Dashuria është një defekt i mrekullueshëm View larger

Dashuria eshte nje defekt i mrekullueshem

Graeme Simsion BD0136

New product

Përshkrim i shkurtër

Nëse je në kërkim të femrës ideale për tu martuar, Projekti i Gruas së gjenetistit Don Tillman do t’iu vijë në ndihmë që të bëni zgjidhjen ideale. Megjithëse, të tjerë duam, të tjerë na duan dhe të tjerë marrim. Por, çfarë i ndodh Donit tonë me Rozi Xharmanin?....

More details

499 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994303830

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Don Tillmani do të martohet. Vetëm se nuk e di ende me kë. Projekti i Gruas do ta zgjidhë këtë problem. Ai ka hartuar një pyetësor prej gjashtëmbëdhjetë faqesh për ta ndihmuar që të gjejë partneren e përkryer. Në mënyrë kategorike, ajo nuk duhet të jetë banakiere, duhanpirëse, alkooliste apo njëra nga ato që vjen me vonesë në takime.

Rozi Xharmani i ka të gjitha këto gjëra. Ajo është gjithashtu e shkathët, e zgjuar dhe e bukur. Dhe po bën një kërkim për të gjetur babanë e saj biologjik – një kërkim për të cilin Doni, profesor gjenetike, mund të jetë në gjendje ta ndihmojë.

Projekti i Gruas i mëson Donit disa gjëra të paparashikuara. Pse gjatësia e llapës së veshit është një tregues i pamjaftueshëm i joshjes seksuale? Pse akullorja shijon ndryshe në Nju-Jork? Pse ai nuk ka shkuar asnjëherë në një takim të dytë dashuror? Dhe pse, me gjithë përpjekjet më të mira shkencore, ti nuk e gjen dot dashurinë: dashuria të gjen ty.

Komente mbi librin

“Megjithëse mund të na bëjë shumë për të qeshur, romani Dashuria është një defekt i mrekullueshëm është një reflektim serioz mbi nevojën që kemi për shoqëri dhe identitet. Don Tillmani është një tregimtar sa i ngathët e harraq, aq dhe i dashur e magjepsës.”

John Boyne

“Bota do të dashurohet me Donin dhe Rozin dhe mua nuk më pritet deri sa kjo të ndodhë.”

Jill Mansell

“Nuk ka asnjë dyshim se heroi i pangjashëm Don Tillman do ta pushtojë botën, në mos me sulm, sigurisht me argument racional... Tejet zbavitës, prekës dhe kaq i mprehtë e nxitës sa të duket sikur dëshiron të hidhesh në botën e romanit dhe të bashkohesh me të.”

Australian Woman Weekly

 

Data sheet

pages300
ISBN9789994303830
Published year2014
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaqo Trajçe
RomanRomancë&Pasion