Lulet e skajbotës View larger

Lulet e skajbotes

Namik Dokle TO0308

New product

Përshkrim i shkurtër

Ai erdhi sërish me një roman të ri. Për të na trazuar fort shpirtin në të gjitha skutat e tij, përmes fletëve të bardha të shkruara magjishëm. Te ky roman lodrojnë bashkë, në një gjeografi sa reale aq edhe mistike, jeta dhe vdekja, dashuria dhe urrejtja, dhimbja dhe gëzimi, krenaria dhe përçmimi, e shkuara dhe e tashmja; qielli, toka dhe nëntoka. Kjo botë që njohim, por edhe një botë tjetër atje, në skajin ku njerëzit përveç ajrit frymëmarrin ende mite dhe legjenda

More details

101 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928235497

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Mes këtyre faqeve, që i përpin gjatë leximit, është jeta e një popullsie të tërë, e cila e meriton të njihet, e rrokur e gjitha me një dorë. Me dorën e djathtë të autorit që e ka shkruar, përmes një stili sa realist, aq edhe magjik, përmes përshkrimesh sa të gjalla e të prekshme, aq edhe poetike e onirike. Bashkë me “Vajzat e mjegullës”, që kurrsesi s’mund të mjegullohen në memorien tonë të leximit, i ftoj lexuesit të nuhasin këtë aromë krejt unike nga “Lulet e skajbotës”.

Anrila Spahija

Romani i ri i Namik Dokles ngërthen periudhën postkomuniste në Gorën e Shqipërisë, ndërkohë edhe me jehonë të fuqishme mbarëballkanike. Ky kapitull i ri i historisë, në tranzicion dhe trazime, përshfaq një sistem tjetërsoj vlerash.

Gora mbërthehet nga eksodi biblik, kur njerëzit braktisin vatrat shekullore, shpërndahen nëpër botë si “zogj pa krahë”. Braktisje dramatike, dhimbje, trishtim, vuajtje dhe lot.

Romani ka strukturë moderne dhe personazhet, pavarësisht cilës shtresë shoqërore i përkasin, janë thellësisht mbresëlënëse. E veçanta e romanit është emocionaliteti i fuqishëm që të ngjallin fatet drithëruese të njerëzve të thjeshtë.

Sadik Idrizi

Poet dhe filolog, profesor në Universitetin e Prizrenit

Nga kronika familjare apo e një fshati të vetëm, Namik Dokle arrin të ndërtojë kronikën e një krahine dhe të një vendi të tërë, të endë sagën për popullin e vet.

Adijata Ibrishimovic

Profesoreshë e “Letërsisë së krahasuar”, Universiteti i Sarajevës

 

Fragment nga Libri

Unë për vete e ndiej që po vij te ti si një libër i hapur, që të më njohësh dhe pranosh në liri të plotë, autentike dhe të sinqertë; me gjithçka të papërkryer që bart, me harenë time latine, me përvojat e mia personale e të njëmendta, me ëndrrat dhe zhgënjimet e mia, me pyetje pa përgjigje ndoshta, me shumë dashuri për ty, me dëshirën e papërmbajtur që të të dëgjoj ty dhe të ndajmë disa ditë në këtë Madrid të mrekullueshëm, që nuk e imagjinoj dot ndryshe.

***

Kaluam bashkë ditë të veçanta, Andrin... kemi përkëdhelur njëri-tjetrin dhe kjo përkëdhelje mund të ketë sjellë ndjesi të ndryshme për secilin prej nesh. Por ne na bashkoi, mbi të gjitha, dëshira për të kaluar nga idealja te konkretja. Jemi përkëdhelur, jemi njohur, kemi zbuluar dhe jemi habitur njëri para tjetrit. Jo për të ndërtuar thjesht disa kujtime, që mund të na ushqejnë disa muaj apo disa vite. Jo, si më the një ditë, aq bukur, për të mbajtur kujtimet tona, unë, ti dhe Madridi duhet të futemi brenda nesh, brenda njëri-tjetrit. Ishin tetë ditë të jashtëzakonshme!

Secili nga ne do të mbartë në çantën e jetës atë që pati mundësi të marrë nga ato tetë ditë të mrekullueshme. Secili do të dijë më pas cila ishte pasuria, dëshmi e çantës me të cilën erdhi dhe po kthehet, me mësimet, përfytyrimet, me siguritë dhe dyshimet, me skemat e prishura dhe dilemat e reja. Unë dukem më ambicioze. Unë e dua këtë përjetim shumë më tepër sesa një novelë kujtimesh. E dua për ta ndërthurur me jetën time si një hark ylberi që, sigurisht, nuk shfaqet çdo ditë, por që bën dritë horizontin sa herë që bufton nga qielli dhe nga toka.

Dhe nëse, më në fund, akoma dëshiron të flasim për kujtimet, të lutem të mbash kujtimin tënd, të cilin unë e kam futur thellë në shpirt, kujtimin e Andrinit të qeshur, gazmor, që bën shpesh si fëmijë, të Andrinit që gjen kohë për vetveten, që i flet dikujt, që e vështron në sy, mbi të gjitha si Andrin, Andrini me frikë dhe dyshime, Andrini i sigurt, Andrini i tërë... Ky është kujtimi që në thelb unë po marr prej teje...

Më fal nëse nuk kam ditur të të kuptoj, nëse kam qenë e bezdisshme ose kam thënë fjalë që mund të të kenë mërzitur.

Dashuria, Andrini im, nuk mbaron nga një ditë në tjetrën thjesht me vullnetin tonë. Të paktën, jo dashuria ime.

Ende shpresoj që të më thërrasësh ose të më shkruash ndonjë ditë kur të mundesh. Do të ishte shumë e dhimbshme për mua po të mos marr asnjë lajm, asnjë shenjë nga ti...

Data sheet

pages256
ISBN9789928235497
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat12 x 20
RomanPsikologjik
I ri1