Kategoritë

Lista e librave sipas Shtëpisë Botuese Botimet Çabej

Shtepia botuese eshte krijuiar ne vitin 1997 nga Brikena Çabej, vajza e studiuesit te njohur Eqrem Çabej dhe botim vepra te karakterit albanologjik, studimor, botime per femije, letersi artistike

për faqe
Shfaq 1 - 32 nga 97 libra
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok
    I ri

    Ky vëllim është i katërti i serisë së famshme të përrallave arabe “Njëmijë e një net”, i përkthyer mjeshtrisht nga prozatori dhe përkthyesi Mustafa Greblleshi. Me këtë vëllim mbyllet cikli i botimeve në shqip të këtyre përrallave nga Botimet Çabej.

    900 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    590 Lekë Në stok

    Dashuria, urrejtje, lumturia, dëshpërimi, morali, imoraliteti, lakmia dhe sakrifica, gjithë virtytet e dobësitë e karakterit njerëzor shtjellohen mjeshtërisht në këtë roman grotesk, të shkurtër, por të përsosur, të autorit të madh anglez të shek. XX, vepër që shkëlqen me një dritë të errët në krijimtarinë e gjerë të Graham Greene.

    590 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Leximi i "Çufoja dhe bubi Kaçurrel", "Çufoja në shtëpinë e çudirave", "Filmi i gjeneral Çufos" dhe "Pushimet e Çufos" ka bërë që ky personazh të mbijetojë dhe të bëjë prapësira për afro tre dekada.

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok
    I ri

    Ky roman dha shenjat e para të gjenisë së Dostojevskit, pas të cilit do të vinin kryevepra të tilla si “Vëllezërit Karamazovë” apo Idioti”. Mjeshtror në rrëfim, tronditës në ngjarjen që rrok, ky libër u përkthye nga Nazim Saiti në vitin 1978, teksa ndodhej në burgun e Burrelit

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok
    I ri

    Vepra shkencore e Norbert Jokl në fushën e studimeve mbi gjuhën shqipe ka tematikë më të gjerë se e pararendësve. Ajo rrok historinë e periudhave të kaluara të gjuhës e zbret gjer në shkallën moderne. Edhe në tematikë ajo paraqet diçka tërësore, një sistem në vetvete. Ky botim vjen fal përkthimit të gjuhëtarit të njohur Eqrem Çabej

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Novelat e Luigi Pirandellos, pjesë e përmbledhjes “Shalli i zi e tregime të tjera” konsiderohen një ndër majat më të larta të tregimtarisë italiane. Të ardhura në shqip me përkthimin mjeshtëror të Mustafa Greblleshit, këto novela ruajnë një shqipe të bukur.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    BUTRINITI – Miti i Eneas – Gërmimet, i autorit Luigi Maria Ugolini, arkeologu italian që me punën e jashtëzakonshme të pak vjetëve nxori në dritë gjithë mrekullitë që na gëzon sot syri në Butrint është një libër i shkruar me një stil të thjeshtë po të admirueshëm, ashtu si dinë të shkruajnë veç specialistët e vërtetë. Libri na shpërfaq krejt historinë e...

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 980 Lekë 2 200 Lekë -10% Në stok
    I ri

    Ditët e verës bëhen më të bukura kur vogëlushët e ndjellin fantazinë e tyre me aventurat e derrkucit Çufo dhe shokëve të tij. Prandaj ne kemi përzgjedhur në këto muaj pushimi për të lexuar tre prej librave më të mirë të setit: "Çufoja në shtëpinë e çudirave", "Filmi i gjeneral Çufos" dhe "Pushimet e Çufos". Pas leximit të këtyre tre librave, edhe pushimet...

    1 980 Lekë
    2 200 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok
    I ri

    “ANNA SOROR… është një vepër rinie, por prej atyre veprave që mbeten thelbësore e të dashura gjer në fund, jo vetëm për autoren por edhe për lexuesit. Ajo u shkrua brenda pak javësh në pranverë 1925, gjatë një qëndrimi në Napoli e fill pas kthimit prej tij dhe ka një qendër një marrrëdhënie pasioni të fshehtë mes motrës dhe vëllait

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Një libër i rrallë që skanon gjendjen e Shqipërisë në kohën e pushtimit nazi-fashist, parë nën optikën e një intelektuali të ri të asaj kohe, një shkrimtari të spiktatur dhe një shqipëruesi me vlera të rralla. Botimi është paraprirë me një parathënie nga Ismail Kadare

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    2 151 Lekë 2 390 Lekë -10% Në stok

    Roald Dahl është shkrimtari më i dashur për fëmijët: Autori i “Gjigandi i madh i mirë”, “Shtriga”, “Çarli dhe fabrika e çokollatave” lexohet me një frymë për shkak të efektit magjik. Prandaj po e sjellim këtë set për lexuesit e vegjël. Lojërat e fjalëve aq zbavitëse e të vështira për t'u përkthyer janë sjellë në shqip mjeshtërisht nga shkrimtari Naum Prifti

    2 151 Lekë
    2 390 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    650 Lekë Në stok

    Xhipi i vogël është kaq i apasionuar pas televizorit sa një ditë i ndodh që të përfundojë brenda tij. Ndërkohë, vëllai i tij, Flip, mbetet në shtëpi duke pikturuar. Ndërkohë Xhip kalon sa në një ekran në një tjetër. Xhani Rodari tregon se si u frymëzua për këtë histori. Një histori e thjeshtë dhe absurde, por që në mënyra të ndryshme mund të të mësojë...

    650 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Në stok

    Shkaba është shkruar në verën e vitit 1995, në Deauvillë të Normandisë. Motivi i djaloshit që zbret në "botën e poshtme" është trajtuar për herë të parë te "Vajza e Agamemnonit", në vitin 1985. Duke shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që jep zbërthimi i legjendës, në të dyja veprat, personazhi ndriçohet në mënyra të ndryshme.

    400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    650 Lekë Në stok

    Arkeolog i diktaturës, Kadareja zbërthen hieroglifet e tmerrit, që tiranët e të gjitha ngjyrave u kanë damkosur në trup viktimave të tyre. Është më makiavelike se Makiaveli vetë. - Andre Clavel, L'Evenement du Jeudi.

    650 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    590 Lekë Në stok

    Maksima dhe aforizma të zgjedhura.

    590 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    650 Lekë Në stok

    Jul Cezari është tragjedia e parë e Shekspirit nga tri tragjeditë me temë nga historia romake. Ashtu si "Antoni dhe Kleopatra" dhe "Karioliani", "Jul Cezari" është një dramatizim i ngjarjeve të vërteta. Shekspiri shkruan për Cezarin, Brutin dhe Mark Antonin duke u mbështetur mbi Lives të historianit të lashtë, Plutarkut, si burimi kryesor i subjektit të...

    650 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    390 Lekë Në stok

    Xheni, një qenush i llastuar nga i zoti, një ditë prej ditësh vendos të braktisë shtëpinë dhe të dalë nëpër botë. Xhenit i është mbushur mendja top se jeta ka plot gjëra të tjera. A jeni kureshtarë të dini se çfarë aventurash i ndodhin Xhenit? Lexoni këtë libër të shkrimtarit amerikan Maurice Sendak dhe do të zbaviteni bashkë me të.

    390 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    690 Lekë Në stok

    Sot puna për trupin është pjesë e jetës së çdo njeriu. Kur një grua kalon të 40-at, fillon e shfaqet tek ajo një ndjenjë frike, që e çon shpesh në moskujdesje për veten...Aerobia jo vetëm qëtë bën ta kalosh këtë frikë, por ajo bën mrekullira, jo vetëm për zhdërvjelltësinë ose për lëkurën, por kryesorja të çliron nga dembelizmi.

    690 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    490 Lekë Në stok

    Shqipëria ishte ai guri i madh që i mungonte mozaikut tim, ajo gjysmë e humbur e librit që më kallte kërshërinë me epilogun që nuk mund ta lexoja, ajo letër e humbur që nuk ma kishin nisur kurrë, ajo copë e thyer e pasqyrës në të cilën pashë veten për herë të parë qartazi e të tërë.

    490 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Diana dhe Zana është një përmbledhje shkrimesh kulturhistorike, ndoshta e vetmja në llojin e vet ndër botime shqiptare. Në të përmblidhen ese etnolinguistike, shkruar në moshë të re nga autori. Kontribute të çmuara shkencore që hedhin dritë mbi autoktoninë, po edhe mbi bashkëjetesën dhe marrëdhëniet e pandërprera të etnisë sonë me simotrat e saj.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok

    Ky është i pari botim brenda trojeve shqiptare i fjalorit më të hershëm të gjuhës shqipe që njihet deri sot. Botuar së pari më 1635 në Romë nga Propaganda Fide, Fjalor latinisht-shqip i Frang Bardhit u zbulua e u nxor në dritë nga Mario Roques në Paris, në vitin 1932. Dictionariumi është lexuar e rilexuar, por nga shumëkush është "neglizhuar" qëllimi i...

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Në stok

    Ndonëse i diplomuar në fushën e Ekonomisë, autori ka një botë të thellë, plot ndjeshmëri dhe shprehi poetike të fuqishme. Vëllimi "Endës të pendimit" vjen pasi autori ka shkruar vëllimin "Për ato që nuk thamë dot" (2001). Filmi dhe drama janë sfida që Ilir Haxhi-Kristo i ka kaluar me sukses

    400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Në stok

    Unë kam thënë se pas mendjes dhe besimit tim, dikur gjithçka ishte një kaos, toka, uji, e zjarri gjithë së bashku; dhe me kohë këto formuan një masë, njëlloj si formohet djathi në qumësht, dhe brenda djathit u formuan krimbat që ishin ëngjëjt'' Carlo Ginzburg.

    400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Dukuri të shqipes bashkëkohore është një përmbledhje aktesh e Takimit Shkencor me Prof. Tullio de Mauro që Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, me iniciativë të Rrethit Gjuhësor të Tiranës, organizoi me gjuhëtarin e njohur italian në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë më datë 5-8 tetor 2005. Takimi me De Mauron u zhvillua pikërisht në...

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    750 Lekë Në stok

    Ky tekst është përftesë e dijes, por edhe apsionit të Çabejit 27- vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua në 1936. E ribotojmë sot për herë të parë të shtyrë nga dëshira e përtërimjes së misionit të Çabejit për formimin e vetëdijes brezore, përmes rizgjimit të interesit ndaj gjuhës e kulturës sonë.

    750 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Në këtë histori të shkëlqyer të shekullit XX, analizë e hollë e së shkuarës si mësim për të ardhmen, historiani e dijetari me famë botërore na jep portretin e një shoqërie e epoke që është në ndryshim të shpejtë e të vazhdueshëm, nën presionin e zhvillimeve ekonomike, teknologjike dhe politike.

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok

    Shpesh thuhet se shqipes së sotme i është mpakur melodia; mirëpo veç këtij problemi estetik, ka rëndësi të kuptohet fakti se tëhuajësimi apo vrazhdësia kanë përcaktuar deri diku dhe refraktarizimin e mjeteve të shqipes letrare kundrejt çdo mjeti tjetër që nuk i nënshtrohet plotësisht sistemit normativ.

    900 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Dalja sërish në dritë e Fjalorit të Gazullit mëton të rivendosë raporte të drejta ndërmjet dokumentimit të dy korpuseve gjuhësore shqipe, gegë dhe toskë. Treva e Malësisë së Madhe ku u mbështet Gazulli është burimore dhe shumë pak e cënuar gjuhësisht në krahasim me Shkodrën dhe rrethinat, jo vetëm falë izolimit historik të saj, por edhe për veçoritë...

    1 200 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 32 nga 97 libra