Përrallat e babagjyshit 

për faqe
Shfaq 1 - 30 nga 62 libra
  • Shikim i shpejtë
    880 Lekë Në stok

    Piter Pan është një personazh i krijuar nga shkrimtari skocez J. M. Barrie. Një djalë që mund të fluturojë dhe që nuk mund të rritet, Piter Pan i kalon aventurat e tij në një ishull të vogël së bashku me grupin e tij të djemve të humbur, sirenat, zanat, piratët dhe ndonjëherë edhe me fëmijë të zakonshëm nga bota tjetër, larg ishullit...

    880 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    650 Lekë Në stok

    Çdo natë, arushi Leo fle në dhomën e prindërve. Një herë sepse i trembet pickimit të mushkonjave, një herë sepse ka vapë ose ka shumë etje... justifikimet ndryshojnë vazhdimisht, sepse ai ka shume dëshirë të flejë i kruspullosur midis gëzofit të butë e të ngrohtë të prindërve të tij. Por, Nata e Madhe e dimërimit po afron dhe Leoja duhet të mësohet...

    650 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    250 Lekë Në stok

    Përmbledhja me përralla franceze për lexuesin e vogël është një dritare e hapur në botën e letërsisë ndërkombëtare nëpërmjet përkthimit shumë të mirë të shkrimtarit të njohur Anton Papleka. Nëpërmjet përrallave të shkurtra, fëmijët pasurojnë fjalorin, njohin shumë personazhe dhe zhvillojnë imagjinatën mbi shumë dukuri të panjohura për ta. Ky libër është...

    250 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    300 Lekë Në stok

    Një ditar është “vetvetja-mik”, është “vetvetja-pasqyrë”. Ja përse, ashtu siç bën edhe Laura, është vërtet bukur t’i gjesh një emër ditarit tënd, t’i kërkosh falje atij, kur e ke lënë ca pas dore.

    300 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    6 705 Lekë 7 450 Lekë -10% Në stok

    Winx-at janë vajzat guximtare që kanë gjithmonë adhuruese miliona vajza në mbarë botën. Edhe në Shqipëri. Ky set është për Winx-et tona, me 9 libra dhe i shoqëruar me tre teste dhe puzzle për vajza të zgjuara

    6 705 Lekë
    7 450 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    3 600 Lekë 4 000 Lekë -10% Në stok

    Një Mijë e Një Net, është një koleksion historish dhe tregimesh popullore të Lindjes së Mesme dhe të Azisë Jugore. Ato u përmblodhën për herë të parë në formën e shkruar gjatë Epokës së Artë Islamike.

    3 600 Lekë
    4 000 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Janë Krishtlindjet! Histori gazmore.

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 350 Lekë Në stok

    Në faqet e këtij libri, fëmija do të gjejë përrallat aq të dashura për të. Tani ato mund të lexohen duke u shoqëruar nga tinguj e zëra të mrekullueshëm. Duke shtypur butonat, fëmija dëgjon zërat e personazheve të përrallave, si dhe shumë tinguj të tjerë interesantë.

    1 350 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Ç’natë e mrekullueshme është mbrëmja e Krishtlindjes! Është plot me pritje, entuziazëm dhe me shpresa, që e bën të veçantë çdo gjë që është e përditshme dhe e zakonshme. Në një natë si kjo gjithçka mund të ndodhë: mund të gjesh shpresën, kur çdo gjë të duket e errët; mund të hedhësh dritë mbi ndonjë sekret të kohëve të largëta; mund të gjesh diçka apo...

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    2 500 Lekë Në stok

    Në kërkim të një bote të humbur. Riktheje kohën duke ndezur fantazinë dhe imagjinatën si kurrë më parë

    2 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok

    Ky libër përmban 41 përralla fantastike dhe 7 aktivitete argëtuese për vogëlushët në këtë prag festash

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    2 151 Lekë 2 390 Lekë -10% Në stok

    Roald Dahl është shkrimtari më i dashur për fëmijët: Autori i “Gjigandi i madh i mirë”, “Shtriga”, “Çarli dhe fabrika e çokollatave” lexohet me një frymë për shkak të efektit magjik. Prandaj po e sjellim këtë set për lexuesit e vegjël. Lojërat e fjalëve aq zbavitëse e të vështira për t'u përkthyer janë sjellë në shqip mjeshtërisht nga shkrimtari Naum Prifti

    2 151 Lekë
    2 390 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    390 Lekë Në stok

    Xheni, një qenush i llastuar nga i zoti, një ditë prej ditësh vendos të braktisë shtëpinë dhe të dalë nëpër botë. Xhenit i është mbushur mendja top se jeta ka plot gjëra të tjera. A jeni kureshtarë të dini se çfarë aventurash i ndodhin Xhenit? Lexoni këtë libër të shkrimtarit amerikan Maurice Sendak dhe do të zbaviteni bashkë me të.

    390 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    E bukura e pyjeve nga Charles Perrault është një përrallë klasike për një princeshë të bukur, të cilën e magjepsën duke e vënë në gjumë, si dhe për një princ, i cili pas shumë vitesh arrin të zgjojë princeshën nëpërmjet puthjes së "dashurisë së vërtetë". E shkruar fillimisht nga Perrault, ashtu si shumë përralla të tjera klasike, edhe "E bukura e pyjeve"...

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Shiu gjeti njëherë në asfaltin e rrugës një fletore të pazënë fill. U gëzua shiu, se edhe shiu gëzohet kur gjen diçka të mirë, dhe pikë-pikë, pikë-pikë... shkroi në të me vetëtima Përrallat e shiut.

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    590 Lekë Në stok

    Një libër krejt i veçantë, poezi e vërtetë në prozë, shoqëruar me fotografi të mrekullueshme bardhezi. Thelbi i librit është kuptimi i vërtetë i jetës, liria e shpirtit njerëzor, që arrihet vetëm nëpërmjet realizimit të vetvetes. Me të drejtë në Amerikë është bërë bestselleri i shekullit XX.

    590 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Keni qenë ndonjëherë, qoftë edhe në ëndërr, në pyllin e magjishëm të majmunëve? Jo?! Ejani atëherë të shkojmë së bashku, duke ecur nëpër faqet e romanit Rrëfenja nga pylli i majmunëve. (Por merrni leje më parë te prindërit.)

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Për lexuesit tanë të vegjël: e dini cili është libri më i lexuar dhe më i pëlqyer për fëmijë në histori?

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    2 160 Lekë 2 400 Lekë -10% Në stok

    Përrallat e mrekullueshme arabe, të përkthyera në shqip mjeshtërisht nga Mustafa Greblleshi, vijnë në tre vëllime nga shtëpia botuese Çabej

    2 160 Lekë
    2 400 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Të gjithë e kemi lexuar apo parë Rapunzelën, por askush nuk i reziston rrëfimit të aktores së madhe të popullit, Tinka Kurti. Tregoji fëmijës tëndë përrallën që e rrëfen vetëm aktorja e madhe shqiptare...

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Si asnjëherë tjetër, këtu janë përfshirë përrallat për princeshat magjepëse në të gjitha variantet; për tu lexuar, për tu dëgjuar dhe për tu shikuar përmes DVD. Një CD shoqërohet me librin ku rrëfehen "Sirena e vogël", "Borëbardha" dhe "Hirushja". Nëse vajza juaj është princeshë, kjo është dhurata më e bukur që ajo të ndihet e tillë

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Tani nuk keni pse të lodheni sepse libri ua tregon vetë fëmijëve përrallat Edualb ka përgatitur setin e përrallave klasike jo vetëm për tu lexuar, por edhe për tu dëgjuar dhe për tu shikuar. "Tre derrkucët", "Kësulkuqja" dhe "Rosaku i vogël i shëmtuar" vijnë me CD dhe DVD për tu parë në MP3 dhe DVD. Ky është një botim fantastik për të nxitur pa mundim...

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Në këtë botim fantastik për fëmijë janë përmbledhur pesë përralla: "Violeta, zana e kopshtit", "Tina, zana e ngathët", "Erisa dhe shokët e shoqet e koptshtit", "Albina, zana pa shkop magjik", "Mona, zana që jepte urdhra". Ky është një libër tejet edukativ nëse fëmija juaj është në kopësht

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Përrallat e Ezopit është një nga botimet më të përshtatshme për fëmijën tuaj nëse doni ti përcillni zgjuarsinë dhe ironinë therëse të Ezopit përmes përrallave të tij: 5 rrëfenjat më të bukura vijnë në këtë përmbledhje. Ato janë: "Gjinkalla dhe milingona", "Breshka dhe lepri", "Miu i fushës dhe miu i qytetit", "Luani dhe miu", "Dhelpra dhe rrushi". Ky...

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Një libër i shkëlqyer praktik dhe pedagogjik për të rritur dijet dhe fantazinë e fëmijës tuaj. Gjithçka rreth hapësirës, tokës, botës së gjallë, njeriut dhe shkencës: Pyetje, përgjigje, fakte, rekorde, veprimtari dhe pyetësorë.

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Histori me zana e princesha, me aventura fantastike dhe vende magjike.

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Eja dhe zbulo 18 rrëfenja me zana. Njëra zanë të dërgon shumë të puthura, një tjetër të pëshpërit fjalë të ëmbla, një e tretë t'i përmbush të gjitha dëshirat. Kalo bashkë me to çaste të mrekullueshme.

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok

    12 përralla të mrekullueshme të shoqëruara me ilustrime plot ngjyra. Shëtitni me to në botën e aventurave dhe të fantazisë.

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Qeshni dhe argëtohuni me kafshët që do të takoni.

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 800 Lekë Në stok

    16 përralla klasike të shoqëruara me audio, CD ku gjyshja me zërin e saj të ëmbël tregon 16 përrallat. Botimi "16 Përralla Klasike" përmban dymbëdhjetë përralla nga Vëllezërit Grim, tre përralla nga Andersen dhe një nga Charles Perrault. Përralla klasike të përzgjedhura me kujdes, të cilat nxisin imagjinatën dhe zhvillojnë fantazinë e fëmijëve.

    1 800 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 30 nga 62 libra