Reduced price! Aventurat e Tom Sojerit View larger

Aventurat e Tom Sojerit

Jeronim Stilton PE0037

New product

Përshkrim i shkurtër

Për të gjithë fëmijët që kërkojnë të mësojnë gjëra të reja për botën duke u zbavitur përmes aventurave të miushit Stilton. Për të gjithë të rriturit që duan të ndajnë histori gazmore dhe plot humor me të vegjlit e tyre.

More details

488 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN978 9928 175 17 5

900 Lekë

-10%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Përgjatë brigjeve të Misisipit, Tom Sojeri dhe shoku i tij i pandashëm Hakëlberri Fin e bëjnë të paharrueshme çdo ditë. Maskohen si piratë, zbulojnë një thesar të fshehtë dhe arrijnë t’i shpëtojnë kthetrave të të tmerrshmit Indianit Xho. Edhe pse rrallë e tek bëjnë ndonjë paudhësi, të dy miqtë shpalosin guxim të rrallë dhe dëshmojnë se e kanë zemrën flori.

Një klasik i letërsisë i përshtatur nga Jeronim Stilton. Plot ilustrime me ngjyra.

Kush është Jeronim Stilton

Është një personazh i trilluar nga fantazia e Elisabetta Dami-it.

Lindur në Miushëri (Ishulli i Miushëve), Jeronim Stiltoni është diplomuar në Topologjinë e Letërsisë Mijore dhe në Filozofinë Arkeomiuike të Krahasuar.

Drejton Jehonën e Brejtësit, gazeta më e famshme e Ishullit të Miushëve. Është fitues i shumë çmimeve, ndër të cilët çmimin prestigjoz “Miucer” për lajmin e bujshëm “Misteri i thesarit të zhdukur”. Librat e tij, të përkthyer në 40 gjuhë, janë shitur në më shumë se 25 milionë kopje vetëm në Itali dhe 85 milionë në mbarë botën! Jeronim Stiltoni gjendet edhe në iPad dhe iPhone në formë aplikacioni, i shkarkueshëm nga App Store, me udhëtimet e tij fantastike Në Mbretërinë e Fantazisë, aventurat supermiushore të Histori Gazmore dhe Skica me ilustrime.

                                       

Data sheet

pages224
ISBN978 9928 175 17 5
Shtëpia botuesePegi
Published year2014
Vendodhja e botimitTirane
PërkthyesiAgim Doksani