Ruleta

Lada Zigo FNK0084

New product

Përshkrim i shkurtër

Ruleta është një metaforë e shoqërisë kroate dhe e jetës njerëzore, një rreth pa vendndodhje dhe pa logjikë, që përmbledh përbuzjen, shpresën, zhgënjimin, indinjatën dhe dënesën e kotë për të mundur të pavërtetën dhe fatin personal, - shkruanë autorja.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN978-09967-34-17-2

400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Romani përqendrohet në një kazino në një rrugë të Zagrebit të sotëm, i cili, siç përshkruhet këtu, është i mbushur në çdo cep me kazino (nuk habitemi dhe nuk na duket gjë e panjohur !!!) Anteja, personazhi kryesor i romanit, ish-punëtor i një fabrike prodhimi në kohën e komunizmit, ish-luftëtar kundër serbëve dhe që mburret se ka çliruar qytete të pushtuara prej tyre, pra, një person normal, me jetë normale (përveç viteve të luftës), e kalon jetën te kazinoja në fjalë, ku, sigurisht, edhe e shkatërron. Jemi në Zagrebin dhe në Kroacinë e pasluftës, por, të përshkruar larg stereotipave dhe në një mënyrë të ndryshme dhe origjinale nga shumë autorë të tjerë bashkëkohës e bashkëpatriotë të saj. Subjekti i mbështetur te kazinotë nuk është thjesht imagjinar; nga të dhëna zyrtare në Kroaci shpenzohen rreth një miliard kuna (monedha kroate) në kazinotë dhe ka rreth 50.000 kumarxhinj kronikë (në një popullsi prej 4.5 milionë banorësh).

Data sheet

pages176
ISBN978-09967-34-17-2
RedaktoriRexhep Hida
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiNikolla Sudar