Metoda “Te mesojme gjuhen shqipe “Shqip.al” - Niveli B1

Departamenti Gjuhes - UT A-005576

New product

Përshkrim i shkurtër

Kjo është e vetmja metodë e certifikuar dhe e përgatitur sipas standardeve europiane, për mbrojtjen e gjuhës shqipe pranë Departamentit të Gjuhës në Fakultetin Histori-Filologji, në Universitetin e Tiranës. Seti shërben për ata që duan të mbrojnë nivelin B1 të gjuhës shqipe dhe përmban dy libra: Libri i mësimeve dhe libri i ushtrimeve

More details

831 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928171412; 9789928171498

1 964 Lekë

-23%

2 550 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

25 other products in the same category:

More info

Për mësimin e gjuhës shqipe ka metoda të ndryshme nga autorë shqiptarë dhe të huaj, por kjo metodë është e para e hartuar sipas standardeve të Kuadrit të Përbashkët Europian të Referencave për Gjuhët (CEFR).

Certifikimi i njohurive të marra në këtë metodë është i vlefshëm për vijimin e studimeve në universitetet shqiptare, për njohjen e gjuhës shqipe në kurrikula universitare të institucioneve të ndryshme jashtë Shqipërisë ku përfshihet si lëndë, si edhe për mundësi të reja punësimi, në të cilat është e nevojshme njohja e gjuhës shqipe, bazuar në kriteret ligjore të vendeve të BE-së etj.

Seti i librave të metodës përfshin një libër mësimi dhe një libër me ushtrime për nivelin B1, në formatin A4 dhe me ngjyra dhe bardh e zi.

Libri i mësimeve për secilin nivel ka 24 tema mësimore të cilat përmbajnë rubrikat: Të lexuarit dhe të kuptuarit; Të folurit; Të shkruarit; Njohuri gramatikore të shoqëruara me ushtrime përkatëse.

Në fund të 24 temave është një përsëritje e përgjithshme që përfshin njohuri të ndryshme nga të gjitha temat mësimore.

Libri i ushtrimeve ka gjithashtu 24 tema mësimore të lidhura përkatësisht me temat e librave të mësimeve. Çdo temë mësimore ka tekste dhe ushtrime të karakterit praktik. Pas çdo tre temave mësimore, ka nga një përsëritje (8 përsëritje në një libër) që përmban ushtrime nga tri temat paraardhëse.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
ISBN9789928171412; 9789928171498
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1