Kronika magjike per pushime

SET0040

New product

Përshkrim i shkurtër

Gabriel Garcia Marquez dhe Isabelle Aliende janë dy prej shkrimtarëve më të shquar të realizmit magjik, i cili vazhdon të mbaj gjallë pas vetes lexues edhe në ditët tona. Prandaj ne kemi përzgjedhur dy botimet më të fundit në shqip të këtyre dy autorëve: “

More details

901 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

1 800 Lekë

-10%

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra përmban:

1. Shuma e ditëve nga Isabel Allende 

Kam mësuar që çdokush është përgjegjës për dhimbjen e vet. Vitet që pasuan vdekjen e së bijës, Paulës, Isabel Alende i përshkruan në formë ditari, duke bërë një kronikë të familjes, të cilën e ka mbledhur me mund në Kaliforni. Kujtimet ndërthuren me reflektimet mbi jetën, mbi veprën e saj dhe mbi botën bashkëkohore.

Marrëdhënia dashurore me burrin e dytë, Uillin, dhe ankthi për të krijuar dhe për të mbrojtur një fis të gjerë familjar janë dy lajtmotivet kryesore që mbajnë unitetin e së tërës. Isabel mban bashkë – në kuptimin e mirëfilltë të fjalës – një klan shumë të larmishëm me njerëz dhe e qeveris si një patriarke e vërtetë. E si mund të dyshosh për këtë prirje të saj pasi ke lexuar “Shtëpia e shpirtrave”?! Dhe, paçka se ndonjëherë bujaria tejkalohet e shndërrohet në ushtrim pushteti dhe në kontroll të jetës së të tjerëve, është po kaq e vërtetë se nga ky portret i gjallë dalin në pah vlerat e padiskutueshme të familjes së zgjeruar, si vend i dashurisë dhe i mirëkuptimit. Nëse aventurat e fisit dhe “të mbretëreshës” së tij luajnë rolin kryesor, nuk mungojnë reflektimet mbi pasiguritë e kohës, mbi dobësitë e një karakteri të fortë, mbi shpërblesën e shpirtgjerësisë, mbi aftësinë për të ndryshuar dhe, tekefundit, mbi dhuntinë për ta parë veten në mënyrë ironike. “Shuma e ditëve” është një kronikë dashurish që na përket nga afër.

2. Për dashurinë dhe demonë të tjerë nga Gabriel Garcia Marquez

Kur një doktoreshë shfaqet në pragun e derës së Marquis de Casalduero-s dhe parashikon një sëmundje tërbimi në qytetin e tyre port në Kolumbi, ai i shpërfill pretendimet e saj – deri në momentin kur dëgjon se vajza e tij e vogël, Sierva María, ishte një nga katër personat e kafshuar prej një qeni të tërbuar dhe e vetmja që kishte mbijetuar.

Sierva María duket krejt e padëmtuar – por, ndërsa thashethemet për sëmundjen e tërbimit përhapen, Marquis dhe gruaja e tij, habiten me shëndetin e saj që vijonte të ishte mirë.

Në një qytet të mbërthyer nga supersticioni, nuk do të kalojë shumë kohë derisa ata apo kushdo tjetër, ta shohin mbijetesën e saj si të pushtuar nga djalli dhe fuqitë e saj të mbinatyrshme, si shkaktaret e fatkeqësive të qytetit.

Vetëm një prift i ri në moshë, i ngarkuar me detyrën për të përzënë shpirtin e keq, kupton shëndetin e mirë të vajzës. Por a mund ta bindë ai qytetin se nuk është vajza ajo që ka nevojë për shërim?

Data sheet

PërkthyesiArdian Beshaj dhe Erion Karabolli