Festa e Cjapit View larger

Festa e Cjapit

Mario Vargas Llosa SB0004

New product

Përshkrim i shkurtër

Në këtë kryevepër të latino-amerikane dhe të asaj botërore dhe njërin nga romanet më të bukur politikë të shkruar ndonjëherë, Mario Vargas Llosa rrëfen fundin e një regjimi diktatorial dhe lindjen e një demokracie të mundimshme duke i dhënë frymë historike Truhijos dhe viktimave të pafajshme dhe bashkefajtore, të ngecur në orbitën e tyre vdekjeprurese

More details

888 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN9789994351626

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Mbi librin

Dyzetenëntëvjeçarja, Urani Kabral, një grua e ftohtë dhe ngurtë, por që dikur ka qenë një vajzë e brishtë dhe ndjeshme, është rikthyer të vizitojë atdheun e saj, Republikën Domenikane. E gjurmuar gjithë jetën nga ndjenja e terrorit, e zbrazëtisë dhe e humbjes, Urania e gjen veten duke u endur rrugëve të qytetit të saj të lindjes dhe duke përsjellë në kujtesë ngjarjet e vitit 1961, kur kryeqyteti ende thirrej "Qyteti Truhijo", me emrin e tiranit që shtypi i vetëm një komb tremilionësh.

Rafael Truhijo, udhëheqësi i degjeneruar dhe i korruptuar, të cilin domenikanët e thërrasin Cjapi, kontrollon rrethin e tij të ngushtë përmes dhunës dhe shantazhit. Tradhëtia e frika, janë mënyra e të jetuarit të atyre që e rrethojnë. Por dara e Truhijos po mpihet. Një komplot kundër tij dhe një revolucion makiavelist, po i shkon atij nënudhës e do të ketë pasoja të përgjakshme. Dhe në qerthullin e gjithë kësaj, por aq përgjakshëm do të ndëshkohet nga tirania edhe Urani Kabral.

Në këtë kryevepër të letërsisë latino-amerikane dhe të asaj botërore dhe njërin nga romanet më të bukur politikë të shkruar ndonjëherë, Mario Vargas Llosa rrëfen fundin e një regjimi diktatorial dhe lindjen e një demokracie të mundimshme, duke i dhënë frymë historike Truhijos dhe viktimave, të pafajshmëve dhe bashkëfajtorëve, të ngecur në orbitën e tyre vdekjeprurëse.

Komente mbi librin

"Ky libër është një eksplorim brilant i tiranisë..."

Wall Street Journal

"Festa e Cjapit", pikturon një portret të zymtë, komik, therës, të admirueshëm dhe lemerisës njëherësh."

Los Angeles Times

"Një roman i thuktë, prekës dhe tmerrësisht i lexueshëm... tërheqës dhe depërtues..."

The New York Review of Books

 

Data sheet

pages416
ISBN9789994351626
Shtëpia botueseSkanderbeg Books
Published year2010
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBajram Karabolli