Ernesto Sabato

Ernesto Sabato (lindi më 24 qershor 1911 dhe u nda nga jeta në moshën 99 vjeçare, më 30 prill 2011) është shkencëtar, shkrimtar dhe estet i njohur argjentinas, që pati ndikim të jashtëzakonshëm në letërsinë hispanike dhe botërore përgjatë shekullit të XX. Edhe lexuesi shqiptar e njeh fillimisht përmes romanit “Tuneli” dhe më pas përmes dy veprave të tjera letrare: “Mbi heronjtë dhe varret” dhe “Shkrimtari dhe fantazmat e tij”

Ernesto Sabato lindi më 24 qershor 1911 në Rojas në një provincë të Buenos Aires në Argjentinë. Ai ishte djali i Francesco Sabatos dhe Giovanna Maria Ferrari, që të dy prindër që kishin emigruar nga Kalaria drejt Argjentinës. Gjyshi i Ernesto Sabatos ishte arbëresh, nga San Martino di Finita.


Në vitin 1924 Ernesto përfundoi Kolegjin nacional de La Plata. Këtu ai u takua me profesorin e tij Pedro Henriguez Urena, i cili e mbështeti që në fillesat e para për të shkruar. Në vitin 1929 ai nisi studimet për Fizikë dhe Matematikë në Universtitetin Kombëtar de La Plata.


Në vitet 30 ai u bë pjesë e lëvizjeve komuniste më lëvizjen Insurrexit Group, bashkë me Hecotr Agosti, Angel Hurtado de Mendoza, Paulno Alberdi, etj. në vitin 1033 zgjidhet sekretar i përgjithshëm i Federatës Komuniste të Rinisë, Juvenil. Ai ishte zgjedhur delegat për të shkuar në Moskë, por ndërron rrugë dhe përfundon në Paris, duke refuzuar pjesëmarrjen në Kongresin Ndërkombëtar të Rinisë Komuniste. Në këtë periudhë ai shkruan romanin e parë “La fuente Muda, i cili mbetet i papublikuar.


Në vitin 1936 Sabato rikthehet në Buenos Aires dhe martohet me Matilde Kusminsky Richter. Në vitin 1938 merr titullin doktor në fizikë në universitet. Ai bëri një kërkim për rrezatimin atomik në Institutin Curie në Paris. Në këtë periudhë ai njihet edhe me lëvizjen surealiste në Francë, e cila do të kishte ndikim të thellë në krijimtarinë e tij.


Në fund të jetës së tij, në vitin 1998 Ernesto Sabato kërkoi të marrë shtetësinë italiane. Sabato para se të ndahej nga jeta ka vizituar edhe Shqipërinë, pasi ai është vlerësuar me çmimin Kadare dhënë nga fondacioni Velia për romanin “Tuneli”, të cilin e ka sjellë në shqip përkthyesja Mira Meksi.


Ernesto Sabato u nda nga jeta më 30 prill 2011.


Në fillimin e viteve 40 fillon të shkruajë në shtypin letrar të kohës dhe të njihet me autorë të mëdhenj të letërsisë botërore si Borges, Camus, Tomas Mann etj.


Në vitin 1948 publikohet romani i parë i tij “Tuneli” i ardhur edhe në shqip’ në vitin 1961 botohet romani “Mbi heronjt dhe varret” i cili është konsideruar si një nga dhjetë romanet më të mira të shekullit të XX. Një vitin 1977 ai boton romanin “Engjëlli i Errësisë (Abaddon el exteminador).


Pjesa më e madhe e krijimtarisë së tij i është kushtuar eseistikës. Më të njohurat janë “One and Universe”, “Man and Mechanism”, “Heterodoxy”, “Tango: Discussion and Key”, “Culture in the National Crossroads”, “Dialogues ëith Jorge Luis Borges”, “Begfore the End” “resistance”, “Spain in the diaries of my old age”, etj.


Një nga librat e tij eseistik të përkthyer në shqip është “Shkrimtari dhe fantazmat e tij”.


 

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 7 nga 7 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Në jetën e tij gati njëqindvjeçare, Sabato botoi vetëm tre romane: "Tuneli" (1948), "Mbi heronjtë dhe varret" (1961) dhe "Abadoni, engjëlli i skëterës" (1974), i cili përmbyll trilogjinë. Një histori e errët dhe e fuqishme, e cila zhvillohet në një Buenos Aires klaustrofobik, që parathotë shumëçka për ngjarjet e trazuara politike që do përjetonte pak vite...

    1 200 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    539 Lekë 700 Lekë -23% Në stok
    I ri

    Heterodoksia mund të lexohet si autobiografia shpirtërore e Sabatos. E botuar për herë të parë më 1953, ende sot komunikon me lexuesin për shkak të vlefshmërisë së jashtëzakonshme që ka. Ai preokupim për qenien që e sheh universin e zhveshur nga kuptimi në duart e teknokracisë, rrjedh nga një fuqi apokaliptike, paralajmërimin ndriçues të së cilës kemi...

    539 Lekë
    700 Lekë -23%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Nuk është në stok

    "Mbi heronjtë dhe varret", nga Ernesto Sabato, i sjellë në shqip nga Bajram Karabollit, konsiderohet një nga romanet më të mirë të shek. XX

    1 200 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Ernesto Sabato është ndër shkrimtarët më të mëdhenj botëror, i çmuar për autencitetin, guximin dhe dijen, dnë të cilën bashkohet mjeshtrisht arti dhe shkenca. Në veprat e tij krahas mendimeve të thella, shfaqet edhe një qëndrim thellësisht humanist. I tillë vjen edhe ky libër me ese brilante të shkruar nga autori në vite të ndryshme

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    462 Lekë 600 Lekë -23% Në stok

    Një mesazh, që rrjedh përgjatë tërë librit, i sintetizuar me qartësi të pangatërrueshme në: “Paktin mes të Humburve”, i cili konfigurohet si një manifest programatik autentik; nga një lexim anarkiko-kristian i historisë lind nxitja për një solidaritet themelues të një bote të re, i vetmi, që do të lejojë kapërcimin e tmerreve dhe padrejtësive, mbijetesën...

    462 Lekë
    600 Lekë -23%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Problemi kryesor praktik i një shkrimtari argjentinas? Sigurimi i jetesës pa porostituar letërsinë. Do t'i këshilloja të rinjtë që asnjëherë të mos përpiqen të jetojnë prej saj, dhe aq më pak nga gazetaria, ku punohet dhe shkruhet jo për të shprehur botën tënde, por botën (zakonisht të korruptuar dhe të rreme) të drejtorit të një gazete.

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 7 nga 7 libra