Doktor Zhivago

Boris Pasternak FNK0249

New product

Përshkrim i shkurtër

Romanit "Doktor Zhivago" është ndërtuar mbi fatin e disa familjeve. Është një rrëfim epik mbi efektet e revolucionit rus mbi familjet borgjeze.

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fan Noli
ISBN9789928251374

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Juri Zhivago, alter-egoja e shkrimtarit Pasternak, është poet, filozof, fizikan, jeta e të cilit është ndërlikuar nga lufta dhe dashuria për Laran, gruaja e një revolucionari. Natyra e tij e butë dhe shpirti artistik e bëjnë të ndjeshëm ndaj brutalitetit të kohës. Poemat që ai shkruan përbejnë disa nga pjesët më të bukura në libër. "Doktor Zhivago" u cilësua si antisovjetik në ish-Bashkimin Sovjetik, ndërkohë që në perëndim u kthye në bestseller dhe në vitin 1958 Pastërnakut iu akordua edhe Çmimi Nobel në Letërsi, të cilin ai u detyrua të mos e pranojë.

Pjesë nga libri:

Oh çfarë dashurie ishte ajo, e lirë, e paparë, nuk ngjante me asgjë! Ata mendonin siç këndojnë të tjerët!

E dashuronin njëri-tjetrin jo nga pashmangësia, jo "të ndezur nga pasioni", siç përshkruhet shpesh rrejshëm.

Ata e dashuronin njëri-tjetrin, sepse këtë e donte gjithçka përreth tyre: toka nën këmbët e tyre, qielli mbi kokat e tyre, retë dhe pemët. Ajo dashuri u pëlqente gjithçkaje e të gjithëve që i rrethonin, ndoshta, më shumë se vetë atyre. Të panjohurve në rrugë, largësive të rreshtuara për shëtitje, dhomave, në të cilat ata banonin dhe takoheshin.

Ah, po, pikërisht kjo ka qenë kryesorja që i bashkonte dhe i afronte! Kurrë, kurrë, madje edhe në çastet e lumturisë më të madhe, më të çmendur nuk i braktiste gjëja më e lartë dhe më interesante: kënaqësia nga ngjizja e përgjithshme e botës, ndjesia e përkatësisë së vetë atyre ndaj gjithë tablosë, e përkatësisë ndaj bukurisë së gjithë pamjes, ndaj tërë kozmosit.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages626
ISBN9789928251374
Shtëpia botueseDoctor Zhivago
RedaktoriRexhep Hida
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiXhemile Zykaj