Utopia për realistët: Si mund të ndërtojmë botën ideale View larger

Utopia per realistet: Si mund te ndertojme boten ideale

Rutger Bregman MIN0027

New product

Përshkrim i shkurtër

Të ardhura bazë universale. Java e punës 15 orëshe. Kufij të hapur. A tingëllojnë të mira për të qenë të vërteta? Një nga mendimtarët kryesorë të brezit të ri në Europë na tregon sesi mund të ndërtojmë një botë ideale në kohën tonë.

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva
ISBN97899284440097

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Pasi punojmë gjithë ditën në punë ne ndihemi shpesh të lodhur, ne blejmë gjëra për të cilat nuk kemi nevojë. Ruter Bregman, një historian hollandez na kujton se nuk kemi nevojë për një mënyrë të tillë jetese dhe se duhet ta zëvendësojmë atë.

Kur e ndau Bregman tezën e tij për të ardhurat bazë universale në “TED Talk” në vitin 2014, ajo dukej e pamundur. Fjala e tij në prill të vitit 2017 vazhdoi të kthehej në një rast provokativ. Videoja u ndoq nga miliona ndjekës në të gjithë botën. Teoritë e parashtruara në këtë libër u morën në konsideratë nga ekonomistët dhe udhëheqësit e qeverive në shumë vende të botës.

Teza e Bregman është një nga shumë idetë utopike që ai provon se është e mundshme në ditët tona.

Utopia për realistët është një nga libra të rrallë që do t’ju surprizojë dhe do t’ju sfidojë në atë që ju mendoni se mund të ndodhë. Që nga një qytet kanadez që dikur ishte tërësisht i varfër, deri tek implementimi i përafërt që i bëri Richard Nikson teorisë së të ardhurave bazë për miliona amerikane, Bregman na çon në një udhëtim nëpër histori dhe përtej traditave ndarëse mes të majtës dhe të djathtës teksa ai na shfaq idetë kampione, koha e të cilave tashmë ka ardhur.

Çdo majë progresive e qytetërimit, - që nga fundi i skllavërisë deri tek fillimet e demokracisë janë konsideruar në fillim si fantazi utopike. Libri i Bregman sfidon dhe demonstron ato ide të reja utopike si zhdukja e varfërisë dhe krijimi i javës së punës 15-orëshe që mund të krijojë një realitet në jetën tonë.

Duke qenë jorealistë dhe të paarsyeshëm, në fakt ne mund të shmangim të pamundurën dhe është e vetmja mënyrë për të ndërtuar botën ideale.

VLERËSIME RRETH LIBRIT

“Ky libër është i jashtëzakonshëm. Të gjithë duhet ta lexojnë. Bregman na tregon se deri më tani e kemi parë botën në mënyrë të gabuar. Duke e parë atë ashtu siç duhet, ne papritur zbulojmë rrugë të reja themeltare të cilat na çojnë përpara. Nëse arrijmë të bindim sa më shumë njerëz që ta lexojnë këtë libër, bota do nisë të bëhet më e mirë”.

Richard Wilkinson, bashkautor i librit “Niveli shpirtëror: Përse shoqëritë e barabarta pothuajse gjithmonë funksionojnë më mirë”

“Nëse energjia, entuziazmi dhe aforizmi do ta bënin botën më të mirë, atëherë libri i Rutger Bregman-it do t’ia arrinte... Një libër i mirë dhe tronditës për t’u lexuar”.

The Independent

“Përmes historisë dhe shkencës moderne mund të shkatë- rrosh iluzionet çalamane. Mund të shndërrosh idetë e etike- tuara si utopike në një logjikë të thjeshtë e të shëndoshë. Mund të na bëjë të aftë të përballemi me të ardhmen me një entuziazëm të paprecedentë. Për ta mësuar se si, lexo këtë libër të jashtëzakonshëm dhe depërtues, të shkruar me mjeshtëri”.

Philippe van Parijs, profesor në Universitetin Harvard-it

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages291
ISBN97899284440097
Shtëpia botueseUtopia for Realists: How We Can Build the Ideal World
RedaktoriDavid Hudhri
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBledar Kurti
I ri1