Roald Dahl

Raold Dahl është një nga shkrimtarët për fëmijë më të suksesshëm në letërsinë britanike dhe botërore. Ai ka shkruar 19 libra për fëmijë dhe 9 libra me tregime. Pjesë e krijimtarisë së tij janë edhe skenaret e disa serialeve televizive. Vepra më e famshme e tij është “Çarli dhe fabrika e çokollatave.

Roald Dahli ka lindur më 13 shtator 1916 në Uells. Prindërit e tij janë me origjinë norvegjeze dhe një pjesë të fëmijërisë dhe rinisë së tij e kaloi në Oslo tek gjyshi i tij. Në moshën 4 vjeçare ndahet nga jeta babai i tij, i cili shkaktoi shumë plagë në jetë e Dahlit. Pas diplomimit ai ka punuar për kompaninë Shell duke shëtitur në disa vende të botës dhe më pas i është bashkuar Forcave Ajrore Mbretërore Britanike në Luftën e Dytë Botërore, duke shkuar në disa vende. Ai mbeti i plagosur teksa ra avioni.


Librin e parë e botoi në vitin 1961 me titullin “James and the Giant Peach” Tre vjet më vonë botoi Charli dhe fabrika e çokollatave. Të dy këto libra u bënë shumë shpejt popullor. Mes librave për fëmijë pati popullaritet edhe romani Matilda.


Ai është ndarë nga jeta në moshën 74 vjeçare më 23 nëntor 1990, pas një sëmundje të gjatë.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 7 nga 7 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 450 Lekë Në stok
    I ri

    Autori më i mirë i letërsisë për fëmijë në shekullin e XX, Roald Dahli vjen me një tjetër libër të ri në shqip. Me një format të madh, i shoqëruar me ilustrime fantastike, ky libër është plot fantazi dhe aventura, të sjella mjeshtrisht në shqip nga Naum Prifti.

    1 450 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Keni dëgjuar për Biletat e Arta? Po për Umpa-Lumpat? Po për çoko-televizorin dhe mrekullitë e tjera të fabrikës së çokollatave të Vili Vonkës: kurramele, sheqbar, manahunde, xhuxhube-mente? Lexoni këtu, më falni, SHIJONI këtu nga këto e plot çudira të tjera prej çokollate e prej sheqeri...

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 150 Lekë Në stok
    I ri

    *A very special version of the book with amazing bonus content! Read the original before you experience the incredible story of Wonka before the Chocolate Factory, coming autumn 2023*

    1 150 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Kjo histori flet për një vajzë të vogël që quhet Sofi, sipas mbesës së autorit, Sofi Dahl. Një natë që Sofin nuk e zinte gjumi, ajo shikon një gjigant, i cili e merr në shtëpinë e tij në vendin e gjigantëve. Sofi zbulon se gjiganti i madh i mirë mbledh ëndrra të bukura dhe ua dërgon fëmijëve.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    480 Lekë 800 Lekë -40% Në stok

    I botuar për herë të parë në Britaninë e Madhe në vitin 1979, "Im ungj Osvald" është njëra nga veprat më të njohura të Roald Dahlit.

    480 Lekë
    800 Lekë -40%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    2 151 Lekë 2 390 Lekë -10% Në stok

    Roald Dahl është shkrimtari më i dashur për fëmijët: Autori i “Gjigandi i madh i mirë”, “Shtriga”, “Çarli dhe fabrika e çokollatave” lexohet me një frymë për shkak të efektit magjik. Prandaj po e sjellim këtë set për lexuesit e vegjël. Lojërat e fjalëve aq zbavitëse e të vështira për t'u përkthyer janë sjellë në shqip mjeshtërisht nga shkrimtari Naum Prifti

    2 151 Lekë
    2 390 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    850 Lekë Në stok
    I ri

    Aventura më e madhe e jetës e pret djaloshin Xhejms Henri Troter, por ai ende nuk e di! Deri atë çast ai jeton me teto Sfungjerkën dhe teto Spicën, që të dyja të liga e të tmerrshme sa s'bëhet! Jeta s'i fal asnjë kënaqësi Xhejmsit të vogël, deri kur befas një gjë çudishme ndodh në kopshtin e shtëpisë... një kokërr pjeshke majë pemes nis të rritet e të...

    850 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 7 nga 7 libra