Jam ende këtu View larger

Jam ende ketu

Clelie Avit PE0228

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky është titulli i dytë i koleksionit Fluturëzat. Me anë të këtij koleksioni do të sjellim romane të lehta dhe të ëmbla, për të rinjtë e të rejat që kanë ende kohë të ëndërrojnë e të përhumben pak përmes rreshtave të dashurisë.

Emri i koleksionit mëton të na kujtojë emocionet e mëdha dhe fluturat e vogla në stomak, që ndiejmë sa herë biem në dashuri.

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

"Jam ende këtu" është një roman i aftë të zhvendosë vëmendjen tonë tek ajo që realisht ka rëndësi në jetë: shpresa.

Elsa nuk ka më ftohtë, nuk ka më uri, nuk ka më frikë, sepse pas një aksidenti ka rënë në një komë të gjatë, nga e cila duket se nuk ka për t’u kthyer.

Tibòja ka humbur besimin dhe rrugën e tij. Ai endet në korridoret e spitalit

ku është shtruar i vëllai, pas një aksidenti që tragjikisht u ka kushtuar jetën dy vajzave të reja. Hyn gabimisht në dhomën e Elsës. Qetësia dhe aroma e saj e rrethojnë dhe ai, i dëshpëruar për një kontakt të mirëfilltë njerëzor, nis të flasë, të rrëfehet, pa pritur që dikush t’i përgjigjet.

Ai nuk e di që Elsa po e dëgjon. Ajo e mban vesh, pasi prej disa kohësh ka

filluar të dëgjojë, megjithëse mjekët, familja dhe miqtë e saj janë dorëzuar dhe po mendojnë të shkëputin fijet dhe tubat që e mbajnë në jetë.

Kështu, krejt natyrshëm, nis të krijohet një lidhje e heshtur, por më e vërtetë

se shumë të tjera, të mbushura me hipokrizi. A do ta shpëtojë kjo ndjenjë e re Elsën? Po Tibònë?

Fitues i çmimit Nouveau Talent (Talenti i Ri) i fondacionit Bouygues Telecom, në vitin 2015.

Kritika

“Sepse ka gjithmonë diçka kalorësiake në mbajtjen gjallë të shpresës, ka përherë elegancë në kokëfortësinë e të besuarit te jeta, pa dyshuar kurrë.”

La Vie

“Në këtë roman romantik debutues, një grua në komë dhe një burrë i dëshpëruar i ndryshojnë jetën njëri-tjetrit.”

Publisher’s Weekly- Kirkus Review

 

Delikat dhe mallëngjyes, një histori e gjallë që të tërheq mes faqeve për të gëzuar dhe vuajtur bashkë me protagonistët. Në këtë libër, nuk ekzistojnë pengesa, as vështirësi, vetëm shpresë. Shpresa për të jetuar e për të dashuruar.

 Il rumore dei libri-blog

Pjeë nga libri:

 I ndërpres ngashërimet po aq papritmas sa i fillova. Ky është vendimi im. Ja se si do të luftoj. Do të luftoj për vete, por do të luftoj edhe për të. Dua që Elsa të zgjohet, por dua që të zgjohem edhe vetë. Dy barka shpëtimi që punojnë së bashku. Unë do të bëj pjesën e ndërgjegjshme për të dy, ndërsa ajo do të bëjë pjesën... Eh... Nuk e di mirë se cilën pjesë mund të bëjë ajo, por kam dëshirë të besoj se do të bëjë diçka.

 Në kontakt... Do të çmendesha si një fëmijë para akullores me çokollatë. Për gati njëzet e një javë nuk kam mundur të provoj as ndjesinë më të vogël të të prekurit. Sidomos kur e fundit ishte bora që kishte pushtuar gjithë trupin tim. Nuk është ndonjë kujtim i këndshëm për t’u mbajtur mend. Si pasojë, jam gati të jap me qejf gjithë arsenalin tim të karabinave, vetëm për të ndier një pjesë të Tibòsë ngjitur pas meje. Duhet të ketë gjithë ato rroba dhe çarçafë mes nesh, por s’prish punë, ngrohtësia e tij do të kalojë përmes dhe kjo do të ishte e mjaftueshme.

 Pesha e tij buzë shtratit tim. – E di që më dëgjon, Elsa.

Buzët e tij te faqja ime.

Sinjali “bip” i matësit të pulsit gjatë kontaktit.

– Ti ma miraton përherë këtë gjë.

 Teksa i jap makinës, ndërgjegjësohem se nuk e kam harruar, por reshta së besuari tek ajo. Vetëvrasja e vëllait më bëri që ta rimendoja edhe një herë faktin që Elsa mund të më dëgjonte. Ajo ishte streha ime gjatë kohës që im vëlla ndodhej atje. Që kur ai na la, pata ndjesinë se edhe Elsa më la. Vetëm se isha unë që e lashë atë. Sa budalla...

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages174
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAlba Frashëri