Shteti, lufta dhe gjendja e luftes View larger

Shteti, lufta dhe gjendja e luftes

Kalevi J Holsti BTI0075

New product

Përshkrim i shkurtër Ky libër vëzhgon disa nga bazat e legjitimitetit të shtetit dhe tregon se përse shumë shtete të dobëta do të jenë vendndodhjet e luftës në të ardhmen. Më në fund, autori pyet se ç'mund të bëjnë Kombeve e Bashkuara rreth problemeve të shteteve të dobëta dhe të dështuara.

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times
ISBN9789994374236

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Lufta tradicionalisht është studiuar si një problem që rrjedh nga marrëdhëniet midis shteteve. Doktrinat strategjike, marrëveshjet për kontrollin e armëve dhe krijimi i organizatave ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, synojnë të pengojnë luftërat midis shteteve. Gjithsesi, që nga viti 1945, pesha specifike e luftërave ndërshtetërore, në të vërtetë, është pakësuar me shpejtësi, kurse përqindja e luftërave të brendshme është shtuar. Autori argumenton se për të kuptuar këtë ndryshim të rëndësishëm në modelet historike, ne duhet të lëmë mënjanë shumë nga mënyrat analitike që burojnë nga studimet e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ta drejtojmë vëmendjen drejt problemeve të shteteve "të dobëta": ndaj atyre shteteve që nuk janë të aftë të ruajnë legjitimitetin brenda për brenda shtetit dhe paqen e vendit. Kalevi Holsti është profesor i shkencave politike në Universitetin e Kolumbias Britanike. Ai ka qenë president i Shoqatës së Studimeve Ndërkombëtare, i Shoqatës së Shkencave Politike të Kanadasë dhe anëtar i Shoqatës Mbretërore të Kanadasë. Ndër veprat e tij përmendim: "Politikat ndërkombëtare: një kuadër për analizë (botimi i 7-të, 1995), "Paqja dhe lufta: konfliktet e armatosura dhe rendi ndërkombëtar, 1648-1989" (1991).

Data sheet

ISBN9789994374236
RedaktoriArben Rakipi
Published year2008
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
PërkthyesiJorgji Qirjako