Njeqind e nentedhjete e tre kafazet View larger

Njeqind e nentedhjete e tre kafazet

Rezart Palluqi BD0277

New product

Përshkrim i shkurtër

Një autor i ri shqiptar që jeton jashtë Atdheut, një vepër me një rrëfim tërheqës që sjell një natyrë të re interesante të perceptimit të botës.

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994303946

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Boshti narrativ i autorit sillet rreth kryeprotagonistit Ylli, që është një emigrant shqiptar dhe rreth të cilit, në formë thriller-i, ai zbraz të tërë etosin e tij fabuloz e që ka të bëjë me një dashuri fatale... U mbetet lexuesve ta lexojnë duke u ndarë të kënaqur. Prof. dr. Nehas Sopaj Universiteti i Shkupit Autori, ngaqë i njeh më së miri mekanizmat e diktaturës dhe jo vetëm duke dashur të bëjë një akt intelektual, por përmes një frymëzimi dhe realizmi artistik, bën një monument detajor të saj, një muze virtual të dhunës shpirtërore dhe formave të tjera saj. Makrotema e këtij romani është raporti i individit me atdheun, me atdheun komunist, raport që, si një rrjet, ngulfat gjithë aortat e jetës.Prof. asoc. dr. Dije Demiri-Frangu, Universiteti i Prishtinës Rezart Palluqi ka lindur në qytetin e Elbasanit në vitin 1976. Në vitin 1991 e ndërpreu shkollën e mesme ngaqë emigroi drejt Greqisë. Atje punoi e jetoi deri në vitin 2005, ku përveç punësimit shkroi në greqisht poezi dhe ese që u botuan në gazetat lokale greke, por edhe në disa revista të njohura. Në vitin 2005 emigroi në Holandë, ku edhe jeton e punon. Shkruan poezi në holandisht dhe që nga viti 2006 është anëtar i Klubit Poetik holandez të qytetit ku jeton dhe merr pjesë rregullisht në veprimtaritë poetike të qytetit, por edhe më gjerë. Romai i tij i dytë, "Dallëndyshet pa fole", është duke u përkthyer në holandisht dhe do të botohet së shpejti nga një shtëpi botuese holandeze. Romani Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazetështë romani i tij i tretë në gjuhën shqipe.

Data sheet

pages241
ISBN9789994303946
Published year2015
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë