Flutura Açka

Flutura Açka ka lindur në Elbasan në vitin 1966. Ajo është poeteshë, shkrimtare, botuese dhe politikane; së fundi, deputete e PD-së. Është diplomuar për Statistikë në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1988 dhe për Gjuhë-Letërsi në vitin 2001 në Universitetin e Elbasanit.


Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpi botuese.


Në vitin 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese Skanderbeg Books, me qendër në Tiranë.


Flutura Açka është shumë e njohur me poezinë e saj. Në vitin 1997 ajo mori çmimin ndërkombëtar “Lira e Strugës” në Netët e Poezisë Strugane ku e ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite. Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë evropianë të gjeneratës së re në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli-Europa në Itali. Përfaqësohet me poezitë e saj në pjesën më të madhe të antologjive të poezisë shqipe në gjuhë të huaj dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në shumë gjuhë.


Edhe proza e saj po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, edhe jashtë vendit. Romani i saj i parë “Vetmi gruaje”, është përkthyer dhe botuar këtë vit në gjuhën bullgare.


Romani “Biri” u shpall libri me i mire i vitit 2020 nga Bukinist.al ne kategorine “Romani shqip”. Me kete roman autorja eshte vleresuar me cmimin e pare edhe nga Ministria e Kultures. Tashme, autorja ka disa romane: Kryqi i harreses, Kukullat nuk kane atdhe, Biri, Te ftuar ne rrethin e dhjete. Ne vitin 2022 ka botuar edhe librin me tregime “Tulipane te vonuar”.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 6 nga 6 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 080 Lekë 1 200 Lekë -10% Në stok
    I ri

    Ky libër nuk mëton të zgjojë dhembshuri, as të shpjegojë se sa e tmerrshme është vdekja, si "substanca" që ndërton pikëllim, por se sa tragjike është ta mbyllësh jetën në të ritë e tu të bukur, dhe më tej, se sa fatale është të mos dish ta jetosh atë edhe ashtu, të shkurtër nga fati. Ky "udhëtim" tronditës, më i vështiri i jetës së autores, si qenie dhe...

    1 080 Lekë
    1 200 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Ky roman i ri nga Flutura Açka sjell një kryq harrese, me qëllim për të trokitur dhe zgjuar kujtesën kolektive shqiptare.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 300 Lekë Në stok

    A është ky atdheu që meritojmë? Një grup kukullash, që një çast të caktuar vendosin të dalin në jetën reale, mëtojnë gjatë nëpër Tiranën e ditëve tona, t'i gjejnë përgjigje pyetjeve që i mundojnë, ato dhe qytetarët e vendit të tyre. A do të munden ato ta krijojnë dhe ruajnë identitetin nëpër këtë atdhe të munduar nga politika, nga historia dhe kaosi i...

    1 300 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 300 Lekë Në stok
    I ri

    Kjo rrëfenjë që shtrihet në gjysmëshekullin e fundit shqiptar dhe që merret me shtegtimin e viteve të fundit të mijëra shqiptarëve nëpër botë, është një sagë mirëfilli shqiptare e luajtur në Europën e sotme. Ky rrëfim është një kushtim për dashurinë njerëzore, për dashurinë si sublimim që nuk e zhbën koha dhe një triumf për atdhedashurinë, të tretura në...

    1 300 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri
Shfaq 1 - 6 nga 6 libra