Vepra të zgjedhura 1 (HC) View larger

Vepra te zgjedhura 1 (HC)

Anton Cehov BUE119

New product

Përshkrim i shkurtër

A e mbanin edhe Çehovin të madh në kohën e tij? A i interesonte atij kjo gjë? Mund të thuhet se fare pak. Po atë ndoshta e shqetësonte hija e dy kolosëve, Tolstoit dhe Dostojevskit. Jo për sa i përket vlerës, po popullaritetit të madh dhe zhurmës rreth tyre. Romanet e tyre ishin epope. Karamazovët, Lufta dhe Paqja, ndërsa ai shkruante tregime të shkurtra dhe novela. Si mund të bjerë në sy një tregim si Zonja me Kone kur kemi një Ana Kareninë, apo Pavioni numër 6, kur kemi Krim e Ndëshkim? Por Zonja me Kone dhe Ana janë të dyja romane, gjithashtu dhe Pavioni është roman. Po edhe Kryqi i Anës është po aq i thellë dhe tronditës sa Ana. 

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ç'mbetet nga Ana Karenina? Hedhja në rrotat e trenit. Ç'mbetet nga Zonja me Kone? Asgjë pothuajse, dy të dashuruar, dy prishës kurore, që s'dinë ku të shkojnë. As skena sensacionale, as ekzotizëm, pothuajse asgjë, madje as subjekt të përvijuar, një tymtajë subjekti e një zjarri që digjet nën tokë. Kështu pothuajse në gjithë veprën e Çehovit. Kujtdo lexuesi, besohet, po t'i vinin përpara dy veprat dhe të thoshin zgjidh, pa mëdyshje do të rilexuar Zonjën me Kone. Pse? Sepse një zonjë të tillë e sheh, e ndjen, ke të bësh më të, është kaq tokësore, kaq e thjeshtë në perceptim, një furi e çuditshme, jo rrëfim i një shkrimtari, po përjetimi vetjak, një nxitje për t'u rrëfyer secili prej nesh si para një psikanalisti, që përdor metoda për të na i nxjerrë jashtë sekretin...

Data sheet

Shtëpia botueseUegen
Vendodhja e botimitTirane
Tipi i publikimitLibër