Klime frike View larger

Klime frike

Wole Soyinka BOG0098

New product

Përshkrim i shkurtër

"Hulumtues i kujdesshëm, shembuj bindës, forcë retorike dhe si pasojë, dëmi që shkakton politika. Rekomandimi i tij përfundimtar është dialogu, duke respektuar gjithnjë dinjitetin dhe identitetin e komuniteteve sociale. Ky është një Libra që na sjell të argumentuar klimën e frikës, që rrjedh nga "loja e fshehtë e politikës", që luhet në mbarë botën." Wole Soyinka eshte afrikani i parë me ngjyrë që u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1986.

More details

6 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928060167

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Mbi autorin Romancier, dramaturg, poet dhe kritik, afrikani i parë me ngjyrë që u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1986. Soyinka është burgosur disa herë për kritikat e ashpra ndaj qeverisë. Që nga viti 1970 ai ka jetuar në mërgim. Shumë nga veprat e komedisë dhe satirës politike të Soyinkas luhen në teatrot absurde më të rëndësishme të botës. Ai ka kombinuar me mjeshtëri traditat perëndimore me mitin e Afrikës, legjendat, folklorin, teknikat e të kënduarit tradicional me ritmet e kohës. Wole Soyinka ka lindur në vitin 1934 në Abeokuta, në jugperëndim të Nigerisë, dikur koloni britanike. I ati ishte drejtor i një shkolle fillore. E ëma ishte figurë e respektuar politike. Si shume shkrimtarë të rëndësishëm nigerianë edhe Soyinka u arsimua në Kolegjin Universitar të Ibadas. Në vitin 1954 shkoi në Angli dhe studioi letërsi angleze në Universitetin e Leeds. Në vitin 1998 ishte dënuar me vdekje nga regjimi diktatorial i Abacha Sani. Wole Soyinka është një nga personalitetet e rëndësishme në mbrojtje të të drejtave të njeriut, veprimtar për vendosjen e demokracisë në Afrikë dhe mbrojtës i idesë se: "Perëndimi duhet të paguajë dëmshpërblime për krimet e kryera kundër popullit të Afrikës". Fragmente nga libri Realiteti i sotëm është gjithnjë edhe më afër me fantashkencën ose mund të themi se po përsëritet një fenomen që duket se është klonuar nga letërsia. I referohem atij motivi të përhershëm të megalomanisë, asaj teme letare që lind nga joshja për obsesionin e një individi të vetëm për të dominuar botën (thjesht të zotërojë, gjë që është e ndryshme nga administrimi apo qeverisja), ato mbeturina të fantashkencës që bëhen realitet si në tmerrin historik të një Adolf Hitleri. Është e mjaftueshme të nënvizohet që në këtë botë të polarizuar plotësisht, reagimet përballë çdo kërcënimi ndaj sigurisë dhe akoma më shumë ndaj mbijetesës së shoqërisë njerëzore, nuk mund të jenë veçse të ndryshme, disa të përcaktuara nga histori të padrejta aleancash globale, disa të tjera nga veprime militante ideologjike, fetare, racore e kështu me radhë. Çfarëdo veprimi ose moveprimi që inkurajon pandëshkueshmërinë, implikon nënshtrimin e tërë botës ndaj një regjimi frike. Ky pohim bën të mundur mbështetjen në kuadër të një veprimi kolektiv... e që mund t'i mbajmë ende të gjalla shpresat për mbijetesën e njerëzimit. Komente mbi librin "Ky Libra është një sagë e denjë politike dhe korrekte mbi "klimën e frikës", këtë sëmundje politike të kohës, të cilën Wole Soyinka e ka zbërthyer me detaje dhe na jep argumente të qarta nëpërmjet prozës së tij të thjeshtë dhe emocionale." Alex Heminsley, Observer "Hulumtues i kujdesshëm, shembuj bindës, forcë retorike dhe si pasojë, dëmi që shkakton politika. Rekomandimi i tij përfundimtar është dialogu, duke respektuar gjithnjë dinjitetin dhe identitetin e komuniteteve sociale. Ky është një Libra që na sjell të argumentuar klimën e frikës, që rrjedh nga "loja e fshehtë e politikës", që luhet në mbarë botën." Deborah Moran, Book Review "Klimë frike" është një nga librat më të mirë që kam lexuar mbi gjendjen e ankthit sot në botë, mbi manipulimin dhe përdorimin që bën pushteti për të dominuar dhe kontrolluar jetët njerëzore." Don Cauble

Data sheet

pages176
ISBN9789928060167
Published year2011
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMira Tuçi