Bazat e se drejtes Europiane View larger

Bazat e se drejtes Europiane

A. Lazowski Aida Bushati BD0460

New product

Përshkrim i shkurtër

Bazat e së drejtës europiane përfshin një përmbledhje vendimesh nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian nga ekspertja e së Drejtës europiane Aida Gugu Bushati dhe profesori i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e ¬¬¬¬¬Ëestminster-it Adam ?azoëski

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994303526

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

12 other products in the same category:

More info

Aida Gugu Bushati është eksperte dhe lektore e së Drejtës Europiane në Universitetin "Marin Barleti". Është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës (2000). Ajo mban titullin master nga Universiteti i Leçes, Itali (2001) dhe LLM nga Universiteti i Amsterdamit, Holandë (2003). Është doktorante pranë Institutit të Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës. Ka ndjekur trajnime dhe kërkime afatshkurtra pranë Institutit TMC Asser, Holandë; Institutit të Tregtisë Botërore, Bernë, Zvicër. Për më shumë se 10 vjet ka punuar si eksperte ligjore në shumë programe asistence për institucionet shqiptare dhe kryesisht për institucionet e drejtësisë, të mbështetura nga Bashkimi Europian dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Veprimtaria shkencore dhe akademike e zonjës Bushati përmbledh një numër të konsiderueshëm artikujsh dhe kontributesh të tjera në konferenca dhe botime brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu ka qenë lektore e së Drejtës Europianë në Universitetin "Luarasi" në Tiranë dhe Shkollën e Integrimeve Europiane, Kosovë. Është njohëse e mirë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si dhe e shumë fushave të legjislacionit europian. Adam ?azowski është profesor në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të ¬¬¬¬¬Westminster-it (Londër). Është diplomuar në drejtësi dhe ka kryer studimet master (1999) dhe për doktoraturë (2001) në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Varshavës. Gjatë viteve 1999-2003 ka qenë lektor në Universitetin e Varshavës dhe më pas ka punuar si kërkues i së drejtës europiane në Institutin T.M.C. Asser (Hagë, Holandë). Puna e tij kërkimore dhe shkencore përmbledh një numër të konsiderueshëm librash, artikujsh shkencorë, referime dhe kontribute në konferenca dhe botime prestigjoze akademike. Që nga viti 1999, dr. ?azowski ka marrë pjesë aktivisht në shumë trajnime dhe programe për të drejtën europiane për praktikuesit e së drejtës në Shqipëri, Poloni, Bullgari, Rumani, Sllovaki, Maqedoni, Gjeorgji dhe Estoni. Gjatë viteve të fundit, dr ?azowski ka qenë lektor i ftuar në disa universitete evropiane, si Universiteti i Sussex-it (BM), Universiteti i Surrey (BM), Universiteti i Leicester-it (BM), Universiteti i Varshavës (Poloni), Universiteti i Tartu-së (Estoni), Universiteti Libre de Bruxelles (Belgium), Akademia e së Drejtës Europiane (ERA) në Trier (Gjermani), Instituti Europian i Administratës Publike (Luksemburg), Universiteti i Zagrebit (Kroaci), Universiteti i Luksemburgut dhe Universiteti i Roterdamit (Holandë).

Data sheet

pages284
ISBN9789994303526
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë