Reduced price! I pangjyri Tsukuru Tazaki dhe vitet e tij të pelegrinazhit View larger

I pangjyri Tsukuru Tazaki dhe vitet e tij te pelegrinazhit

Haruki Murakami SB0089

New product

Përshkrim i shkurtër

Muzika ngjyrat, përshkrimi surealist, pasionet çmendurake, ikje pa destinacion dhe të gjitha shenjat magjepsëse të botës së Murakamit, që lexuesi shqiptar i njeh prej vitesh, vijnë sërish edhe më fuqishëm në këtë kryevepër të magjisë, rrëfimit dhe peizazhit mjeshtror letrar

More details

891 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN9789928221278

770 Lekë

-23%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Dikur ata ishin pesë shokë të gjimnazit në Nagoja, mu si gishtat e një dore, mu si cepat e një ylli. Katër prej tyre, dy djem dhe dy vajza kishin në emrat e tyre të përfshirë nga një ngjyrë; të kuqe, blu, të zezë dhe të bardhë. I veti, ai i pesti, Tsukuru Tazaki, më i flashkëti prej tyre, më i tërhequri dhe më i pasigurti, i mbetet të quhej “i pangjyri”. Këtë lidhje të fortë midis tyre ata priren ta mbajnë edhe pasi Tsukuru shkon me studime në Tokio, i joshur nga pasionet e tij për stacionet e trenave, ku shpesh ulet për të ndjekur dhe kqyrur me orë valën e njerëzve që lëvzin të shkujdesur ndaj pasionit të tij. Por, kuinteti laryshan do të prishet shpejt dhe Tsukuru, tashmë një inxhinier stacionesh hekurudhore, do të mbesë në një stacion të çuditshëm të miqësisë së tij të shejtë, të tillë që nuk mund as ta imagjinojë, as ta projektojë apo ta zgjidhë këtë enigmë të tij; braktisjen nga miqtë e tij të dikurshëm. Me ndihmën e miqve të tij të rinjë Haidas dhe Saras të cilët do ta shkundin nga përhumbja dhe fiksimi i vetëvrasjes, ai do të niset në kërkimin e tyre dhe do të përballet me të papritura të çuditshme, të tilla që vetëm në vepra si të Haruki Murakamit gjen, dhe të tilla që asnjë lloj fantazie jona nuk mund ti parashikojë.

VLERËSIME

“I pangjyri Tsukuru Tazaki dhe vitet e tij të pelegrinazhit       “ fle diku mes shkëmbinjëve të tij mikstik të shtjellave të Murakamit”,

The New York Times

“Murakami na çon thellë e më thellë në një modernitet të thyer dhe mes banorëve të tij të paqetë, por ai kujdeset për zemrat dhe mendjet, mu asisoj që ata të ndiejnë dhe të shohin shpirtin rezistent dhe të paepur të njerëzimit”.

Washington Post

 

 

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages280
ISBN9789928221278
Shtëpia botueseShikisai o motanai Tazaki Tsukuru to, kare jo junre no toshi
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiArtan Kuçi
RomanPsikologjik
I ri1