Tranzicioni politik shqiptar dhe fenomeni Rama

Pjetër Meta PM0001

New product

Përshkrim i shkurtër

Libri trajton në zhanrin publicistik zhvillimet më të fundit politike në vend duke shtjelluar në shumë aspekte politikën dhe qeverisjen e kryeministrit Edi Rama. Autori përpiqet që të bëjë një vlerësim të reformave që ka realizuar dhe të mundësive në të ardhmen.

More details

900 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928082848

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Thanë për librin

Drejtuesin e ri politik të të majtës shqiptare, Edi Rama, publicisti Pjetër Meta e gjen më së pari në mjedisin mbijetues shqiptar, pikërisht në nevojën e shqiptarëve për dritë dhe guxim, por pa iu shmangur aspak thelbit social të rëndësishëm të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, çështjeve ekonomike. Autori ka një epërsi të padiskutueshme në krahasim me shumë autorë të tjerë, të cilët kanë shkruar për politikën dhe tranzicionin shqiptar, qasjen e interpretimit ekonomik të zhvillimeve në vend.

Jam i prirë ta besoj dhe të mbijetojë në zhvillimet politiko- sociale nëpër të cilat po kalon Shqipëria çështja e liderit, të cilës autori i librit i beson shumë. Teza të tilla duhet kohë të vërtetohen, por rrugëtimi politik i Edi Ramës sapo ka filluar. Mbijetesa e ideve të tij politiko- sociale duhet kohë dhe rrethana të reja të vërtetohen, ato duhet të fillojnë të jetësohen në jetën dhe veprimtarinë ekonomike të vendit dhe të shtetit ligjor.

Pjetër Meta është përpjekur ta shohë në dy rrafshe të dukshme nga të gjithë liderin politik Edi Rama, në veprimtarinë praktike, të punës së tij si njeriu, që është kurajoz, guximtarë dhe me një projekt social, i cili më së shumti është brenda koncepteve të tij dhe në rrafshin tjetër të dukshëm dhe të përditshëm, në luftën politike me kundërshtarin politik, që zakonisht është lideri tradicional i të djathtës shqiptare.

Përmes ngjarjeve të shumta politike, protagonistëve të tjerë politik, të majtë dhe të djathtë, Pjetër Meta ka arritur të sjellë një perceptim real, se 25 vitet e pluralizmit politik janë shndërruar në një luftë, e cila në fund të fundit as më pak as më shumë, ka qenë një betejë kolltukësh. Por duke qenë një njeri me intuitë të zilishme ekonomike, autori në kontekstin e gjithë librit përcjell një lloj logjike ekonomike dhe pse ai i ka mëshuar disi shumë politikës në rast pas rasti. Në politikë ka rregullsi të ndryshme, të cilat duhen njohur mirë nga protagonistët. Rama ka shërbyer mjaft mirë dhe me sukses në kushtet e të qenit anëtar i një kabineti qeverisë dhe për një kohë ta gjatë kryebashkiak i Tiranës, janë dy momente që atë e ekspozuan mjaft mirë në opinionin politik shqiptar dhe perëndimor, si një njeri i nevojshëm dhe i rëndësishëm i drejtimit të vendit. Ka qëndruar për 8 vite në krye të opozitës politike shqiptare të majtë, kur vendin e drejtonte e djathta dhe kundërshtari politik i Ramës. Përgjithësisht ky është kohezioni social dhe politik në të cilën u ngrit ylli politik i Edi Ramës.

Prof. Dr. Bardhosh Gaçe

Materiali është marrë parathënia e librit “Tranzicioni politik shqiptar dhe fenomeni Rama” i autorit Pjetër Meta, te cilen e gjeni bashkengjitur kopertines.

Data sheet

pages427
ISBN9789928082848
RedaktoriKujtim Dashi, Ndue Gjoka, A. G
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë