Kategoritë

Ofertat

  • Deshira
    Deshira

    Ashtu si në të gjitha romanet e...

    1 260 Lekë -10% 1 400 Lekë

Lista e librave sipas Shtëpisë Botuese Botimet Poeteka

Botimet Poeteka ka tashmë në katalogun e saj disa dhjetra tituj librash për një kategori të gjerë lexuesish. Këto botime janë organizuar në seri të tilla “Letërsi shqiptare”, “Lexime bashkëkohore nga Europa Juglindore”, “Letërsi për fëmijë dhe të rinj”, “Letërsi e re europiane”, “Lexime filozofike-sociologji-psikologji-politologji”, “Studime letrare”, “Ditar dhe memuaristikë historike” etj., të cilat i ndihmojnë lexuesit në zgjedhjet e tyre.


Prioritet për Botimet Poeteka ka qenë dhe mbetet fokusimi në dy drejtime kryesore: letërsia bashkëkohore nga Ballkani dhe Europa si dhe inkurajimi i leximeve ndaj brezit më të ri të lexuesve. Botimet Poeteka ka luajtur një rol të veçantë dhe të rëndësishëm në njohjen dhe promovimin e letërsisë së fqinjëve, e cila edhe sot e kësaj dite vazhdon të mbetet e paragjykuar dhe panjohur për lexuesin shqiptar. Për të shmangur këtë klishe dhe stereotip të paragjykimit letrar, Botimet Poeteka kanë sjellë për lexuesin disa prej autorëve më të njohur, më të vlerësuar dhe të përkthyer në Ballkanin Perëndimor dhe të përkthyer me sukses në gjuhët europiane të tillë si Daša Drndić (Kroaci), Tomaz Šalamun (Slloveni), Drago Jančar (Slloveni), Enes Karić (Bosnjë dhe Hercegovinë), Jovan Nikolaidis (Mal i Zi) Georgi Gospodinov (Bullgari) Vladimir Arsenijević (Serbi) Nikola Madžirov (Maqedoni), Edo Popović (Kroaci), Ognjen Spahić ( Mal i Zi), Alek Popov (Bullgari), Srđan Valjarević (Serbi), Emir Imamović Pirke (Bosnjë dhe Hercegovinë) Renato Baretić (Kroaci), Srđan Srdić (Serbi) etj.


Krahas këtyre autorëve të rajonit Botimet Poeteka vetëm gjatë vitit 2017 ka sjellë në gjuhën shqipe edhe autorë si Niklas Luhmann, Dorian Steinhoff, dhe ka në proces botimi Franz Kafka, Max Firsch, Sandra Hoffmann, Tadeusz Różewicz etj.


Botime Poeteka ka treguar vëmendje edhe ndaj botimeve kushtuar lexuesit të ri, duke sjellë në shqip libra të tillë si “Alle Da – Të gjithë këtu” (botim dyygjuhësh gjermanisht-shqip) “Mesimet e natës – 101 përralla” të ilustruara, me autor Betim Muçon, ka në proces botimi nga gjuha gjermane librat “Konrad” me autore Christine Noslinger dhe "Përdhunimi" me autore Jutta Treiber.


Përveç publikimit të shkrimtarëve dhe studiuesve shqiptarë si Xhevahir Spahiu, Luan Starova, Betim Muço, Ben Andoni, Arian Leka, Laura Smaqi, Alban Bala, Adrian Christian Kyçyku, Eljan Tanini, Lindita Komani etj., Botimet Poeteka kanë pjesë të kalendarit të vet të botimeve edhe projektin e përgatitjes së synopseve prezantuese në gjuhë të huaj të disa veprave të autorëve shqiptarë me synimin për të mundësuar botimin e zgjeruar të krijimtarisë vendase jashtë vendit.


Në vjeshtë të vitit 2012 Botimet Poeteka u bënë pjesë e Programit të të ftuarve të Panairit të Librit në Frankfurt si dhe disa vite këto botime kanë qenë pjesë e Panairit të Librit në Leipzig, ku Botimet Poeteka ka bashkëpunuar ngushtësisht me rrjetin kulturor TRADUKI.

Shfaq 1 - 31 nga 31 libra
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok
    I ri

    Romani "Ati", me autor Ardian Kyçykun është një himn kushtuar prindërve, flijimeve të tyre të pafundme dhe heshtjes së përkorë që i shoqëroi.

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Botimi i tij më i fundit është një vëllim me tregime me titull “Drita e flakëve në fytyrat tona” (DAS LICHT DER FLAMMEN AUFUNSEREN GESICHTERN), tregime, botuar në gjermanisht nga shtëpia botuese “mairisch Verlag”. Në gjuhën shqipe kjo vepër do të botohet nga “Botimet Poeteka”, përkthyer nga Sokol Mici.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Një libër me një titull të rëndë..., por kush tha se jeta është e lehtë? Ajo që i ndodh Frankës në këtë roman, mund t'i ndodh kujtdo në këto kohë kaq pak të sigurta. Franka mund të ishte vajza ime, mund të jetë motra apo shoqja jote e klasës. Franka është secila prej 17 vjeçareve të ditëve të sotme.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 800 Lekë Në stok
    I ri

    Luan Starova, nje nga romancieret me te mire te letersise bashkekohore ballkanike, vjen me nje prej majave te tij letrare para lexuesit ne Shqiperi: Nje roman qe flet per identitetin e shqiptareve ne nje realitet si ai maqedonas dhe raportin e tij me boten. Kjo eshte nje sage ballkanike qe ben per vete cdo lexues.  

    1 800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    “Fëmijët e Hansenit” të Ognjen Spahić – fitues i Çmimit Europian të Letërsisë, 2104 – përmes metaforës brilante komunizëm-lebër, autori sjell me elegancë, por pa mëshirë, pamjet e një bote që lexuesi i ka ndeshur me përmbysjen e regjimeve totalitariste, frikën për ta thënë deri në fund të vërtetën, trishtimin, humorin dhe horrorin në kohë krizash. Është...

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok

    Ky roman është cilësuar nga kritika si vepër e jashtëzakonshme e letërsisë bashkëkohore mbi temën e holokaustit. Një kryevepër e krahasuar me punët mjeshtërore të Primo Levi-t a “Nekropoli” i Boris Pahor.Libri është përkthyer në të gjitha gjuhët e mëdha të kontinentit dhe nga botues së rëndësishëm.

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok

    Një botë e errët që shfaqet në njohjen e një të riu për seksin përmes një realiteti tmerrues, me prostitucion dhe krime. Këtu gjendet Filipi i cili nuk mundet të ndryshojë asgjë  

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Libri ‘‘Itinerare që ndërthuren (Studime për letërsinë shqipe)’’ përmbledh disa prej artikujve e kumtesave në formë të zgjeruar, të realizuara vitet e fundit, të cilat bëjnë objekt trajtimi vepra, autorë e periudha që prej fundit të shek. XIX deri në krijimet bashkëkohore.

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Kritika e cilëson Edo Popović si një romancier- përfaqësues autentik të ‘realitetit të pisët’ ku jetojmë, falë stilit të tij të zhdërvjellët, të kursyer, lakonik dhe të ashpër, fjalës së saktë dhe personazheve të besueshëm që krijon.

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Romani “Kënga e zogjve të egër” me autor Enes Karić i vendos ngjarjet në Sarajevën dhe Bosnjën e fundit të shekullit të XVI. Në atë kohë Perandoria Osmane provoi disa humbje nga ushtritë e bashkuara të forcave europiane. Këto humbje ndikuan në radikalizmin fetar, duke sjellë ndërkaq edhe ndryshime sociale, të cilat lanë gjurmë në jetën e atëhershme të...

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Si në librat e tij në prozë, por edhe në poezi, Srđan Valjarević arriti të ndërtojë shumë shpejt tonin e tij të komunikimit, me një sinqeritet të drejtpërdrejtë që i fiton lexuesit. Ky ton i lejon atij të japë një fije prozaike edhe në poezi dhe të mbetet në të njëjtën realitet në temat e njëjta faktike, dhe vetëm me një manovrim të lehtë të ritmit...

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    "Konradi - ose djali konservës" i shkrimtares austriake Christine Nöstlinger është një sukses botëror i jashtëzakonshëm, i përkthyer në më shumë se 20 gjuhë, tanimë vjen edhe në shqip, për të na rrëfyer historinë e një djali të dorëzuar gabimisht te dikush, që nuk dëshiron ta kthejë më mbrapsht.

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok

    Këta libra çelin gjerdanin e botimeve mbi disa prej miteve dhe legjendave më të njohura të antikitetit europian. Do të gjejmë këtu disa nga rrëfenjat më të bukura, të cilat na kanë mahnitur, na kanë shtangur, tmerruar dhe zbavitur prej shekujsh, por që na kanë mësuar gjithashtu një nga format mahnitëse të rrëfimit të historisë sonë, mënyrës sesi menduan,...

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Këta libra çelin gjerdanin e botimeve mbi disa prej miteve dhe legjendave më të njohura të antikitetit europian. Do të gjejmë këtu disa nga rrëfenjat më të bukura, të cilat na kanë mahnitur, na kanë shtangur, tmerruar dhe zbavitur prej shekujsh, por që na kanë mësuar gjithashtu një nga format mahnitëse të rrëfimit të historisë sonë, mënyrës sesi menduan,...

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok
    I ri

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 350 Lekë 1 500 Lekë -10% Në stok
    I ri

    “Midis CIA-s dhe BESIMIT” është një libër kujtimesh mbi përvojat jetësore dhe veprimtarinë e një oficeri të lartë të CIA-s, sikurse është gjithashtu edhe një udhëtim mistik i tij drejt besimit.

    1 350 Lekë
    1 500 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Romani “ Misioni Londër“ është përkthyer në 13 gjuhë të huaja, por është shoqëruar gjithashtu me kritika aq të forta në Bullgari, sa është refuzuar për botim nga shumë shtëpi botuese të rëndësishme.

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok
    I ri
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok
    I ri

    Vëllimi Novela Botërore - 2, sjellë në shqip nga “Botimet Poeteka” i ofron lexuesit të ri disa prej shkrimtarëve me të rëndësishëm botërorë, tre prej të cilëve janë fitues të Çmimit Nobel për letërisnë (përkatësisht RUDYARD KIPLING - SELMA LAGERLÖF - FRÉDÉRIC MISTRAL.) Tekstet janë përkthyer nga Dr. Silvana Leka dhe janë një hyrje e goditur për të...

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok
    I ri

    Jeta e një burri papritur merr tatpjetën. Ai përpiqet të rrëfejë historinë e tij, por ajo vazhdimisht i rrëshqet dhe kthehet në historinë natyrale për WC-të, për mizën , bletët etj. Jeta e tij përqaset në mënyrë misterioze me fatin e dy personazheve të tjerë - të redaktorit (me të njetjtën mbiemër si të tij) dhe kopshtarit të çmendur. Kur historia...

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Ky roman është shkruar midis vitit 2004 dhe 2021 përgjatë një hulumtimi të brendshëm të vazhdueshëm. Ai mori shkas tek unë pas leximit të romanit “Mjeshtri dhe Margarita” të autorit rus M. Bulgakov.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Romani Satori ndërthur edhe tekste nga Edukimi sentimental i Gustave Flaubert, nga Oblomovi i Ivan Goncharov, ku shfaqet mishërim i njeriut të tepërt dhe të paaftë për të ndërmarrë veprime të rëndësishëme. Të dallueshme në tekst janë edhe kolazhet narrative që autori përdor, duke iu referuar grupeve muzikore eksperimentale apo personazheve të serialeve...

  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    “Short cuts” është libri i njërit prej teoricienëve më të rëndësishëm në fushën e sociologjisë dhe nga mendimtarët më të shquar gjermanë të shekullit XX.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Shtepia botuese Poeteka sjell nje vellim me poezi te autorit Ilir Hysi, i cili si pakkush ne ditet tona levron sonetin. Jeta e Tiranes, njerezit, objektet, largimet dhe reflektimet ne kohe sendertohen permes sonetit me gjithe brishtesine, dramen dhe forcen e brendshme

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Jovan Nikolaidis flet për patologji shoqërore të pranishme kudo në Ballkan! Të gjitha sëmundjet e përmendura, plus patriarkalizmi i ngurtë, mbyllja para ideve të reja dhe mohimi i lirisë së tjetrit dhe e ndryshmit, është ky ai shpirti lig panballkanik i cili ka gjetur strehë në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Maqedoni, Shqipëri, Serbi, Bullgari, por edhe diku...

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok
    I ri

    Romani “Thjeshtri” i shkrimtarit slloven Jurij Hudolin i kushtohet dhunës në familje, por nuk është thjesht jeta dhe përvoja e një fëmije të keqtrajtuar, është panorama e një epoke në kapërcyell, në kohën kur një rend i ri social po afrohej për të gjithë ne.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Libri i Tomislav Marijan Bilosnić vjen si variacioni më i plotë mbi një temë, shkruar mbi një lëkurë gjithë blana, ku poeti ngulit përfytyrimet, vizionet, vetveten, përvojat e njerëzimit dhe lidhjet e tij të çuditshme, aq të largët për viset, por jo për shpirtin e njerëzor. Një tigër metaforik u shfaq një ditë rrugëve paqësore të Zarës...

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Është një simfoni më vete, me pesë lëvizje, përmes së cilave hyjmë në realitetin... dhe përvojën e ngjarjeve të mëdha përcaktuese për Shqipërinë bashkëkohore, individët dhe referuesit e saj kolektivë, si dhe në çështjet dhe dëshirat e mëdha që shqiptarët përballin në botë. Por, pavarësisht nga trajtimi dhe titulli intrigues, kinse një giudë-udhëzues,...

    700 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 31 nga 31 libra