Luan Rama

Luan Rama është kineast, studiues arti, publiçist, shkrimtar, përkthyes dhe ka lobuar si ambasador (1991-1992) në Paris, Francë dhe diplomat kulturor i Shqipërisë (1997-2001), duke e përfaqësuar Shqipërinë edhe në UNESCO.

I diplomuar për Gazetari në Universitetin e Tiranës dhe i profilizuar për Audiovizual e Kinematografi në Universitetin e Parisit, Denis Diderot, Luan Rama është skenarist i katër filmave në Kinostudio Shqipëria e Re.


Aktualisht, Luan Rama është autor i shumë studimeve mbi pikë takimet e kulturave franko-shqiptare, në vijim të zbulimit të personaliteteve të botës shqiptare në Evropë duke ndriçuar nga arkivat franceze shenjtorët ilir, fisnikët arbër, artistët dhe poetët shqiptar më me ndikim në qytetërimin Perëndimor. Promovues i vlerave të artit bashkëkohor ka publikuar dhe studimin për kuartetin e piktorëve shqiptarë Omer Kaleshi, Artur Muharremi, Zamir Mati e Bujar Luca në Francë.


Autori krijon e punon në Universitetin INALCO (Institut des Langues et Civilisations Orientales) Paris, Francë.


Në platformën e Bukinist gjenden mbi 30 libra të këtij autori në gjuhën shqipe ose në frëngjisht si dhe 5 botime të tjera në bashkëautorësi.


  


 

Lista e librave të autorit

për faqe
Shfaq 1 - 32 nga 40 libra
Shfaq 1 - 32 nga 40 libra