Cajld Harold View larger

Cajld Harold

Xhorxh Gordon Bajron LG0110

New product

Përshkrim i shkurtër

Çajld Harold është një poema liriko-epike e Bajronit, e cila shënoi arratisjen e madhe romantike, falë mjeshtrisë së rrëfimit përmes ditarit nga autori, Xhorxh Bajroni. Kjo vepër është kthyer në modelin e gjithë letërsisë romantike europiane të shekullit të XIX

More details

474 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Argeta LMG
ISBN9789928192738

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Vepra përbëhet nga katër këngë të gjata, me mbi 500 strofa. Ka trajtën e një rrëfimi të lirë, me strofa spenseriane 9 vargëshe me varg pesëkëmbësh jambik. Kjo lloj strofe të lë mjaft hapësirë për përshkrime dhe i shkon përshtat asaj ç’ka Bajroni dëshiron të na përcjellë mes rreshtave. Midis tyre ka dhe intermezzo me strofa 4 vargeshe.

Haroldi është cilësuar hero bajronian tipik romantik. Ai është me një superioritet moral, intelektual, me zhgënjime nga realiteti i jetës politike, shoqërore por dhe personale.

Ka një shpërfillje për opinionin publik, me ndjenja liri-dashëse e demokratike.

Ai mahnitet pas vendeve ekzotike dhe dëshiron të shkëputet nga realiteti i vendit ku jeton. Megjithatë ai është një hero aktiv, e jo personazh pasiv siç janë cilësuar më së shumti personazhet romantike.

Personazhi i kushtohet një ideali të lartë e fisnik, një misioni historik. Gjithashtu, propagandon për lirinë, bën thirrje për humanizëm dhe paqe. Poeti këtu shpreh aspiratat dhe idealet e tij.

Temat që trajton kjo vepër janë liria, forca e natyrës, marrëzia e dashurisë, vlerësimi i kulturës antike, realizmi në letërsi dhe arti.

 

Data sheet

pages252
ISBN9789928192738
Shtëpia botueseCHILDE HAROLD'S PILGRIMAGE
Published year2018
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
PërkthyesiSkender Luarasi
I ri1