Kazuo Ishiguro

Kazuo Ishiguro është fitues i çmimit Nobel në letërsi 2017 dhe Booker Prize në Britani. Ai është japonez dhe jeton në Birtani bashkë me familjen. Vepra e Ishiguros është përkthyer në njëzet e tetë gjuhë

Sër Kazuo Ishiguro është shkrimtar britanik me origjinë japoneze dhe Laureat i çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2017.


Ishiguro konsiderohet sot si një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të lëvduar të botës anglishtfolëse: ai është kandiduar katër herë për Man Booker Prize, duke e fituar çmimin në vitin 1989 pikërisht me romanin “Dita e mbetur”.


Një tjetër roman i tij “Mos më lër të shkoj”, i ribotuar nga Botimet Pegi në vitin 2017, u shpall nga revista Time si romani më i mirë i vitit 2005 dhe u përfshi në listën e 100 romaneve më të mira të gjuhës angleze (nga viti 1923 deri në 2005).


Ishiguro është autor i shtatë romaneve. Akademia suedeze e vlerësoi Ishiguron me çmimin "Nobel" në letërsi në vitin 2017, duke e përshkruar si një shkrimtar “i cili, në romane me një forcë të madhe emocionale, ka zbuluar humnerën që fshihet nën ndjesinë tonë të gënjeshtërt të lidhjes me botën.”


Botime Pegi ka botuar deri më tani tre prej librave të tij “Mos më lër të shkoj”, “Dita e mbetur” dhe “Gjiganti i fjetur”.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 5 nga 5 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

     “Artist i botës fluturake” na vë përpara dilemave morale të artistëve në një botë që është përherë në ndryshim e sipër.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Një rrëfim i qetë dhe i shtruar mbi mungesën e kurajës për të bërë zgjedhjet, që mund të vënë në rrezik jetën e kontrolluar dhe të planifikuar, për ne, nga të tjerë.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    "Dritë e zbehtë mbi kodra" (1982) është romani i parë i shkrimtarit nobelist '4 Kazuo Ishiguro, fitues i çmimit Winifted Holtby, dhënë nga Shoqëria Mbretërore e Letërsisë. Ashtu si me plagët e trupit, edhe me gjërat më tronditëse rnund të arrish të krijosh një lloj intimiteti, "Dritë e zbehtë mbi kodra", një roman delikat, ironik dhe eliptik, që më shumë...

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    “Gjiganti i fjetur” është një roman-fantazi i shkrimtarit Kazuo Ishiguro, fitues i çmimit Nobel në 2017. Ky është një reflektim i hollë dhe melankolik për kujtesën dhe harresën, si dhe për rolin që luajnë ato jo vetëm në jetën e individëve, por edhe në atë të vendeve e popujve.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok
    I ri

    Nga autori i romanit “Dita e mbetur”, një tjetër roman i mrekullueshëm – i pari pas fitimit të çmimit Nobel në Letërsi – mbi natyrën e mahnitshme dhe misterioze të zemrës së njeriut.

    1 200 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 5 nga 5 libra