Teoria e pergjithshme e punesimit, interesit dhe parase

John Maynard Keynes PL0076

New product

Përshkrim i shkurtër

Përbërja e këtij libri ka qenë për autorin një betejë e gjatë e arratisjes nga metodat zakonore të mendimit dhe të shprehjes. Idetë që janë shprehur këtu, në mënyrë të palodhur, janë tejet të qarta e të thjeshta. Vështirësia qëndron jo në idetë e reja, por në largimin nga të vjetrat, të cilat ngrenë në çdo qoshe të mendjes sonë.

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789994390342

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ata, të cilët janë të lidhur fuqimisht me atë që unë do ta quaja "teoria klasike" do të enden sipas parashikimeve të mia ndërmjet një besimi që unë jam plotësisht i gabuar dhe i një besimi që unë nuk po them asgjë të re. I ngelet të tjerëve ta përcaktojnë nëse njëra nga këto apo një alternatië e tretë është e drejtë. Pasazhet e mia debatuese synojnë në dhënien e një materiali për një përgjigjie dhe, më duhet të kërkoj të falur, nëse në rrjedhën e dallimeve rigoroze e të rrepta debati im në vetvete është tepër i brishtë. Unë jam skllav i bindjes që për shumë vite teoritë që unë tani sulmoj kanë edhe pikat e tyre të forta. Një ekonomi monetare, siç do ta shikojmë, është esencialisht një ekonomi në të cilën pikëpamjet e ndryshueshme për të ardhmen janë në gjendje ta influencojnë sasinë e punësimit dhe jo thjesht drejtimin e tij. Por metoda jonë e analizës së sjelljes ekonomike të së tashmes, nën ndikimin e ideve ndryshuese për të ardhmen, është një metodë që varet mbi ndërveprimin e kërkesës dhe ofertës; në këtë mënyrë, e lidhur tërësisht me teorinë fondamentale të vlerës. Kështu, ne jemi të orientuar drejt një teorie më të përgjithshme, e cila ngërthen teorinë klasike me atë me të cilën ne jemi familjarizuar si një rast i veçantë. Përbërja e këtij libri ka qenë për autorin një betejë e gjatë e arratisjes nga metodat zakonore të mendimit dhe të shprehjes. Idetë që janë shprehur këtu, në mënyrë të palodhur, janë tejet të qarta e të thjeshta. Vështirësia qëndron jo në idetë e reja, por në largimin nga të vjetrat, të cilat ngrenë në çdo qoshe të mendjes sonë.

Data sheet

ISBN9789994390342
Published year2006
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiFatos Lazimi