Reduced price! Muza e erret View larger

Muza e erret

Armin Ohri BDI0391

New product

Përshkrim i shkurtër Muza e errët, pjesa e parë e një serie kronologjike romanesh të lidhur me njëri-tjetrin një histori e ndërlikuar e krimit që përdor teknikën ose formulën, e zbritjes nga lart-poshtë. Që në faqet e para lexuesi mëson se vrasësi është një profesor i filozofisë, i cili me gjakftohtësi e me përllogaritje të menduara mirë vret një prostitutë. Lexuesi e ndjek në çdo hollësi të vrasjes, madje profesori troket te dera e fqinjit dhe e pohon krimin. Ky roman na vjen nga dora e mjeshtrit të përkthimit të gjuhës gjermane Afrim Koçi.

More details

501 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928217042

720 Lekë

-10%

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Mbi librin Berlin, 1865. Qyteti rënkon nën peshën e vapës dhe qytetarët ndjekin me frike dhe kërshëri rastin e fundit kriminal: thuhet se profesori Boto Golc paska vrarë në mënyrë barbare një prostitutë të rastit.Të gjitha provat flasin kundër dijetarit të shquar, ndaj ai do të dalë përpara gjyqit. Procesin do ta ndjekë nga afër Jul Benthajmi, një student i ri në Drejtësi, i cili punon edhe si skicues i vendkrimeve dhe gjyqeve.Shumë shpejt kuptohet se asgjë nuk është aq e qartë sa mendonte në fillim prokuroria, dhe vrasësi i hamendësuar po e tërheq për hunde drejtësinë prusiane. Juli sa vjen e bindet se profesori gjenial po ndjek një strategji të mirëmenduar, në fund të së cilës mund të shohim kapitullimin e sistemit gjyqësor prusian...Komente mbi librin "Berlini i Bismarkut si skenë seksi dhe dhune. Një rrëfim që të rrëmben mbi mjeshtërinë kriminale të vrasjes. Një vorbull trullosëse ngjarjesh me fuqi tërheqëse."Büecher Magazin"Në vëllimin e parë të serisë me protagonist vizatuesin e vendkrimeve Jul Benthajm, Armin Öhri rrëfen historinë e një vrasjeje të rafinuar dhe njëherësh na sjell para syve një tablo magjepsëse të epokës bismarkiane. Në këtë roman policor, Muza e errët, tashmë të nderuar me çmim, Armin Öhri na ofron një rrëfim shumë të zhdërvjellët, intrigues dhe plot detaje."E përditshmja e Sent Galeni

Data sheet

pages224
ISBN9789928217042
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAfrim Koçi