Ky libër konsiderohet si kryevepra e letërsisë libertine. “Lidhja e rrezikshme” ishte skandaloz por edhe i suksesshëm kur doli në qarkullim dhe u rrethua nga nga fama e një romani satanik. Cilësitë e jashtëzakonshme letrare ia mbajnë të gjallë famën këtij romani edhe në ditët tona, teksa shënon interes gjithnjë e në rritje të lexuesit të tij
"Lolita" është një ndër librat më kontraversalë të letërsisë së shekullit të XX – të, që e ktheu emrin e Lolitës në një personifikim të vogëlusheve të rritura para kohe dhe njëherësh aktore të marrëdhënieve erotike të ndaluara. E bukura femrore në hapat e para dhe hera e parë përndezin pasione dhe makthe të mëdha. Prandaj përpihet vazhdimisht ky libër
Një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm e më të vlerësuar të letërsisë së sotme botërore. Figurë qendrore e kulturës së sotme amerikane, i kthyer thuajse në një kult. Sot Paul Auster konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm amerikanë, si dhe një ndër fi gurat kryesore të skenës letrare botërore.
Ky roman mbetet një nga alegoritë më të mëdha politike të të gjitha kohërave... Është një libër për këdo dhe çdo njeri, me shkëlqimin e tij të pazbehur edhe pas pesëdhjetë vjetësh
Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. Njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Bota është e ndarë në tre supershtete që shtrihen...
Kërkimi i vetvetes, ndërgjegjësimi për atë ç’ka je e çfarë kërkon nga jeta është si një rilindje, një dhembje që të bën më të fortë dhe që, pashmangërisht, e ngrijnë dhe e bëjnë zemrën të rrahë, pra të ndihet e gjallë. Me këtë roman, Maugham-i kurorëzoi karrierën e tij si shkrimtari më i lexuar i kohës së vet.
Nëpërmjet dhimbjes që sjell humbja, autorja reagon me humanizëm ndaj vdekjes të së ëmës duke ndërtuar një filozofi të sajën mbi vdekjen. Një filozofi që mbështetet në arsyetime të forta racionale, në thellësi ndjenjash dhe tek shpirti i lirë
Romani, i publikuar më 1951, është portreti i një personazhi dhe një qëndrimi moral karakteristik për kohën tonë: konformisti dhe konformizmi.
I konsideruar si romani qendror i një trilogjie ideale, jep një portret të thellë dhe mizor të një individi pa strukturë, pa mbështetje, i tjetërsuar nga jeta sociale.
Përkthimi i Proust është gjithmonë një punë e papërkryer, që synon të sjellë atë kompleksitet dhe pasuri të jashtëzakonshme të veprës së tij, ku frazat dhe fjalitë ngjasonin me labirinte, prej së cilës vetëm përmes Fillit të Arianës mund të dalësh
"Shpesh njerëzit tregohen të verbër, apo bëjnë sikur. Kjo është një nga arsyet që kam shkruar romanin tim "Verbëri", të cilit ju i dhatë çmim. Gëzohem që më vlerësuat pikërisht për atë libër që e kam në zemër." Pas romanit "Murtaja" të Albert Kamysë, askush nuk ka ditur të përshkruajë një ankth kolektiv kaq metaforik dhe kaq real siç e përshkruan romani...
“Burimi i jetës”, botuar në vitin 1943, qe suksesi i parë letrar i Ayn Rand-it, libri i cili i solli famën botërore dhe pavarësinë financiare. Pothuajse 8 milion kopje të librit janë shitur sot në mbarë botën dhe libri është përkthyer në 22 gjuhë të botës.
Edipi është figurë mitologjike, I tillë, çfarë e ka konceptuar Sofokliu, ai jeton edhe sot. Fati i jashtëzakonshëm na përkujton aq bindshëm paqëndrueshmërinë anonime të fatit të njeriut sa që na kaplon ankthi. Por edhe na tmerron fakti, që dëshmon se njeriu nuk mund ta mënjanoj fatin e vet - deri sa na lehtëson bindja, që në fund të fundit fatit edhe të...
Makbethi është një ndër tragjeditë e Shekspirit ku paraqitet lufta e përgjakshme për pushtet në Skoci gjatë shekullit XI.
“Kumarxhiu” është një ndër romanet që trajton dramën që shkakton bixhozi tek njerëzit: I përshkruar përmes depërtimeve të thella psikike, kjo vepër ka arritur të fitojë mendjet e miliona lexuesve edhe pas më shumë se se një shekulli
Nikos Kazanzakis paraqet një realitet dhe personazhe të cilat janë tipike ballkanike: Ai fshikullon me fjalën therëse edhe klerikët dallkaukë përmes skenave makrabe, por njëherësh shfaq mjeshtri në përshkrimet poetike dhe konstruktet gjuhësore
Sofokliu, jeta e të cilit mbulon pothuaj të gjithë shekullin V (496/5 - 406/5 para Krishtit), është kronologjikisht i dyti poet i madh i Greqisë së Vjetër, ndërmjet Eskilit (525-455) dhe Euripidit (485/4 ose 480-406).
Jeruzalemi i çliruar, (italisht: La Gerusalemme liberate) është një poemë epike nga poeti italian Torquato Tasso, botuar për herë të parë në vitin 1581, e cila tregon një version të mitizuar, të Kryqëzatës së Parë, në të cilën, kalorësit e krishterë, të udhëhequr nga Godfrey i Bouillon-it, luftojnë myslimanët për të marrë Jeruzalemin.
Suksesi i tij i parë ka qenë “Persët”, tragjedia e vetme me temë bashkëkohore që ka mbetur prej tij. Në konkurset e mëvonshme ka pasur për rival Sofokliun e ndoshta Euripidin. Fitorja e tij e dytë qe “Të shtatët kundër Tebës”. Më 458, në moshën 67 vjeç fitoi me trilogjinë “Orestia” dhe fill pas kësaj u largua nga Athina për në Sicili
Ky roman i shkurtër, i bazuar në histori, përshkruan ditët e fundit të Simon Bolivarit. Në moshën 46 vjeçare, në vitin 1830, i plakur para kohe, i rraskapitur dhe gati në agoni, Gjenerali (siç referohet në libër), dikur heroi dhe presidenti i republikës së kombeve, që i çliroi nga dominimi spanjoll, por tashmë pa lavdi, ndërmerr një udhëtim të fundit,...
“Serenata” është një vepër madhështore e muzikës së jetës. Fillon më një thirrje për dashuri, vijon si një sonatë drithëruese, i magjeps lexuesit si një simfoni e fuqishme. Një vepër klasike livaneliane... - Talat Halman
Ky është një libër për dashurinë dhe pleqërinë. Do ta keni të vështirë të gjeni një xhevahir të tillë në bibliotekën tuaj
Tregimet që bëjnë pjesë në këtë përmbledhje janë botuar mes viteve 1895 – 1913 dhe i takojnë rinisë letrare të shkrimtarit rus Maksim Gorki (1868 – 1936). Personazhet e tyre janë njerëz me tipare të forta, me pasione të forta, që duan fort lirinë e tyre, jetën, që dashurojnë fort dhe po ashtu urrejnë me forcë.
Vëllimi Novela Botërore - 2, sjellë në shqip nga “Botimet Poeteka” i ofron lexuesit të ri disa prej shkrimtarëve me të rëndësishëm botërorë, tre prej të cilëve janë fitues të Çmimit Nobel për letërisnë (përkatësisht RUDYARD KIPLING - SELMA LAGERLÖF - FRÉDÉRIC MISTRAL.) Tekstet janë përkthyer nga Dr. Silvana Leka dhe janë një hyrje e goditur për të...
Romani Satori ndërthur edhe tekste nga Edukimi sentimental i Gustave Flaubert, nga Oblomovi i Ivan Goncharov, ku shfaqet mishërim i njeriut të tepërt dhe të paaftë për të ndërmarrë veprime të rëndësishëme. Të dallueshme në tekst janë edhe kolazhet narrative që autori përdor, duke iu referuar grupeve muzikore eksperimentale apo personazheve të serialeve...
“Damka e turpit”, libri që udhëhoqi revolucionin e romantizmit të errët vjen sot, kaq shekuj më pas, si një histori e vërtetë pasioni për moralin dhe shoqërinë.
Doli në qarkullim vëllimi i II i librit “Gruaja me të bardha” një nga romanet më të njohura në mbarë botën. Romani në fjalë është cilësuar edhe si “Trillimi ndjesive” i njohur për përmbajtje elektrizuese, plot suspense dhe të frikshme ndërthurur me intriga, xhelozi, vrasje, tradhëti dhe të tjera. Tema të nxehta edhe në ditët e sotme dhe kjo ndoshta...