Catalog
Subcategories
Ne kete botim jepen te dhena per trajtimin dhe parandalimin e semundjeve kancerogjene, leukemise dhe patologjive te ngjashme permes keshillave dhe terapive me baze ushqyerjen
I bazuar në dokumenta të pasura të velura nga arkivat dhe bibliotekat e vendeve arabe, autori Kurt Frishler jep një histori e përshkrim të saktë të jetës së Profetit Muhamet, përhapjen e fesë islame në hapësira të konsiderueshme e në popuj të ndryshëm.
"E gjelbër smeraldi" është vëllimi i tretë i trilogjisë së gurëve të çmuar: ai vjen pas "E kuqe rubini" dhe "Blu safiri".
Me ironi të madhe dhe shpirt krijues, Afonso Cruz-i ndërton një lojë madhështore matrioshkash, ku takohen realiteti dhe trillimi dhe ku vështrimi i tjetrit është themelor për historinë dhe identitetin tonë.
Ky libër analizon morfologjinë e krimit në shoqërinë shqiptare dhe njëherësh vërteton tezën sociale, që njeriu bëhet kriminel ose vetëvritet, pikërisht në momentin kur humbet "busullën e kontrollit". Kjo sjell vakum mental, më saktësisht një shkretëtirë mendore tërësisht individuale, e cila bëhet terren i favorshëm për kristalizimin e orientimit kriminal...
Per here te pare vjen ne shqip autorja Laura Freudenthaler e cila eshte shqiperuar nga Anna Kove. Nje roman befasues qe do tju mbaje te lidhur deri ne faqen e fundit...
Një histori emocionuese krimi dhe misteri, por njëkohësisht edhe një farsë tallëse dhe një satirë morale e shoqërore.
Drame nga Edmond Rostand. Drama paraqet, ne vargje, jeten e djalit te vetem te Napoleon Bonopartit dhe fundin e tij tragjik. Perkthyer nga Prokop Gjergo. (Pjese e gjerdanit te perkthimeve te Prokop Gjergos)
Ky libër është një përmbledhje përrallash ku përfshihen : Magjia, Shtatë pëllumbat, Uji i rinisë së përjetshme, Maçoku me çizme, Aladini, Bukuroshja e fjetur në pyll, Vajza që shkeli bukën, Vendi i qenve, Rubini i mrekullueshëm, Tre qentë, Princesha e magjepsur, Johani besnik, Princi i lumtur, Përralla e maceve, Gjarpri, Zogu i vezëve të arta, Pleshti dhe...
Në vëllimin e dytë të “Një botë me përralla”, mund të lexoni: Flaka e dëshirave, Forca e dashamirësisë, Princi qe u martua me nje bretkose, perandori dhe zanat Libri i madh i magjive, Muzikantet e Bremenit, Baresha dhe oxhakfshirësi, Peshku i artë, Rrobaqepësi dinak, Tre muzikantë, Tri dëshirat, Dielli, hëna dhe Talia, Sindbad detari.
Në vëllimin e tretë të “Një botë me përralla”, mund të lexoni: Ali babai dhe dyzet hajdutët, Gjiganti egoist, Xhovanino kërkoi vdekjen, Tri Qitrot, Pallati i mbretëreshës së dënuar, Kripa, Një natë në parajsë, Nusja sirenë, Injoranti, Arusha, Nusja që jetonte prej erës, Historia e një gruaje dhe e pesë mëtuesve të saj, Zanat, Fyelli magjik, Breshka e...
Qielli, si gjithmonë në këtë histori, ishte i qetë e plot dritë. Kështu mbyllet kapitulli i dhjetë i Matia dhe gjyshi, ndonëse tregohet diçka e dhimbshme dhe vendimtare: vdekja. Pakti i shpresës, që autori e kishte nisur që te libri Sixhadeja e gjelbër, vijon edhe në këtë libër. Një i madh dhe një i vogël, ndërsa këmbejnë përmasat, ecin së bashku, flasin,...
Peter Hertling është një shkrimtar gjerman, i cili ka shkruar shumë libra për fëmijë. Krahas shumë çmimeve letrare, libri "Beni dhe Ana" fitoi çmimin e librit për fëmijë të Cyrihut.
Libri është shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe shoqërohet me ilustrime të mrekullueshme. Çdo ilustrim i artistes Melanie Williamson është plot humor dhe sikur i japin jetë çdo personazhi. “Billi dhe përbindëshat e vegjë” është libri që do t’i pëlqejë çdo fëmije, që ashtu si Billi me siguri në fund të librit do të dojë të jetë shok me Trumbetën.
Kudo që hidhte sytë, shihte veç ujë. Nuk ia kishte idenë se ku ishte. I vetëm lundronte në detin pa anë e pa fund. E shqetësonte mendimi se mos ndoshta nuk do të mund të gjente asnjë anije pas tri ditësh, po i jepte vetes shpresë. Çfarë do të ndodhë me Aleksandron dhe udhëtimin që i ndryshoi jetën?