Dashuri dhe pleqëri View larger

Dashuri dhe pleqeri

Francois Rene De Chateaubriand BOG0155

New product

Përshkrim i shkurtër

Stina në ferr e Shatobrianit është një kryevepër e pambaruar, e papohuar dhe e dënuar për shkatërrim. Libri vjen me pasthënie nga Marc Fumaroli Anëtar i Akademisë Franceze

More details

4 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Dashuria dehet por, dehja kalon. Ajo nuk jeton me poezi, nuk ushqehet me lavdi, duke zbuluar çdo ditë që idhulli që ajo ka krijuar humbet diçka në sytë e saj. Së shpejti ajo sheh të meta dhe koha vetë e kthen në të pabesë duke e zhveshur, objektin që ajo dashuroi, nga hiret e veta. Talentet nuk ndreqin aspak atë që koha fshin. Lavdia rinon vetëm emrin.

E sheh, kur i jepem një çmendurie, nuk jam i sigurt të të dua edhe nesër. Nuk i besoj vetes. Nuk e njoh atë. Pasioni me gllabëron dhe jam gati t’ia ngul thikën vetes ose te qesh. Të adhuroj, por në një çast do të doja më shumë se ty zhurmën e erës që fëshfërin nëpër shkëmbinj, një re që fluturon, një gjethe që bie. Pastaj, me lot do t’i lutem Zotit, e mandej do të thërras Hiçin. Dëshiron ti të më mbushësh me hire? Bëj një gjë. Ji e imja, lermë të të shpoj zemrën e të pi gjithë gjakun [tënd]. Eh pra! do të guxoje ti tani të kuturisje me mua në këtë tebaide* .

 

* * *

[...] Më duhet të kthehem shume mbrapa për të gjetur zanafillën e vuajtjes sime, duhet rikthyer në atë agim të rinisë sime [ku] krijoja në vete një fantazëm gruaje për ta adhuruar. Sfilitesha me ate krijesë imagjinare, pastaj erdhën dashuritë reale me të cilat [unë] nuk cenga kurrë atë lumturi imagjinare mendimi i së cilës ishte në frymën time. Kam ditur se ç’është të jetosh për një ide të vetme dhe me një ide të vetme, të izolohesh në një ndjenjë, të humbasësh nga sytë universin dhe të vësh ekzistencën e tij në një buzëqeshje, në një fjalë, në [një] shikim. Por atëherë edhe një shqetësim i pakapërcyeshëm turbullonte kënaqësitë e mia. Thosha me vete: vallë do të më dojë dhe nesër siç më do sot? Një fjalë e pashqiptuar me të njëjtin zjarr si në mbrëmje, një shikim i hutuar, një buzëqeshje drejtuar dikujt tjetri më bënte mua menjëherë të dëshpëruar. Shihja fundin dhe ia hidhja fajin vetvetes për mërzinë time, kurrë nuk pata dëshirën të vras rivalin tim apo gruan që shihja të fikej nga dashuria, po gjithmonë të vetëvritem, dhe ndihesha fajtor pse nuk isha më i dashur.

VLERESIME

Rinia zbukuron deri në fatkeqësi.

[...] Pleqëria shëmton deri në lumturi.

- Chateaubriand -

* * *

Kjo kryevepër e pambaruar, e papohuar dhe e dënuar për shkatërrim, mbi mospranimin e një shkrimtari plak ndaj grishjeve të një vajze të re, që na sjell ndërmend Lolita-n e Nabokovit, në kundërshti, ka dhunimin djegës të së vërtetës...

- Marc Fumaroli -

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages120
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMichel Kostaqi
RomanPsikologjik
I ri1