Reduced price! The growing and developing Earth View larger

The growing and developing Earth

Vedat Shehu BD0359

New product

Përshkrim i shkurtër The Growing and Developing Earth ribotohet pas 20 vjetësh në anglisht në vitin 2004 në Tiranë dhe në 2005-ën në USA. Në libër pasqyrohet progresi i zhvillimeve nga zbulimet epokale, në përpjekjet për të nxjerrë më mirë në pah psenë dhe sinë e rritjes dhe zhvillimit të Tokës, duke e shqyrtuar rruzullin tokësor tamam siç është: një mostër e gjithësisë në duart tona.

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789992750995

540 Lekë

-10%

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

15 other products in the same category:

More info

Formulimi i teorisë: Transformimi i materjes në thelbin e stërngjeshur të bërthamës është shkaku i rritjes dhe zhvillimit të Tokës qysh nga origjina Në këtë formulim janë ngjizur konceptet origjinale që e bëjnë teorinë e Tokës në Rritje dhe Zhvillim teori të pazakontë. Këto konceptime janë: - për trajtat bazë të materjes në transformim; - për konceptimin e energjisë si materje në lëvizje që rezulton në procesin e bashkëveprimit dhe transformimit të trajtave të materjes. - për thelbin energjitik të bërthamës së Tokës si objekt kozmik aktiv; - për modifikimin e origjinës së Tokës në suazën e sistemit planetar; - për rritjen (resp. ekspansionin) e Tokës prej procesit transformues të thelbit të stërngjeshur të bërthamës; - për shkakun e zhvillimit gjeologjik të kores tokësore. Në se do të arrihej të pranohej formulimi i mësipërm, do të krijohej një bazë e re teorike për të orientuar më mire si kërkimet gjeologjike, ashtu dhe ato kozmike. Transformimi i materjes është në bazën e çdo zhvillimi, çdo procesi, por të veçantën e kësaj teorie e shohim tek transformimi i një materjeje të stërngjeshur që shkakton procesin e rritjes dhe zhvillimit të Tokës që nga origjina, si një objekt në një skutë të universit të pafund. Teoria e sotme standarde dhe dominuese e zhvillimit të rruzullit, Tektonika e Pllakave, e ka mohuar alternativën e zmadhimit të tokës, sepse ky koncept, i formuluar së pari nga Montavani, u pat konsideruar absurditet prej teorisë së zhvendosjes së kontinenteve të Vegenerit. Sipas kësaj teorie i vetmi kontinent global i dikurshëm, Pangea, i rrethuar nga oqeani botëror Panthallasa, u coptua dhe mandej pjesët u larguan nga njëra tjetëra, në një rruzull tokësor me rreze fikse. Kjo teori e zhvendosjes së kontinenteve, për mungesë të gjetjes të një shkaku të pranueshëm, pat mbetur në haresë për gjysëm shekulli, gjersa, nga e braktisur, u përtërit dhe u përforcua me të dhënat nga koria shkëmbore oqeanike, kur doli në pah se edhe tabani oqeanik është i ndarë në copa (pllaka) që, ndërsa reciprokisht largohen, në anën tjetër afrohen dhe përplasen me njëra tjetrën. Të gjithë oqeanet i përshkon kreshta mesoqeanike globale që përshkohet, në tërë gjatsinë e saj, nga një thellim apo çarje. Koria në këtë thellim dhe në të dy anët e çarjes është fare e re dhe vjetërohet progresivisht drejtë kontinenteve. Me këto të dhëna të reja, megjithëse revolucionarizuese për kohën, nuk u arrit të pranohej fenomeni i zmadhimit. Një fenomen i tillë kerkonte të thyhej korniza e skemave klasike të hipotezave bazë të planetformimit, gjë që ishte jashtë mundësive të studjuesve të tokës. Nga ana tjetër, kozmologët as që kujtoheshin që të dhënat e bujshme e të papritura, të përftuara rishtas nga Toka, ti integronin me zbulime, edhe më befasuese, nga kozmosi. Pikërisht kjo ngathësi në bashkërenditjen e arritjeve në studimin e dinamikës së kores tokësore, të bërthamës së tokës dhe të objekteve të hapësirës kozmike, ka imponuar pranimin e mekanizmit të sajuar të tetonikës së pllakave edhe në kozmologji (planetarologji).Prof. Vedat Shehu është me origjinë nga Borshi i Vjetër; lindur në Delvinë 1935; diplomuar inxhinier gjeolog (në VSB, Çeki 1959); dekoruar me tre Urdhëra Pune dhe Çmim Republike. Fillimisht ka punuar në kerkimin e mineraleve të dobishme (1959-1962), me pas, deri me tani, në kerkimet dhe studimet inxhiniero-gjeologjike. Ka marre pjesë në shumë veprimtari shkencore: bashkëpunetore në perpilimin e hartës gjeologjike të Shqipërisë, pjesëmarrës në Seminarin Nderkombetar të Urbinos në Itali Konceptet e Reja në Tektonikën Globale (29 Gusht 01 Shtator 2004). Puna e tij është përqëndruar në studime gjeologjike e inxhiniero-gjeologjike të lumenjëve, zonave industriale, urbane, si dhe për problemet e proceseve gjeodinamike: rreshqitjet, tërmetet, ujërat nënëtokesor, etj. Nëpër artikujt shkencor ka nxjerrë në pah një kuptim real hapsinoro-kohor të strukturave gjeologjike, të magmatizmit dhe relativitetin e mbihipjve të zonave të veçanta dhe të krejt Albanideve. Integrimin më të lartë shkencor të tij e gjejmë tek libri Toka në Zhvillim (Tiranë 1988), The Growing and Developing Earth (USA 2005) dhe në këtë botim të zgjeruar.

Data sheet

pages256
ISBN9789992750995
Published year2004
Vendodhja e botimitTirane
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë