Kërko më tej
Seria Twisted eshte kthyer ne nje...
Subcategories
Mosha në letërsi nuk mbetet kriter për të shkruar një roman. Martina Guga ka qenë vetëm 16 vjeçe kur e ka shkruar këtë libër në anglisht dhe më pas ka ardhur në shqip, duke befasuar lexuesin me mjeshtrinë e saj si rrëfimtare, me talentin për përdorimin e teknikave që shkaktojnë tension, me kthesat e papritura dhe me thjeshtësinë e komunikimit me lexuesit.
Ka zinxhirë që na mbajnë të lidhur e zinxhirë që na burgosin. Disa, duke na prangosur, na bëjnë të zbulojmë lirinë. Të tjerë, duke na lëshuar, na prangosin më tepër. Janë zinxhirët e lidhjeve që krijojmë. Janë njerëzit që duam e që na poshtërojnë. Janë ata që i shpërfillim e i bëjmë të vuajnë. Janë ata që i meritojmë dhe ata që mendojmë se na meritojnë....
“Realiteti fantazjos” është zhanri që autori kërkon të krijojë dhe perfeksionimi i tij ka vijuar me romanin e dytë të titulluar “Më Ndrysho”. “Realiteti fantazjos” mbin si frymëzim nga arritjet e veprat e jashtëzakonshme të patreguara të të përditshmes, e më pas ndërthuret me imagjinatën e pafund të dëshirave tona.
Valérie Perrin na prezanton një roman mbi dhunën e fjalëve, dhunën e gjesteve, dhunën e heshtjeve, mbi humbjen e njerëzve të dashur, ndjenjën e braktisjes. Një roman që duhet lexuar me diellin në zemër, për të mos u ndier i përkulur nën peshën e pikëllimit. Është një libër që të rrëmben, të mahnit për nga historia. Shkrimi është i rrjedhshëm, ritmik. Pena...
Libri, i shkruar si një vepër historike, shpesh trajtohej si doracak për ngjarjet që po shpaloseshin ne Evropen Lindore. Në të vertete, ajo çka pa bota në Krime dhe Ukrainen lindore në pranverën dhe verën e vitit 2014 ishte vazhdim i shpërbërjes dramatike të Bashkimit Sovjetik, që pati nisur njëzet e tre vjet më parë.
Edhe nje here, Daniel Golemani ka shkruar nje sinteze novatore të gjetjeve me te fundit ne biologjinë dhe shkencen mbi trurin, duke zbuluar se ne "jemi krijuar të lidhur dhe me ndikime çuditërisht te thella ne marredheniet tona në çdo aspekt të jetës
Falë këtij libri të vogël, ju do të përfitoni disa njohuri të ideve dhe kryesore që janë në themel të kuptimit modern të universit. Nëse do t'ia dal në qëllimin tim, ju do të ndiheni familjarë me fushën time të ekspertizës dhe mund të jeni të uritur për të mësuar më shumë.
Vit pas viti garuan për pushtetin në zyrë, Lucy dhe Josh nuk mund ta durojnë më njëri-tjetrin. Por, një ndryshim i papritur në lojën e tyre të urrejtjes sjell me vete një ndjenjë të re, një tërheqje e papritur që i bën të dy vështirë të durojnë largësinë.Në një luftë midis humorit dhe tensionit seksual, ata përballet me dilema të reja, duke kuptuar se...
Ky libër i jashtëzakonshëm shkruar nga doktor Joseph Murphy, një nga pionierët e mendimit pozitiv, do të hapë përpara jush fuqitë e vërteta dhe tronditëse të pavetëdijes.
David Walliams vjen me një libër të ri para lexuesve të tij në gjuhën shqipe. Shtëpia Botuese Botart ka hedhur në qarkullim librin “Operacioni bananet” të këtij autori të shquar të letërsisë bashkëkohore për fëmijë.
Bashkohuni me andin dhe Terrin në shtëpinë e tyre mahnitëse 39-katëshe në pemë! Kërceni në trampolinën më të lartë në botë, bëni dolli me pufka në një vullkan aktiv, notoni në ujëvarën e ccokollatës, përkëdhelni këlyshët e dinozaurëve, përplasuni me një Fecckator, bëni kërcimin më të mirë në pistën e vallëzimit, fluturoni me një karrige rrotulluese, hipni...
"Bindja" është romani i fundit, shkruar nga Jane Austen dhe botuar pas vdekjes së saj me 1817. Ai rrëfen historinë e dashurisë mes kapitenit Uentuorth dhe Ana Eliotit: një dashuri e përvuajtur dhe e penguar nga familja e saj aristokrate për shkak se i dashuri i saj vjen nga një shtresë shoqërore më e ulët.
Gjatë këtyre tri dekadave të fundit të epokës së internetit, teknologjia e informacionit dhe drejtimet tekniko-shkencore të lidhura me të, si: elektronika, informatika, robotika dhe telekomunikimi, kanë shënuar një përparim të pandalshëm.
Nuk e di për ju që po e lexoni këtë përrallë.Por unë për veten time gjithmonë kam dashur që të kem një shkop magjik. Madje edhe sot ka çaste kur do të dëshiroja vërtet që, me anën e një shkopi magjik të bëja shumë gjëra. A dini të mbani një sekret? Po? Mirë.
Shkrimtarja e njohur e letersise Adelina Mamaqi per femije vjen me nje tjeter liber te ri per femije, ku kesaj radhe personazhi kryesor Enni ka nje kapele me gjyre te kuqe te cilen ia ka qendisur gjyshja....
Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauço dhe maska, është një nga peizazhet themelore të shekullit XX. “Libri i librave” ishte një temë e preferuar dhe e ripërsëritur e Borges-it...
I shkruar si parodi e një stili të moçëm rrëfimi, "Transatlantiku" shtron me shaka të hidhur dhe me seriozitet thelbësor problemin urgjent të identitetit të njeriut bashkëkohor, flakur midis dallgëve të historisë dhe ngjeshur mes kontradiktash të pazgjidhshme.
Botuesja dhe poetja Rita Petro vjen me nje roman te ri, me nje projeksion te forte autobiografik per nje kohe qe eshte fshehur thelle ne nenvetedijen e secilit prej nesh dhe qe na dikton shpeshhere menyren sesi e perceptojme te tashmen tone. Kete roman autorja ia ka “besuar” shtepise botuese Onufri.
Libri "Mjete dhe armë" i Brad Smith, i cili është presidenti i Microsoft, flet për sfidat dhe mundësitë që rrjedhin nga përdorimi i teknologjisë në botën tonë, duke u përqendruar në aspektet e sigurisë, privatësisë dhe përdorimit etik të teknologjisë.
Një roman, që nis nga fantazia e një fëmije, por që shndërrohet në një uragan ngjarjesh, duke krijuar një histori që të mban pezull deri në faqen e fundit
Shkencetari i mirenjohur politik Ian Bremmer nxjerr mesime nga sfidat globale te 100 viteve te fundit, - perfshire pandemine – per te treguar se si mund t’u pergjigjemi tre krizave madhore qe do te shpalosen pergjate dekades se ardhshme