Historia e arkitektures moderne (Vell. I) View larger

Historia e arkitektures moderne (Vell. I)

Bruno Zevi BDI0324

New product

Përshkrim i shkurtër

Historia e arkitekturës moderne, shkruar nga Bruno Zevi më 1950, u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa rishikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj. Botimi i tanishëm përmban jo vetëm informacione të përditësuara lidhur me dyzet vjetët në vijim, por dhe një rishikim të thellë filologjik dhe kritik të ngjarjeve, nisur nga arkitektët e revolucionit francez, kur veprojnë figura të mëdha arkitektësh si Wright, Le Corbusier, Gropius, Mies van der Rohe, Mendelsohn, Alvar.

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928103376

2 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

25 other products in the same category:

More info

Në periudhën 1950-90, e ashtuquajtura kriza e lëvizjes moderne përfaqësohet nga një shumësi rrymash, nga neoekspresionizmi tek informalja, nga High-Tech te dekonstruktivizmi, dhe shfaqen personalitete si Scharoun, Kahn, Saarinen, Niemeyer, Rudolph, Erskine, Utzon, Safdie, Johansen, Grupi Archigram, metabolistët japonezë, Foster, Rogers dhe Gehry. Kjo periudhë karakterizohet nga arritje të shumta në truallin e vlerave të komunikimit dhe nga propozime për urbanistikën e habitatin e së ardhmes. Ndërmarrja në arkitekturë, dhe rikuperimi i Kitsch-it metropolitan, i promovuar nga pop-arti, do të strukturojnë një gjuhë ku bazohet teknologjia e bollëkut dhe ajo e varfërisë, projektimi me kompjuter dhe ai spontan a vernakular. Një arkitekturë e lartë dhe popullore, ku kërkimi estetik më i përparuar e mbështet regjistrimin e ngjarjes, duke e bërë procesin krijues të kuptueshëm nga të gjithë. Ky vëllim i parë ndiqet nga një i dytë, që është plotësuesi i tij historik dhe konceptor, i pasuruar nga tabelat kronologjike për vitet 1725-1995, nga bibliografia më e gjerë e mundshme dhe një tregues i emrave, vendeve dhe imazheve aktuale.

Data sheet

pages784
ISBN9789928103376
Published year2012
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiArta Marku