Dashuri qe flasin - me Marquezin dhe Meksin

Grup autorësh BO0262

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky set ka dy autorë dhe një përkthyes: Gabriel Garcia Marquez me “Kujtime kurvash të trishta” dhe librin me tregime dhe novela “Flutura mes gjinjëve” të Mira Meksity, - janë dy libra plot magji që i japin një përmasë tjetër dashurisë tuaj....

More details

23 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri

1 350 Lekë

-10%

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti përmban këto libra:

1. “Kujtime kurvash të trishta” nga Gabriel Garcia Marquez. Vetëm këtë libër mund ta porositni tek linku KËTU.

Ky është një libër për dashurinë. Për dashurinë, që e gjen njeriun në fundin e një jete të çuar dëm, që ka shkapërdarë trupin me seks pa dashuri, por pa e prekur askund shpirtin.

Kjo dashuri, që i ndodh, është shkatërruese dhe magjepsëse, i mbush qenien me kuptim, i shndërron në një pamje tjetër gjërat e zakonshme dhe frymon ngrohtësi njerëzore, në profesionin që ishte kthyer në një zanat të mjerë.

Por ky është edhe një libër për pleqërinë. Për atë moshë, kur ende dëshirat vlojnë, por forcat vijnë e treten dhe njeriut i mbetet urtësia e fundit: të shohë pa zbukurime dhe iluzione të kota gjithë bukurinë, mizorinë dhe rrjedhën e rrëmbyeshme dhe pakthim të jetës.

2. “Flutura mes gjinjve” nga Mira Meksi. Vetëm këtë libër mund ta porositni tek linku KËTU.

Mira Meksi vjen me një përmbledhje tregimesh dhe novelash para lexuesit shqiptar: Pas suksesit me dy novelat “Vrasje në Venecia” dhe “Pa zemër në kraharor”, botuar gjatë vitit 2016, tashmë janë në një koleksion 16 tregime mistike dhe fantastike, që shënojnë një pamje të re të prozës së shkurtër shqipe

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1