Vasko Popa - vepra e plotë poetike View larger

Vasko Popa - vepra e plote poetike

Vasko Popa BAO0460

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky botim sjell të gjithë veprën e Vasko Popës, e përkthyer nga Ben Andoni. Një punë e vështirë disa vjeçare, e cila ka përfshirë shumë krahasime dhe konsultime, por edhe analiza për të sjellë poezinë e tij tejet të vështirë. Nuk dihet pse ka një cikël kaq të madh për lojën në poezinë e tij. Nuk dihet edhe se çfarë mendonte në angushti të e veta dhe as se çfarë e frikonte më shumë. Nuk dihet dhe çfarë synonte. Nuk dihet. Nuk dihet pra. Të paktën, Vasko Popa, vetë, nuk na e jep kurrë këtë mundësi. Dimë, ama mirë, se poezia e tij të jep një dridhmë, që pak kush nga kolegët e tij ballkanas mund ta transmetojë. Këtë, e dimë mirë.

More details

499 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789928208013

1 250 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Vasko Popa duhet të ketë qenë i ndërgjegjshëm për të gjitha këto. Edhe për veten e tij. Ndaj, nuk rendte që të ishte personazh. Personazhet ishin te poezia e tij. Me shqetësimet. Dyshimet dhe ankthet. Poezia duket se ka qenë vendi ku ai derdh helmin e frikshëm të ankthit të tij.

Një ankth ekzistencial mbuluar nga një poezi moderne, të hapur ndërkohë për kritikët e ndryshëm që vështrojnë me optimizëm një brez të ri shkrimtarësh në vitet e pasluftës në ish-Jugosllavi. Por, ky provincial ende s’ka ardhur kohë të shprehet. Një cikël i tërë poezish, ku në thelb janë lojëra popullore, mbulojnë një art jo të zakonshëm. Ankthi i lojës, i njeriut që do të futet tinëz për “të vjedhë” diçka nuk shkon dot, nëse ti rri zgjuar. Ti godet dhe pret, por kujdes tabanin vendose thellë, thotë me ‘gojën’ e një vargu t’vet Popa.

Poeti largohet dhe shkon të shkojë në vrimëzat e tjera “të lojës”, ku pret dikush tjetër t’i rrëmbejë ankthin e tij dhe ku me sy kureshtarë e ndjekim dhe ne. E ndjekin. E ndjekim. Ai largohet. Qetazi. Por, na kujton shpesh se jeta është një lojë e madhe, që duhet luajtur me kujdes.

 

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages370
ISBN9789928208013
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBen Andoni