Ceshtja shqiptare nder shekuj

Fahri Xharra BG0022

New product

Përshkrim i shkurtër

Publicisti dhe studiuesi Fahri Xharra, si rrallëkush, paraqet një tërësi reflektimesh, hulumtimesh dhe studimesh të thelluara për të shkuarën dhe të tashmen e shqiptarëve, origjinën dhe trojet e tyre, në kërkim të identitetit dhe shkaqeve që kanë sjellë vonesat historike. Me një qasje tërëishst antikonformiste, ky libër parashtron teza, hap tema të nxehta për debate dhe shtron problematika që duhen adresuar nga bota shkencore, akademike por edhe lexuesi i gjerë

More details

899 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789951700146

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Parathënia e librit*

Ky libër që po i ofrohet lexuesit shqiptar, nga autori dhe publicisti Fahri Xharra, është një përshkrim analitik i ngjarjeve të caktuara historike, politike dhe kulturore. Vetë libri i autorit Xharra tregon varietetet e ndryshme, metodën e përdorur të vështrimit nga lart, analizën dhe debatin brenda duke ngritur shumë pyetje, por gjithashtu edhe vlerësime për rolin historik e politik, identitetin dhe gjendjen e kombit shqiptar përballë sulmeve, njollosjes dhe mohimit të lashtësisë së tij, por edhe të personaliteteve të tij siç është Gjergj Kastrioti dhe shumë personalitete tjera.

Në këtë libër publicistik, autori sjell materiale të caktuara historike, dëshmi, ndërsa nga ngjarjet si të kohës së vjetër, ashtu edhe ato të tanishme nxjerr shkakun dhe pasojat, nxjerr lakuriq të gjitha dobësitë, shtrembërimet, antivlerat dhe ideologët e errësirës, në dritën e kohës sonë, në përballje me realitetin historik, politik, gjeopolitik, faktet dhe themelet e lashta të popullit tonë pellazgo-ilir.

Autori Xharra, në mënyrë dinjitoze, krijuese, intelektuale dhe të lirë, ka bërë një punë të çmuar, me vlerë dhe jehonë në botën shqiptare dhe më gjerë, ndërkaq mund të nënvizoj në këtë parathënie se të trajtosh çështje serioze dhe ngjarje të caktuara të natyrës politike, historike dhe kulturore duhet domosdoshmërisht të kesh edhe diapazon, njohuri dhe përgatitje, këto të cilat publicistit dhe intelektualit, Fahri Xharra, nuk i mungojnë.

Në këtë libër, po ashtu lexuesi do të vërejë lehtë se autori ka trajtuar në mënyrë korrekte ngjarjet, pastaj ka pasqyruar ato me thjeshtësi dhe modesti, por edhe arsye praktike e të gjykimit të pavarur mbi problematikat e mëdha historiko-politike dhe kulturore.

Ndërsa është për t’u vlerësuar kjo se autori nuk ka trazuar asgjë siç bëjnë shpesh autorë të librave të ndryshëm publicistikë, por vetëm se ka ngritur shumë çështje për diskutime serioze, për vlerësime të drejta dhe për debat në tryezën e intelektualëve, studiuesve etj.

Autori ka arsyet e tij, se pse ky libër mban titullin interesant, dhe të debatit që ngritë në mes të ideologëve të shtrembërimit dhe mohimit të historisë dhe personaliteteve të kombit shqiptar dhe atyre që mbrojnë ato, që nxjerrin të vërtetën para syve të tyre si diellin. Prandaj arsyet e gjykimit të tij zhbirues dhe përgjegjësia që mban në trajtimin me pedantëri të çështjeve të ndryshme politike, historike, po ashtu edhe tani aktuale dhe e tërë kjo bëhet në mënyrë tepër të vetëdijshme dhe me përgjegjësi të lartë, nga autori për të ruajtur lirinë, identitetin, lashtësinë dhe dinjitetin kombëtar, pavarësinë, shtetin, pastaj rrënjët evropiane të kombit shqiptar evropian etj.

Me fjalë tjera mund të them se nga autori lexuesi, do të mësojë me shumë kënaqësi, nga shkrimet e mëposhtme gjëra interesante, ngjarje dhe dëshmi, por edhe aspektin e lidhjes së ngjarjeve me realitetin dhe alterantivat e nënvizuara nga autori.

Është inkurajuese për ne dhe të gjithë lexuesit, që autori me përkushtimin e tij dhe përgjegjësinë që ka marrë mbi vete, në trajtimet e çështjeve serioze të kohëve të caktuara dhe të mëdha, tregoi për shembullin e mirë të tij, patriotizmin dhe vlerën, intelektualizmin dhe njohjen që zotëron.

Prandaj ky libër publicistik, i autorit Xharra, është i rëndësishëm për faktin se lexuesit, sigurisht se do të mësojnë më shumë për atë se bota e vjetër është plot me të reja, dhe kjo tregon edhe atë se në gjithë këtë shihet një spektakël i madh, për ata që e vlerësojnë punën e kësaj që është trajtuar dhe që është subjekt i këtij libri publicistik, që do të doli në dritë.

E gjithë ajo që është diskutuar dhe trajtuar nga autori Xharra mund të them se është jo vetëm një libër i mbështjell me kapakë të hollë, por një libër publicistik që sjell brenda filozofi të njohjes së gjërave, të kuptimit dhe të realitetit për lexuesin e sotëm.

Duke njohur punën e mirë që bën në vazhdimësi, pastaj për nderin që më bëri që t’i jap parathënie librit të tij, e përgëzoj autorin Fahri Xharra për kontributin dhe shembullin e mirë të një intelektuali që ngre zërin për ndërgjegjësimin e shoqërisë dhe popullit. Ndërsa autorit i uroj suksese të mëdha në punën e mirë të tij dhe me vlerë dhe libra të tjerë në të ardhmen. Ndërkaq në përfundim të kësaj parathënieje, po vendos një thënie të mençur nga autori amerikan, Orison S. Marden -“Quality is the deciding factor on hoë much offerings are valued by the ëorld”.

Autori i shkrimit është Gjon Keka, politolog

Data sheet

pages902
ISBN9789951700146
RedaktoriRilinda Xharra, Egzon Shehu
Published year2016
Vendodhja e botimitPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
HistoryBallkani
I ri1