Lista e librave sipas autorit Dritëro Agolli

Dritëro Agolli ka qenë poet, prozator, gazetar dhe politikan i njohur gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX. Ai është ndër shkrimtarët më të njohur në Shqipëri i cili ka lindur më 13 tetor 1931 në Devoll dhe është ndarë nga jeta më 3 shkurt 2017

Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg.


Për shumë kohë, Agolli ishte gazetar në të përditshmen "Zëri i popullit", dhe kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë.


Ai la pas një krijimitari mjaft të gjerë me poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj.


Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli u bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore.


Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij.


Në prozën e tij Agolli solli risi vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata lanë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.


Vepra e tij poetike më e shquar është Nënë Shqipëri (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik.


Në poemën Baballarët theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e shoqërisë. Në një sërë vjershash dhe poemash Dritëro Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës ANÇ (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për vete etj.).


Në prozë bëri emër sidomos romani "Komisari Memo" (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës ANÇ. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani "Njeriu me top" (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme.


Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje të huaja për njeriun e ri.


Dritëro Agolli u zgjodh për 30 vite me radhë deputet në Parlamentin Shqiptar


Veprat e Dritëro Agollit


Hapat e mia në asfalt, 1961


Zhurma e erërave të dikurshme, 1964


Shtigje malesh dhe trotuare, 1965


Mesditë, 1968


Komisari Memo, roman, 1969


Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman 1973


Nënë Shqipëri, 1974


Njeriu me top, 1975


Fjala gdhend gurin, 1977


Trëndafili në gotë, roman, 1980


Fytyra e dytë, dramë


Mosha e bardhë, dramë


Udhëtoj i menduar, 1985


Njeriu i mirë, tregime


Kalorësi lakuriq, roman – (1996)


Arka e djallit, roman – (1997)


I përndjekuri i dashurisë, poezi – (2013)


Prit edhe pak, poezi – (2016)


Kalorësi lakuriq (2016)


E bukura, lozonjarja, tokësorja, gruaja (2017) postum


Aforizma (2017) postum

Më shumë
Shfaq 1 - 6 nga 6 libra
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Për ta nisur ditën me një nga poezitë e mjeshtrit të fjalës, shkrimtarit Dritëro Agolli - Një antologji e përzgjedhur me krijimtarinë më të mirë të këtij poeti të njohur të letrave shqipe

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Ndonëse vetë shkrimtari është shprehur se me "Arkën e Djallit" do të ndryshojë përfytyrimin e letërsisë shqipe, për një shumicë lexuesish kontributi më i rëndësishëm letrar i tij në prozë është "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" (1973).

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    2 500 Lekë Në stok
    I ri

    Ky roman është botim i cilësisë së lartë, delux, me kopertinë të trashë, - i bazuar në variantin që autori ka rishikuar në vitin 1999 dhe është hedhur në qarkullim me rastin e 85 vjetorit të tij. “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” mbetet ndër veprat më të arrira të Agollit, me plot mjeshtri dhe ironi therëse ndaj burokracisë rrënuese që ndërtoi sistemi...

    2 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 300 Lekë Në stok

    Ky libër është shkruar në vitin 1979 dhe i rivjen lexuesit në duar pa ndryshime thelbësore pas 37 vitesh. Në këtë roman pasqyrohen ato shqetësime të njerëzve dhe ato mendime që kishte nxjerrë koha si rrjedhim i ngecjes dhe ngrirjes së shoqërisë, i krizës shpirtërore dhe ideore të saj. Duke pasur këtë sfond të krizës së përgjithshme të shoqërisë,...

    1 300 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    950 Lekë Në stok

    Poezi tashmë në kulminacionin e artit “dritëroian”, poezi mbi jetën e vdekjen, gëzimin e trishtimin, ndjenjën dhe erosin, natyrën dhe qytetërimin, rininë e pleqërinë. Filozofia e mbrujtur aq mrekullisht dhe aq natyrshëm me mençurinë e thukët të popullit, me artin e madh të Dritëroit shprehur në vargje të mahnitshme. Ironia dhe sarkazma, nënsqeshja dhe...

    950 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok

    "Albania madre" e un poema del tipo epico-lirico, il piu difffuso e congeniale nella litteratura communista albanese

    1 500 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 6 nga 6 libra