Koleksioni ne shqip i Paulo Coelhos

Paulo Coelho TO0345

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky set vjen i dedikuar për të qenë në bibliotekën e të gjithë adhuruesve të një prej autorëve më të shitur në botë. Në të janë përfshirë veprat: “Alkimisti”, “Brida”, Alefi”, “Zahiri”, “Shkelja e kurorës”, “Spiunia”, “Veronika vendos të vdesë”, "Njëmbëdhjetë minuta", “Dorëshkrim i gjetur në Akra” dhe “Fitimtari është i vetëm”

More details

98 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena

7 470 Lekë

-10%

8 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me 10 libra përmban këta tituj:

1. “Spiunia”, - përkthyes Erion Gjatolli

Paulo Coelho kthehet me portretin e jashtëzakonshëm të një gruaje, një roman aventure dhe formimi, fryt i një pune kërkimore mbi dokumente të pabotuara, por të realizuar me syrin e një narratori, i cili, nga jeta e Mata Harit, sjell një mesazh të ditëve tona, për gratë dhe burrat e sotëm.

2. Veronika vendos të vdesë, përkthyes Nonda Varfi

Veronika, një vajzë e re dhe e bukur sllovene, duket sikur ka arritur gjithçka ka dashur në jetë. Megjithatë, nuk është e lumtur.

Më 21 nëntor 1997 vendos të vrasë veten. Përçapja për vetëvrasje e çon në spitalin psikiatrik të Viletes, ku njeh të çmendur të vërtetë dhe një popullsi normale, që ngjan të jetë strehuar pas mureve të lartë të çmendinës nga frika e së panjohurës, dëshira për të qenë e sigurt ose nga lodhja e jetës rutinë. Atje, Veronika kupton se në çdo çast të jetës sonë mund të zgjedhim mes jetës dhe vdekjes dhe të njohim një pjesë të çmendurisë sonë.

3. Dorëshkrim i gjetur në Akra”, përkthyer nga Erion Gjatolli

14 korrik 1099. Ndërsa Jerusalemi përgatitet për dyndjen e kryqtarëve, një burrë grek, i njohur si Kopti, mbledh gjithë banorët e qytetit, të rinj e të moshuar, gra e fëmijë, në sheshin ku Pilati kishte dorëzuar Jezuin drejt fundit të tij. Mes gjindjes përreth ka të krishterë, hebrenj e myslimanë, të mbledhur trumë, në pritje të fjalimit që duhet t’i përgatisë për betejën e afërt, por Kopti nuk do t’u flasë për të: plaku i urtë i grish të kthejnë shikimin nga mësimet e jetës së përditshme, nga sfidat dhe nga vështirësitë që duhen përballur.

Sipas Koptit, mençuria e vërtetë buron nga dashuria, nga dështimet e vuajtura, nga ditët e krizës, po aq sa nga të lavdisë, si dhe nga bashkëjetesa e përditshme me pashmangshmërinë e vdekjes.

Dorëshkrimi i gjetur në Akra, është një ftesë për të reflektuar mbi parimet tona dhe mbi humanizmin tonë; është një himn për jetën, për të jetuar çastin kundër vdekjes së shpirtit.

4. “Fitimtari është i vetëm”, përkthyer nga Nonda Varfi

Igor Malev ka vetëm një gjë në mendje; ish- gruan e tij Evën. Edhe pse një burrë i pasur, tërheqës, e me një karizmë natyrale, ajo e la për një stilist të famshëm. Një plagë kjo, nga e cila nuk arriti asnjëherë ta merrte veten. Kështu vendosi ta rifitonte. Nën sfondin e Festivalit të Kanës, rrethuar nga luksi dhe teprimet e aristokracisë së re, midis fituesve të garës hedoniste filloi një betejë njëzetekatërorëshe. Fakti që Igori ishte një burrë me një forcë të rrallë e me një inteligjencë mprehëse, nuk do të thotë që ky do të ishte një ribashkim i zakonshëm dhe paqësor, sepse ai i ka bërë vetes premtimin që të shkatërrojë çdo gjë që ndërhyn midis tij dhe së dashurës së tij. Dhe ai e mban gjithmonë premtimin.

5. “Brida”, përkthyer nga Harris Murana

Brida është një vajzë e re irlandeze, e dashuruar me një fizikan të ri, Lorencin. Ajo ka ndjerë një thirrje të brendshme të misterit dhe prandaj shkon dhe i kërkon një magjistari të njohur si Mjeshtri i Madh, personazh nga kryesorët në roman, t’i mësojë magjinë. Këtu zë fill një subjekt që do ta përfshijë këtë vajzë në eksperienca të jashtëzakonshme që kanë të bëjmë me përballjen e saj me dhuntinë e lindur prej shtrige, me lidhjet që krijon e mësimet që merr nga mbretëresha e stregonerisë irlandeze, Ëiça, me takimin në hipnozë me një prej paraardhëseve të saj nga mesjeta, që është djegur në turrën e druve nga inkuizicioni, me njohjen e Gjysmës

6. “Zahiri”, përkthyer nga Durim Taçe

Një ditë, një shkrimtar i famshëm zbulon se gruaja, korrespondente lufte, e ka braktisur pa lënë gjurmë dhe pa i dhënë asnjë shpjegim. Pavarësisht suksesit që vazhdon të gëzojë dhe një dashurie të re, që bëhet pjesë e të përditshmes së tij, mendimi i mungesës së gruas vazhdon ta mundojë dhe i pushton mendjen derisa e hedh në një përhumbje totale.

7. “Njëmbëdhjetë minuta” , përkthyer nga Durim Taçe

“Njëmbëdhjetë minuta” rrëfen historinë e një vajze, Maries, nga një provincë e Brazilit, e cila mbetet zemërthyer nga përvoja e saj e parë në dashuri. Ndaj dhe që në moshë fare të njomë ajo druhet se s’ka për të gjetur kurrë ndonjëherë dashurinë.

Si pasojë e një takimi rastësor në Rio, ajo gjendet në Gjenevë, me ëndrrën e famës dhe fatit, por që përfundon rrugëve si prostitutë. Në Gjenevë Maria largohet edhe më shumë nga dashuria, ndërkohë që ndihet e magjepsur me seksin. Por në fakt ky qëndrim i saj i dëshpëruar ndaj dashurisë vihet në provë kur ajo takon një piktor të ri, të pashëm e të famshëm.

Në këtë odise vetëzbulimi, Maries i duhet të zgjedhë midis rrugës së errët të kënaqësisë seksuale si qëllim në vetvete apo të rrezikojë gjithçka për të gjetur “dritën e saj të brendshme” dhe të seksit të shenjtë, pra të seksit në kontekstin e dashurisë.

8. “Alkimisti”, përkthyer nga Nonda Varfi

Ndodh që një herë në disa dekada të botohet një libër që ndryshon jetën e lexuesve të tij përgjithmonë. Alkimisti është libri që tashmë mban statusin e romanit modern, por në thelb klasik.Në të përshkruhet një histori e shkëlqyer në thjeshtësinë dhe urtësinë e vet, historia e një bariu të ri andaluzian me emrin Santiago, i cili guxoi të udhëtonte nga vendlindja e tij, Spanja për në Afrikën e Veriut në kërkim të një thesari të fshehur te Piramidat e Egjiptit.

Gjatë rrugës takoi një grua të re cigane mjaft të bukur, një burrë që vetëquhej mbret dhe një alkimist, të cilët e ndihmuan Santiagon në kërkimin e thesarit të vet. Po cili ishte në të vërtetë ky thesar? Asnjë prej tyre nuk e dinte se për çfarë thesari bëhej fjalë, dhe vetë Santiago e kupton gjatë rrugës duke hasur pengesa nëpër shkretëtirë. Por ajo çka nisi si një aventurë djaloshare, përfundoi me mësimin se thesari gjendej pikërisht në shtëpinë e vet. E brishtë, ndjellëse dhe thellësisht njerëzore, historia e Santiagos është një testament i përjetshëm për të realizuar ëndrrat tona duke dëgjuar zërin e zemrës.

9. “Alef”, përkthyer nga Edlira Hoxholli

Subjekti i këtij romani është udhëtimi i Paolo Coelho-s gjatë muajve mars dhe korrik të vitit 2006, nëpër tre kontinente: Europë, Afrikë dhe Azi - një udhëtim në kohë dhe hapësirë, me të kaluarën dhe të tashmen, gjithmonë në kërkim të vetvetes.

10. “Shkelja e kurorës”, përkthyer nga Ilirjana Agalliu

 Linda është 31 vjeç dhe në sytë e të gjithëve jeta e saj është e përsosur. Ajo banon në Zvicër, në një nga vendet më të sigurta të botës, ka një martesë të fortë dhe të qëndrueshme, një burrë që e do shumë, fëmijë të këndshëm që sillen mirë, si dhe punën e saj si gazetare në një të përditshme të rëndësishme.

Data sheet

Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1