Libri-album“GJERGJ KASTRIOTI - SKËNDERBEU NË PULLAT SHQIPTARE, 1913-2017”, me autor studjusin dhe koleksionistin Hysen S. Dizdari, është një libër i rrallë në llojin e vet, i vetmi libër i botuar për Skënderbeun në 105 vjet nga data e emetimit të pullës parë shqiptare nga qeveria e patriotit Ismail Qemali dhe trajton të plotë koleksionin e pullës...
Është ky titulli i botimit të ri që i vjen pasurisë së literaturës dhe studimeve filatelike. Autori i saj është koleksionisti i pasionuar i pullave postare të klasës tematike të florës dhe faunës, koleksionisti i pasionuar Z.Hysen Dizdari.
Ky libër-album doli në qarkullim më datë 5 shtator 2018, në nderim të Shenjtores Nënë Tereza, me rastin e Ditës Ndërkombetare të Bamirësisë, e shpallur nga OKB-ja në vlerësim të kontributit dhe humanizmit të saj.