Shtegu i parfumeve View larger

Shtegu i parfumeve

Cristina Caboni BDI0246

New product

Përshkrim i shkurtër

“Shtegu i parfumeve” është kthyer tashmë në një fenomen editorial ndërkombëtar. Ai po botohet në të gjithë Europën, deri tani në 19 gjuhë. Cristina Caboni është një autore që të magjeps dhe të emocionon, të mallëngjen dhe të mahnit me historinë e paharrueshme për pasiguritë e shpirtit njerëzor, që vetëm dashuria më e thellë mund t’i shërojë

More details

499 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928426017

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Elena nuk beson më tek askush. Ka humbur sigurinë dhe nuk beson më te dashuria. Vetëm kur krijon parfumet e saj, arrin të largojë të gjitha pasiguritë. Vetëm kur pushtohet nga esencat e luleve, të drurëve dhe erëzinave, di si t’i mposhtë frikërat e veta.

Parfumet janë shtegu i saj drejt zemrave të njerëzve. Ato flasin për mendimet më të thella, për shpresat më të fshehta: irisi dhuron besim, mimoza jep lumturi, vanilja mbron, gjineshtra ndihmon të mos e lëshosh veten. Dhe Elena prej kohësh ka mësuar të jetë e fortë.

Që nga dita kur e ëma e braktisi, atëherë kur ishte veç një vajzë e vogël, që kishte nevojë për dashuri e përkëdhelje. Që atëherë, ka mundur t’ia dalë mbanë e vetme; Që atëherë, ua ka mbyllur dyert emocioneve të veta.

Tanimë, njëzet e gjashtë vjeç, fati vazhdon ta vërë përpara provash, por dhuntia e saj e veçantë i ndriçon rrugën që duhet të zgjedhë. Një rrugë e cila e çon në Paris, kryeqytetin e parfumeve, ku aromat përgatiten ende sipas një arti të lashtë.

Elena ka një mënyrë të sajën për të kuptuar dhe përmbushur dëshirat: është e zonja të krijojë parfumin e duhur për të rifituar një dashuri të humbur, për të kapërcyer drojën, për të gjetur qetësinë shpirtërore.

Por ende nuk ka mundur të krijojë esencën që do ta ndihmojë të bëjë paqe me të kaluarën e vet. Vetëm një person e ka në dorë çelësin për të hyrë në shpirtin e saj dhe për të shëruar plagët: Kaili.

Kaili, i cili e njeh fare mirë brishtësinë e një luleje dhe di si ta mbrojë e dashurojë. Sepse edhe fara më “kokëfortë”, kur dielli zë e ngroh, gjen forcën për të lulëzuar.

Data sheet

pages392
ISBN9789928426017
Published year2015
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRenato Kalemi
RomanPsikologjik