Udhëtim në Malin e Shenjtë View larger

Udhetim ne Malin e Shenjte

Nikos Kazantzakis ZEN0052

New product

Përshkrim i shkurtër

"Sakrifica jote është me e madhe se imja, o mbret", ia ktheu oshënari. "Si është e mundur? – Po ja, unë bëj fli botën e përkohshme, kurse ti bën fli botën e përjetshme".

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Zenit
ISBN9789928113181

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Pjesë nga libri:

-Zgjohu, bir, zgjohu vetë, para se të të zgjojë Vdekja.

"Je dhi"- i thosha, shpesh, shpirtit dhe mundohesha të qeshja për të mos ia plasur vajit, "je dhi o shpirt i ngratë; ke uri dhe, në vend që të hash mish e bukë e të pish verë, merr një letër të bardhë dhe shkruan: mish, bukë , verë. Dhe ha letrën".

-Zoti edhe duron, ç'i kushton koha atij? Është i pavdekshëm. Po njeriu?
-Edhe ky i pavdekshëm është, u përgjigja; vetëm se jo i gjithi; ajo ç'është e pavdekshme brenda tij, mund të bëjë durim.

-Dallimi ynë i madh, Angjelos, është ky: ti beson se e gjete shpëtimin dhe shpëtove; unë besoj se shpëtim nuk ka dhe, duke e besuar këtë, shpëtova.
Miku im më mbërtheu butësisht për krahu:
-Kij durim, tha, mos u mërzit; shpirtin të kemi shëndoshë, ai mos na u rrëzoftë; se, po u rrëzuan disa shpirtra në botë, bota do të shembet; ata janë trarët që e mbajnë. Janë të paktë, por mjaftojnë.
Më shkundi fort:
-Mbahu, Mesolongj i shkretë! tha dhe qeshi.

Po ma merrte frymën lumturia; u ktheva nga miku im dhe hapa gojën, për t'i thënë: "Ç'lumturi qenka kjo!", por nuk guxova; e dija që po të guxoja, magjia do të prishej. Mbaj mend dikur, në Tajget, mbi Spartë, rreth mbasdites, pashë një dhelpër, tek ecte në majë të gishtave, me qafën tendosur, me bishtin e gufuar përpjetë dhe hidhte sipër gurëve një hije të gjatë në ngjyrë vjollce.

Mbajta frymën se mos më nuhaste dhe ikte; mirëpo, nuk i vura dot fre gëzimit dhe, padashur, më shpëtoi një britmë e vockël; dhelpra e dëgjoi dhe, pa arritur unë të shihja se nga mori, m'u zhduk nga sytë. E tillë më është dukur, ngaherë, edhe lumturia në jetën e njeriut.

Befas, u dëgjua një bisedë dhe disa të qeshura; kishim mbërritur, tashmë, në manastir; dy murgj të majmë rrinin ulur në pezulin e pragut dhe bënin shaka me derëtarin. U ndalëm menjëherë, sikur kishim parë gjarpër; miku im më vështroi, tundi kokën:
-Ishte ëndërr, tha, pandehëm një çast se nuk ka njerëz...

Pas disa ditësh, në Malin e Shenjtë, një oshënar gjysmë i çmendur, kacavarur majë një shpelle sipër detit, më tha një fjalë që më la pa gojë:
-Të të them edhe këtë tjetrën që ta dish, shtoi. Një herë, ishte një mbret i madh, i pashëm, hamës, qejfli, me 365 gra në harem. Vajti një ditë në një manastir, i zuri syri një oshënar: "Sa e madhe sakrifica që je duke bërë!" i tha dhe e vështroi me keqardhje. "Sakrifica jote është me e madhe se imja, o mbret", ia ktheu oshënari. "Si është e mundur? – Po ja, unë bëj fli botën e përkohshme, kurse ti bën fli botën e përjetshme".

Data sheet

pages104
ISBN9789928113181
Shtëpia botueseZenit Editions
Published year2013
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiRomeo Çollaku