregon një histori në të cilën librat bëhen thesare. Dhe se askush nuk e kundërshton këtë ndjesi. New York Times
Judd Stevens është një psikoanalist, ballafaquar me rastin më kritik të jetës së tij. Nëse ai nuk do të arrijë të kuptojë mendjen e një vrasësi, do të arrestohet edhe vete për këtë vrasje ose të vrasë veten ...
Njeriu dhe shkrimtari, dashnori dhe rebeli - ky është Bertold Brehti i rikthyer në Gjermani pas shumë vitesh. Tërheqës dhe i komplikuar është edhe portreti i aktores së re tek e cila gërshetohet dashnorja dhe agjentja.
"Shkrim i cilësisë së parë, një histori e aftë të të mbajë të lidhur nga faqja e parë deri në të fundit. Një përzierje e përkryer që përkthehet në miliona kopje të shitura." – kështu e vlerëson gazeta e famshme britanike “The Guardian” “Vajza e zhdukur”, libri më i shitur i momentit në SHBA dhe Britaninë e Madhe
Është një roman mbi dashurinë dhe vdekjen, mbi atë që nuk duhet thënë dhe atë që nuk dëshiron ta dish, i strukturuar mrekullisht tek të gjithë personazhet, me dyshimet e tyre dhe shkëmbimin e mundshëm, të cilët transmetojnë tek lexuesi një sens paqetie të thellë, një ndjesi realiteti jo komod, të vështirë për t’u shpjeguar e po aq i vështirë për t’u pranuar
Ky është një pasion ndryshe i Akademik Artan Fugës, që përmes këtij romani reflekton në raportin e pavdekësisë, shpirtit, moralit dhe parasë
Francë, viti 2022. Pra, shtatë vjet pas 7 janarit tronditës të këtij viti, kur sulmi terrorist mbi revistën satirike Charlie Hebdo, ndodhi po ditën e publikimit të "Nështrimit". Libri u shit qysh në orët e para në mënyrë marramendëse, si rrallë ndonjë autor francez deri më sot, dhe vazhdon ende të jetë ndër librat më të shitur e më të përfolur në botë.
Libër i shkruar në mënyrë të përsosur...Një roman i mrekullueshëm, që se shqit dot nga dora dhe aq origjinal.
Ky është një libër plot me aluzion dhe eko, që vjen nga e shkuara, që vjen nga letërsia, nga jeta e ish-gruas së Joelit. Është një roman i jashtëzakonshëm, dhe nga njëra anë, shenjë e fuqisë së fiksionit për të shtyrë kufijtë e së shprehurës dhe, nga ana tjetër, një imazh i përpiktë personazhesh të veçantë të prirur drejt urtësisë. Daily Telegraph
E shtuna është një libër si gisht mbi plagë, për të treguar se si mund të ndryshojë jeta e çdokujt prej nesh nga ndikimi i çastit, për mirë apo keq qoftë. E shtuna është vepër e një shkrimtari në kulmin e fuqisë së tij artistike. Ian MecEwan është autor i shumë romaneve dhe fitues i çmimit Booker Prize për romanin "Amsterdam" (1998).
Haruki Murakami, një autor i përbotshëm bestseller, autor i shumë romaneve, na fut me këtë libër në Japoninë urbane të bareve të xhazit, në kafenetë, në botën e Jack Kerouac dhe Beatles, për të rrëfyer historinë e ngatërruar të dashurisë vetmëvetëse e joshpaguese. Nje student i kolegjit, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij,...
Kafka Tamura, një i ri pesëmbëdhjetëvjeçar, largohet nga shtëpia me dëshirën edhe t'i shmanget profecisë edipiane të të atit, edhe të kërkojë motrën dhe nënën e tij të humbur prej kohësh.
Një libër i cili e ka shpallur armik të fondamentalistëve islamikë dhe e ka privuar nga shumë gjëra autorin Salman Ruzhdie. Pse?! Personazhet, Xhibrili dhe Saladini janë zgjedhur (nga kush?) si kundërshtarë në ndeshjen e përjetshme mes së Mirës dhe së Ligës. Po kush është kush? Ndërsa dy burrat gremisen në kohë dhe në hapësirë drejt përballjes së tyre...
«Ligji i shkretëtirës» i Wilbur Smithit nuk vuan nga ndjenja e madhështisë, zërat e brendshëm pëshpëritin ngado. E dukshme dhe e padukshme, me karaktere me fenomene mjaft interesante (thembra e Akilit në tensionin që mbart romani), përfshirë edhe nga dobësia njerëzore... Nuk ka në prozën e Wilbur Smithit mungesë figurash pa fenomenin e vrullshëm ngjizur...
Autorja na çon kësaj here nga salla e gjyqit në Gjykatën e Manhatanit, në Jugun tradicional amerikan, duke ndërlidhur ngjarjet personale të tashme e të shkuara të një familjeje me një histori krimi e ndëshkimi.
Romani me një trekëndësh të pazakontë dashurie është një rrëfim për forcën e dashurisë dhe për thelbin e ekzistencës njerëzore.
Ka nga ata që besojnë në jetën pas vdekjes, ka nga ata që besojnë në mrekullitë përtej jetës
Mbushuni mirë me frymë para se të nisni librat e Xhejms Dashnerit. Desert News
“Një roman i mrekullueshëm, plot energji dhe art, zbavitës, i tmerrshëm dhe i trishtuar njëkohësisht”, - kështu e quan “Washington Post” romanin “Bota sipas Garpit”, i cili ka në qendër të rrëfimit historinë e një njeriu me një nënë të famshme, një njeri që përmes famës së saj arrin të gjejë vetveten. Romani ka fituar çmimin “National Book Award” në SHBA...
Në një udhëtim të rrezikshëm nga bota në botë, Lira dhe Uilli zbulojnë një sekret vdekjeprurës: një objekt me një fuqi të jashtëzakonshme shkatërruese. Në çdo hap që hedhin, ata i afrohen një rreziku gjithnjë e më të madh dhe së vërtetës tronditëse të destinacionit të tyre.
Ky libër "Besëlidhja e Unazës" është pjesa e parë e aventurës epike të J. R. R. Tolkinit, të titulluar "Kryezoti i unazave". Një hobitasi të vogël nga Krahina, Frodos i besohet një deturë e jashtëzakonshme. Ai duhej të bënte një udhëtim të rrezikshëm në Epokën e Tretë të Dheut të Mesëm drejt Kullës së Zezë të Mordorit, ku duhej të shkatërronte Unazën e...